Redaktimi i lajmeve mbi Lindjen e Mesme në mediat e mëdha të komunikimit

con man

Anëtar i ri
Redaktimi i lajmeve mbi Lindjen e Mesme në mediat e mëdha të komunikimit

Përktheu: Rexhije AMETI

Në Lindjen e Mesme gjithmonë arabët sulmojnë të parët, e gjthmonë Izraeli është ai që mbrohet. Kjo mbrojte quhet „reprezalje“.
As arabët, as palestinezët, as libanezët kanë të drejtë të mbysin civil. Këtë e quajnë „terrorizëm“.
1) Izraeli ka të drejtë të vras civil. Këtë e quajnë „mbrojtje legjitime“.
2) Kur Izraeli mbyt civil me mas, potencat perëndimore i kërkojnë që këtë ta bëjë më me mas. Këtë e quajnë „reaksioni i komunitetit internacional“.
3) As palestinezët as libanezët kanë të drejtë të kapin ushtarët izraelit brenda bazave ushtarake të pajisura me roje e me vendluftime. Këtë duhet quajtur „sekuestrim i personave të pambrojtur“.
4) Izraeli ka të drejtë të sekustroj në çfardo ore e në çfardo vendi sa palestinezë apo libanezë të dojë. Shifra aktuale e tyre sillet rreth 10 mijë, 300 prej të cilëve janë fëmijë e njëmijë gra. Nuk u jepet asnjë provë fajësie. Izraeli ka të drejtë të mbajë në sekustrim të burgosur për një kohë të pacaktuar, edhe nëse bëhet fjalë për persona me autoritet që në mënyrë demokratike janë zgjedhur nga palestinezët. Këtë e quajnë „burgosje e terroristave“.
5) Kur përmendet fjala „Hezbollah“, është e obligueshme të shtohet në të njejtën fjali „të mbështetur e të financiuar nga Siria e nga Irani“.
6) Kur përmendet „Izraeli“, ndalohet, pa bërë diskusione, të shtohet: „të përkrahur e të financiuar nga SHBA-të“. Kjo mund të bëjë të mendosh që konflikti nuk është i dyanshëm e që ekzistenca e Izraelit nuk është në rrezik.
7) Në informacionet mbi Izraelin, gjithmonë duhet shmangur daljes në pah të këtyre shprehjeve: „Territore të okupuara“, „Rezolutat e ONU-t“, „Cënimi i të drejtave të njeriut“ dhe „Marrëveshja e Zhenevës“.
8) Palestinezët, ashtu si libanezët, gjithmonë janë „frikacak“ që fshehen pas popullatës civile që „nuk i do ata“. Nëse flejnë në shtëpi me familjet e tyre, kjo ka një emër: „frikë“. Izraeli ka të drejtë të shkatërojë me bomba dhe raketa lagjet ku ata flejnë. Këtë e quajnë „operacion kirurgjik i kërkuar“
9) Izraelitët flasin më mirë anglisht, frengjisht, spanjisht apo portugisht, sesa arabët. Për këtë arsye meritojnë të intervistohen më shpesh e të ketë më shumë mundësi sesa me arabët t’i shpjegohen publikut rregullat e cituara të redaktimit (nga 1-shi deri deri tek 10-shi). Këtë e quajnë „neutraliteti i mediave“.
10) Të gjithë personat që nuk pajtohen me Rregullat e sipërcituara, janë, e kështu duhet të shihen, „terrorist antisemit tejet të rrezikshëm“.


Nga spanjishtja: Rexhije Ameti

La redacciَn de noticias sobre Oriente Prَximo en los grandes medios de comunicaciَn
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top