Raporti, orientimi seksual, shkak për vetëvrasjen e adoleshentëve.

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
[h=2]Këshilli i Europës: Shqipëri, 93% e personave LGBT e fshehin orientimin e tyre[/h]Shtimi i dimensionit mbi seksualitetin dhe nisja e një fushate sensibilizuese qё i fton tё rinjtё dhe mёsuesit tё kundёrshtojnё ngacmimet homofobike dhe bulizmin, ishte në fokus të deklaratës së djeshme nga ambasada PINK/LGBT. “Homofobia nё shkolla po shkel të drejtat e të rinjve në Shqipëri. Studimet tregojnë njё aspekt akoma edhe mё shqetësues pёr adoleshentët nё shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme, vetëvrasjen, që vjen si pasojë e refuzimit nga rrethi familjar dhe shoqëror”, - thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj shoqate. Ky shqetësim erdhi pas publikimit të raportit më të fundit nga Këshilli i Europës, i cili përfshin edhe Shqipёrinё. Në të thuhej se, nё vendin tonё 93% e personave LGBT e fshehin orientimin e tyre gjatё kohёs qё janё nё shkollë. Studimet aktuale pёr Shqipёrinё nuk kanё tё dhёna zyrtare mbi mospranimin e personave LGBT nё shkolla, por fakti qё pjesa dёrrmuese e tyre e fshehin orientimin seksual tregon se kjo ёshtё njё tabu shumё e madhe e sistemit arsimor shqiptar. Duke marrё shkas nga kjo situatё shqetёsuese nё terren dhe bazuar tek rekomandimet e Kёshillit tё Europёs drejtuar shteteve anëtare, Ambasada PINK i tёrheq vёmendjen Ministrisё sё Arsimit dhe institucioneve në vartёsi tё saj, tё nisin menjёherё punёn pёr pёrgatitjen e njё plani veprimi. Organizata, përmes një njoftimi për shtyp, i kёrkon institucioneve pёrkatёse tё marrin masa konkrete pёr adresimin dhe zgjidhjen e kёsaj çështjeje.
“MASH duhet të shtojë dimensionin mbi seksualitetin, tё nisё njё fushatё sensibilizuese qё i fton tё rinjtё dhe mёsuesit tё kundёrshtojnё ngacmimet homofobike dhe bulizmin, tё rishikojё programet dhe materialet mёsimore për të gjithë programin e sistemit arsimor parauniversitar dhe të krijojë njё paketё trajnimi mbi reduktimin e dhunёs nё shkollat fillore dhe tё mesme për të adresuar homofobinё dhe bulizmin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, bazuar tek standardet e përcaktuara në ligjin kundër diskriminimit”, - thuhet në njoftimin e Ambasadës PINK.





gazeta-shqip.com
 
Pe: Raporti, orientimi seksual, shkak për vetëvrasjen e adoleshentëve.

Duhet te ndergjegjsohet me ne funde e gjithe shoqeria,..dhe te respektoj ,.prirjen seksuale tjetrit..nje % e madhe e shoqeris shqiptare akoma paragjykon dhe mundohet ta konturoj e ta disiplinoj ne norma paragjykuese e patriarkale keta qe jane..HETERO..SI CYSH..TEK..???..pa le te pranoj dhe tu jape te drejta te barabarta seksionit Homo..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 3 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 50.0%
Back
Top