REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

braziljania

Anëtar i Nderuar
Sapo nisi edicioni me i ri i kafazit te arte.Gjtihashtu duke u bazuar dhe tek big brother apo kafazet e tjera te arta..me shkoi nder mend kjo teme:
Sa reale jane keto reality show...a tregojne vertet vlerat e rinise shqiptare apo jane thjesht nje degjenerim i shoqerise se sotme?
Ndiqen ne mase saqe banoret vetequhen vipa..a e meritojne nje titull te tille ata?

diskutim te kendshem!...:kiss
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

degjenerim i plote nuk jemi vend per reality tv akoma duhet te hyjme ne europe si shtet pastaj dalin njerzit te shohin edhe vjen realiteti ..........sa per vipa eshte kollaj te behesh ne shqiperi permes keti degjenerimi tv ose bej nje videoklip apo album
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

kto reality jane kot cdo gje fallco personat e ktij programi bejen ci thote regjizori por per te mos mjaftuar kjo na fusin dhe nja 2 b..ce aty gjasme se do bin ne dashni cunat si e si me e bo interesante per mu jane degjenerimi i rinise shqipetare kto lloj reality
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Idjotellek
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

kto reality jane kot cdo gje fallco personat e ktij programi bejen ci thote regjizori por per te mos mjaftuar kjo na fusin dhe nja 2 b..ce aty gjasme se do bin ne dashni cunat si e si me e bo interesante per mu jane degjenerimi i rinise shqipetare kto lloj reality

jo lo e ke gabim. edhe ketu ne amerike ke show te tilla. are good to laugh
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

pikerisht dhe une kam pare reality show italiane,por keto shqiptaret jane degjeneruese ver8..sme pelqejne hic..se ska njeri normal qe ta pershtyje tjetrin ne surrat ne mes te tv,kjo ka ndodhur ne nje reality show shqiptar
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

sapo e pashe prezantimin e presonazheve dhe cfare me beri pershtypje te gjithe tipat mundohen te behen V I P dhe tjetra qe femrat jane veshure si per ne karpetin e kuqe sa njera kishte veshure flamurin dhe shqiponjen na i kishte vene ke bytha dhe sa nuk i kish dale suma jashte .
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

pikerisht dhe une kam pare reality show italiane,por keto shqiptaret jane degjeneruese ver8..sme pelqejne hic..se ska njeri normal qe ta pershtyje tjetrin ne surrat ne mes te tv,kjo ka ndodhur ne nje reality show shqiptar

it's fun lo,common!!!! ketu ne amerike kane bere gjera me te hidhura
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

hahha prap se prap sikur nuk behen ato gjera..pastaj keta shqiptaret kane manine te kopjojne realityt e huaja deri ne detajin me te vogel..........atje ndahen e i vjen ish e dashura ne studio,keta bejne po keshtu..me nje fjale fallsiteti arrin kulmin.....

ps: genti te lutem perdor gjuhen shqipe,flm!
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

nuk i shoh ndonjehere , si ne shqiperi dhe ne usa . Se jane show boring and stupid . lol
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Per mendimin tim, Reality Show jane per specjet qe mendojne se te gjithe individet jane prototipa te klonuar, dhe per ata qe te perdhunuar nga perditshmeria nuk kane sensin e mirefillte te humorit!
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

une as nuk lodhem ti shoh
jane gjeja me fallso e me e keqe e realitetit
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Per mendimin tim, Reality Show jane per specjet qe mendojne se te gjithe individet jane prototipa te klonuar, dhe per ata qe te perdhunuar nga perditshmeria nuk kane sensin e mirefillte te humorit!

:dong:...
Degjenerimi arrin kulmin brenda ne shtepine ku zhvillohet reality show...qofte dhe me nje muhabet te vetem;kerkojne te flasin me fjale te medhaja..e ne fund perfundojne duke i thyer njeri tjetrit pjatat ne koke...e te nxjerrin te palarat e shoqeve/shokeve....... e autoret e ketyre programeve tallen pas kamerave..:p....
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

po ky s'mund te jete reality......se shqiptari i shkrete 50 mije euro s'i fiton dot gjithe jeten e jo me t;i fitoje me nje loje fallso ....
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Po nuk po flitet per leket qe fitohen ne fund,se shume mire dikush nga konkurentet mund ta bleje lojen..por po flitet per lojen fallco,apo realitetin aq te degjeneruar qe luhet aty brenda.........
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

reality show shqipe nuk i shikoj por prsh dikur, kur isha ma e vogel, shikoja "grande fratello" ktu n'Itali e tash e konsideroj ni gjo teper kot..qfar knaqsie me kqyr njerz mbyllun ne ni shtepi tu jetu allaile!!jaaaaaaa...ka reality show qe m'plq si prsh LA TALPA sps aty pjesmarresit duhen me superu frikat e tyne, shum prova fizike t'rona + duhet edhe me zbulu tradhtarin qe ndodhet mes tyne (pra la talpa) kshtu qe ky lloj reality m'plq po amo nuk jom e flakt dmth qe i shikoj vetem ateher kur nuk ka gjo tjeter n'tv...tjert jon kap njonin e mshoj tjetrit...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

une mendoj se reality show-t ne Shqiperi perfaqsojne pjesen me te madhe te popullsise...

po te shohesh personazhet qe hyne te ky show i fundit, jane skandaloze...perfaqsojne prototipa nga me te vecantet qe se di as vete se si do merren vesh ata me njeri-tjetrin aty brenda..

Por..ata perfaqesojne NE MENYRE TE MJERUAR edhe nje pjese te mire te shqiptareve...eshte e veshtire per tu pranuar kjo gje por eshte shume e vertete:konfuz: :konfuz: :konfuz:
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Por..ata perfaqesojne NE MENYRE TE MJERUAR edhe nje pjese te mire te shqiptareve...eshte e veshtire per tu pranuar kjo gje por eshte shume e vertete:konfuz: :konfuz: :konfuz:

Shef refleksin e tyre tek vetja jote apo si??
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Shef refleksin e tyre tek vetja jote apo si??

Nuk shoh refleksin e askujt te vetja ime te jete per ate pune...thjesht po them qe ne ato lloj reality show-n pjese nga ne do hyjne brenda se sdo ti Zgjedhin nga Amerika pjesemarresit???

dhe fakti qe dalin nga popullsia tregon se cfare niveli ka nje pjese e mire e kesaj popullate...
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Nuk shoh refleksin e askujt te vetja ime te jete per ate pune...thjesht po them qe ne ato lloj reality show-n pjese nga ne do hyjne brenda se sdo ti Zgjedhin nga Amerika pjesemarresit???

dhe fakti qe dalin nga popullsia tregon se cfare niveli ka nje pjese e mire e kesaj popullate...
:lexim::lexim::lexim:
:ciaoo:
 
Emisione që prodhojnë një famë të pamerituar

Ylli Pepo, Producent, regjisor, ish-konsulent në Kafazin e Artë 1

Në princip jam kundër këtyre lloj shou për arsye se shfrytëzohet një nga veset e këqija njerëzore, ajo e kureshtjes për jetën e tjetrit. 10- 15 vjet më parë një inxhinier holandez shpiku “Big Brotherin” duke u bazuar mbi këtë ves. Duke parë se sa njerëz janë të interesuar për jetën e tjetrit, ai vuri në vëzhgim për 24 orë një grup njerëzish dhe pa se interesi i publikut ishte shumë më i madh se sa ai parashikonte, kështu lindi “Endemol", shoqëria më e madhe e realizimit të reality-ve në të gjitha televizionet e botës.

Natyrisht që kjo gjë do të hynte në ekranet tona, pasi në këtë shoqëri globaliste që ne jetojmë, marrja e këtyre formateve është bërë i rëndomtë. Duke qenë se nuk më pëlqen kjo gjë fare, pra të kopjosh dhe të importosh, paraqitja në mënyrë shabllon nuk tregon gjë tjetër veçse 1 mjerim intelektual dhe nga ana tjetër duke qenë se jam një njeri që s’më intereson aspak jeta dhe zhurma e të tjerëve e them me bindje të plotë se ky format programi është shumë më tepër biznes sesa format televiziv.

Por nga ana tjetër, duke qenë profesionist i vjetër në televizion i bindem publikut, i cili shfaq një interes të veçantë për këto programe dhe përderisa ka shikues shumë, duhet ta pranojmë ekzistencën e tyre. Ky publik që dëshiron të shikojë këtë lloj programi është një shtresë e caktuar që nuk ka ndonjë kualifikim të lartë. ثshtë një publik që mezi pret të shohë diçka të tillë pasi është larg librit, larg interesave më të gjera të jetës shoqërore. Një voyuerisme (ata që kënaqen me epshet e të tjerëve) I kohës moderne nën vëzhgimin e kamerave, të cilat i përdorin si kavje. Por ka njerëz që i pranojnë, kjo sepse pasi të dalin do të kenë bujë të pamerituar.

Për paradoks unë kam qenë bashkë me Robert Budinën konsulent në Kafazin e I dhe kam punuar për ta dhënë në transmetim. Nga pikëpamja televizive ky lloj programi është më i “ndershëm” nga të tjerët, pasi përdor shumë më pak truket dhe “hilet”, sesa në shumë emisione të tjera, të cilat hiqen sikur janë direkt, por në të vërtetë janë të regjistruara, të censuruara. Nga kjo pikëpamje është risi, “më i ndershëm” dhe nëse flasim për gjini televizive, për çdo regjisor është një gur prove, pasi e “bukura e direktes”është një nga gjërat më të kërkuara nga 1 regjisor.

Gjithashtu në këtë rast shfrytëzohet mirë dashuria e madhe e televizorit për serialin, për emisionet në seri dhe në këtë rast konflikti, drama e personazhit suspansi, e papritura nuk janë më trillime, apo të sajuara, por operohen me personazhe reale, të cilët nën vëzhgimin e shumë kamerave do e kishin të vështirë ta bënin aktorin. Kjo mendoj është një anë pozitive pasi është shumë më i besueshëm sesa një fiction.

Mendoj se këto lloj emisionesh do ekzistojnë gjithmonë, por nga ana tjetër flasim dhe për një shfrytëzim të disa manierave negative, që ka në thelbin e vet njeriun.

Padiskutim nga të gjitha që thashë si model shoqëror nuk është ai perfekti, por përkundrazi të shtyn të besosh se fama mund të arrihet lehtë, pa dije dhe pa punë. Mund ta quaj që është një infektim mendor!


Aulona Musta: Një “kafaz” që nuk është i artë, nata e parë thuajse dështim

ثshtë bërë e njohur nga “Kafazi i Artë 4” vite më parë, por tashmë e sheh me një sy kritik. Aulona Musta, vajza i cila ka dhuruar jo pak spektakël kur ka qene vetë pjese e asaj shtëpie, (ka thyer edhe tabutë duke u dashuruar me një nga banorët, lidhje e cila vazhdon sot e kësaj ditë).

Në një intervistë për SH2 Aulona flet hapur. E quan këtë spektakël një dështim në tërësi, si nga ana e prezantimit e skenografia. Duke patur një konkurrent të fortë në Shqipëri siç është “Big Brother”, pohon Aulona, disnivelii këtij spektakli nuk ka nevojë të rrëfehet por mjafton ta shohësh.

Ndërsa përsa i përket një përfoljeje për rikthimin e ish-banorëve në kafaz ajo është tërësisht kundra, “iku ajo kohë bashkë me ato që më solli”.

اfarë mendoni për edicionin e fundit të kafazit të artë i cili sa po ka filluar, duke e parë me syrin e një ish-kafaziereje?


Organizimi i kafazit, besoj se të gjithë e panë natën e parë ishte, nuk dua ta përdor fjalën dështim se mbase duket shumë e madhe, por i tillë ishte. Sidomos duke u krahasuar me vitet më parë, dhe me pritshmërinë që patëm për këtë kafaz, sepse u përfol shumë. Thanë që do riktheheshin shumë mirë, shumë fuqishëm ndërkohë që ishte një zhgënjim shumë i madh duke filluar që nga skenografia, një studio totalisht e errët. Mos të shkojmë shumë larg për krahasim në Itali, por tani kemi një shembull shumë më të afërt “Big Brotheri-in”. Duke patur një konkurrencë kaq të madhe sa ç’ishte Big-Brother mendova se do bënin gjëra shumë më të mira, por nuk ishte aspak kështu.

Po për sa i përket drejtueses së këtij Kafazi dhe nivelit të saj të prezantimit?


Prezantuesja la shumë për të dëshiruar. Ishte hera e parë, ajo mund ta përdorë këtë si justifikim dhe normalisht emocionet e herës së parë janë gjithmonë të mëdha, sidomos për një vajzë që është e re në moshë dhe që nuk ka patur ndonjë eksperiencë të tillë në prezantim. Emocionet janë tjetër gjë dhe të qenit e papërgatitur dhe për mendimin tim e pa aftë për të marrë përsipër një iniciativë të tillë ka ndryshim, sepse Olta që ka gjithë respektin tim për atë pjesë teatrale që luajti, të cilin e vlerësova shumë, si prezantuese nuk bënte.

Jo vetëm për shkak të emocioneve, por sepse kishte një mungesë të theksuar lirshmërie, fjalori, gabime të pafalshme gramatikore. Po t’i shikoje të gjitha këto dhe po të mbaje shënim bëheshin realisht shumë. Minimumi që prezantuesja e kafazit të bënte si aktore është të mbante mend përmendësh, ajo atë nuk arriti dot ta bënte.

Me aq sa keni ndjekur mund të nxirrni ndonjë konkluzion për nivelin e dhjetë banorëve të Kafazit?

Për nivelin e tyre është shumë herët të them ndonjë konkluzion. Unë nuk është se e kam ndjekur, vetëm ndonjëherë kur kam kohë. Më bën përshtypje sërish fakti se edhe këtë vit vetëm një nga dhjetë personat ishte me shkollë të lartë dhe për mua ky është tregues shumë i rëndësishëm. Nuk është shkolla që e bën njeriun, mund të thoshte dikush, megjithatë është një sinjal që të futësh dhjetë të rinj nga të cilët nëntë janë me shkollë të mesme, në një kohë kur sot kushdo e ka të lehtë ta marrë një diplomë, është tregues shumë i rëndësishëm i nivelit. Pa paragjykuar, nuk e di si do shkojë më tej.

Po risia e sjellë këtë vit me kafazin e ndryshkur si ju duk?

Dy nga ata që u skualifikuan disa çaste pasi u futën në kafaz do të jetojnë në një shtëpi në fshat edhe këto nën survejimin e kamerave siç u tha aty. Ky për mendimin tim është një tjetër defekt, se pohuan që do të monitoroheshin në mënyrë të barabartë si personat e kafazit të artë dhe ata të kafazit të ndryshkur, ndërkohë që unë të paktën sa herë që më ka rënë rasti ta shoh atje është vetëm kafazi i artë dhe nuk monitorohen aspak ata të kafazit të ndryshkur.

Po ta krahasojmë me atë periudhën që ju vetë keni qenë pjese e kafazit, çfarë ndryshimesh ka?

Unë shpresova se gjërat do të bëheshin shumë më mirë. Duke qenë se Zhaku tha se do të rikthehej dhe kishte ide. Unë atë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë, si profesioniste, si regjisore, mbi të gjitha dhe si prezantuese, se për mendimin tim nuk ka asnjë që të prezantoi më mirë se ajo reallity shou të këtij formati. Zhaku është larguar dy tre ditë para se të fillonte ky spektakël dhe nuki di arsyet pse.

Këtë e shikoj edhe si një arsye se përse kafazi ishte në atë gjendje, sepse të ikësh dy- tre ditë përpara, të ngelësh në atë gjendje është vështirësi për drejtuesit e kafazit. Ka shumë disnivel, gjithmonë e duke rënë cilësia a kafazit. Nuk është mirë që unë të flas për periudhën kur kam qen unë, ka shumë ndryshim dhe këto jo për mirë, po për keq.

U përfol sikur do të futeshin përsëri ish-kafazierët për të sjellë një spektakël ndryshe, ju erdh ju kjo ftesë dhe a do ishit e gatshme për një eksperiencë tjetër?

Po kjo ishte ideja, sidomos tani me fillimin e “Big-Brotherit”, të mos bëhej me kafaz po të bëhej ndryshe. Mua më erdhi kërkesa dhe absolutisht nuk pranova, nuk ka më kuptim.

Je penduar që edhe ti ke qenë pjesë e atij kafazi?

Nuk jam penduar në asnjë moment, unë i jam shumë mirënjohës kafazit, se, në qoftë se jam këtu ku jam sot dhe kam arritur shumë gjëra është edhe falë atij reallity shou që më evidentoi. E pata eksperiencën time, isha 20 vjeçe, atëherë mund të merrja përsipër që të lija 2 muaj shkollë, me dëshirën madhe e provova atë eksperiencë, nuk ia vlen më. Sidomos me këto kushte, nuk më duken në nivelin siç ishin para katër vitesh kur mora pjesë unë.

Në përgjithësi në televizione ka një mungesë të theksuar. Nuk behën spektakle, nuk organizohen emisione në nivelin e duhur sepse thjesht PO shikohet të fitohet duke anashkaluar cilësinë.


Ish-kafazieri Beni nga Yrsheku

Ajo që i ka pëlqyer më shumë nga Kafazi i Artë, është zetori që çon kafazierët në shtëpinë e Rremës. Kur kujton të ziun zetorist që i doli shkuma me manivel, Ben Yrsheku ia plas së qeshurës me të madhe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe për fituesin e Kafazit të Artë 2, i cili vetë është lindur e rritur sikurse thotë vetë në një fshat që laj-thaj ka dy pallate dhe ca bahçe mbjellë me domate.

Beni nuk ka mundur ta shikojë drejtpërdrejt natën e parë të Kafazit 6, por thotë se si ky i fundit nuk ka. “Kam parë ritransmetimin e hapjes së Kafazit, pasi nuk kisha mundësi ta ndiqja Live. Kështu mirë ishte. Ajo që më ka pëlqyer më shumë ka qenë transportimi i kafazierëve të dalë nga shtëpia me zetor në Kafazin e Ndryshkur. Më erdhi keq për zetoristin e shkretë që nuk iu ndizte motori”.

Të hënën Ben Yrsheku është ftuar të jetë i pranishëm në natën e dytë të Kafazit. Kur i themi të ketë kujdes se mos rrëzohet në skenë, pasi ndriçimi është i dobët, Beni ia këput një mufkë nga ato të tijat; “Ska gjo, do marr fener me vete”



Të marrësh një formular aplikimi për Bog Brither, duhet të bësh luftë


Këto ditë ka nisur konkurimi edhe për lojën tjetër shqiptare të këtij formati, Big Brother. Tentuam të mësonim se si përzgjidheshin konkurentët në të. Më parë duhet mbushur një formular dhe për këtë duhej të shkoje në disa pika të paracaktuara me një 2 mijë lekësh ën xhep që është si tip tarife.

Do thoni ju, epo një formular duhet të plotësosh. Tamam, tamam një formular është për t’u plotësuar, po nuk është kaq e thjeshtë.

Sapo gjetëm një pikë ku kishte formularë të tillë, na u desh të “bënim sherr” me sportelisten. Nuk e lëshonte formularin gjallë nga duart. Vetëm na e tregonte, ta shihnim me sy, por duke e mbajtur me forcë shtrënguar me gishta.

E pyetëm si ishte puna, na thotë që duhej të paguanim 200 lekë të reja. Nxcorëm lekët, por formulari nuk jepej ta merrje me vete. Më lehtë, i hiqje bluzën sportelistes se formularin nga duart. Na tha që nuk lejohej ta merrje formularin me vete, duhej ta plotësoje aty në vend, nën mbikqyrjen e saj.

E pamundur të merrej ai “formular i artë”. Vetëm sa i hodhëm një sy. Sa për kuriozitet formulari kishte një hapësirë shumë të madhe portret ku duhej vendosur fotoja e aplikantit. Veç kësaj, të dhënat e tjera ishin ato të zakonshmet, emër, mbiemër, adresa etj.



Shekulli
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

kafazin e ndjek vetem kur ha buke dhe me aq sa kam pa keta qe jane fut tani njehere me duken koti fare,,,ato gocat ulerasin dhe jo flasin ..debatet aty behen vec mbi budalliqe ,,jane komplet injoranca vete ,,,gjasme hapin ca tema per rinine etj etj ..po ku dine ata te flasin ..le banoret por dhe vete organizimi skrahasohet fare me big brotherin ne top chanel qe edhe sikur mos i kete banoret e mire ka lezet te shikosh se si ndertohet gjithcka qe nga prezantuesja e skena , shpia etj etj po nejse ka plot njerez qe rrine gjithe diten ne shpi dhe i shofin keshtu qe edhe ne kte nivel qe jane ata shumica e popullit i shofin ,,
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

akoma diten e 6 dhe njeri u nxorr jashte kafazit se filloi ofendimet....cfare kategorie njerezish qe futin aty brenda.:p
 
Big Brother Albania 2 LIVE!!

Sic e dini ka nisur Big Brother Albania 2.

Cmendoni per kete program? A e ndiqni?
Personalisht nuk e shof por kam nje link ku ju mund ta ndiqni Live kete emision.
Te gjith te apasionuarit e ketij programi edhe ato qe jetojne jashte mund ta shihni tek linku i meposhtem.

Big Brother Albania LIVE | Romeo Lab
 
Titulli: Big Brother Albania 2 LIVE!!

program kot cdo gje e programuar , ate ne shqiperi e ben endemol e njejta qe ben grande fratello ne it dhe gjithmone del qe kush futet aty futet me mik cdo gje qe thone ose bejne e bejne sepse i thote regjizori program per ato qe enderrojne me sy hapur
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

Nuk jan per ket gjo jo, jan sh perpara europa para Shqipris, deri dje s'kishim buk me honger tashi po na bokan dhe reality Show.... Banned
 
Titulli: REALITY SHOW-t,realitet apo degjenerim

ne radhe te pare tek ky big brother hyjne njerzite me mike

kane hyre per nje karriere por nuk jane te afet ta tregojne veten ne cfare fushe duane te behen te famshen ku me ka bere pershtypje ai dritani ku ka shprehure deshire qe te kete nje karrier ne fushen e avokatise apo ligjit dhe nuk e kuptoje se si mund ta ndihmije big brother ne kete fushe

dhe e fundit eshte ky top channel qe i bene nje reklame kaqe te madhe sa te le pershtypje se dhe HOLLIVUDI duket asgje para big brother shqipetare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top