Rama premton legalizimin

WxP

Staf në FV.AL
rama-legalizime.jpg
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka qene ne periferite e kryeqytetit duke vijuar turin e tij dere me dere ne bathore dhe ne zonat informale te njesise numer 9 dhe 8. I shoqeruar nga kandidatet per deputete ne qarkun e Tiranes, Rama u ka premtuar banoreve legalizim e shtepive, “si nje detyrim i domosdoshem me te cilin politika e vjeter eshte tallur”.
Kryesocialisti ne bathore eshte ndalur ne shtepine e nje ish-luftetari te UCK-se, familja e te cilit eshte e ardhur ne kete periferi te kryeqytetit.
Duke vijuar takimet ne lagjen “Besa”, ne njesine numer 8, Rama theksoi se legalizimi do te jete vetem hapi i pare i nje projekti te detajuar qe ka Partia Socialiste per kete zone, nder te cilat edhe komiteti i zhvillimit te rrethinave.
“Kemi nje program i cili do ta shohe kete pjese te komunitetit tone dhe te gjitha rrethinat e ndertuara me mundin e te ardhurat e te varferve, por do ta shikoje jo vetem me procesin e legalizimit, por do te kete edhe ndertim te infrastruktures”, theksoi kreu i PS-se.
Duke e cilesuar premtimin e kryeministrit per legalizim me letra me vlere si nje mashtrim te rradhes, Rama theksoi se ne Shqiperi ka ardhur koha qe kapitujt e demagogjise te mbyllen njehere e pergjithmone.
“Jo vetem nuk i ka legalizuar dhe ka shkelur besimin e votuesve, por eshte shfaqur me nje rrene te re me letra me vlere ku te gjithe shqiptaret e dine sec kane fituar ne te shkuaren me letrat me vlere. Eshte koha t’i japim fund mashtrimeve dhe zhgenjimeve”, eshte shprehur Rama.
Kreu i socialisteve e vuri theksin tek rritja e zhvillimit ekonomik dhe social te ketyre zonave, per te mos i lene ne harrese te plote sic kane bere, sipas tij, politikat 18 vjecare.
“Ne do tu japim mundesine qe kete pasuri te paluajtshme ta keni te legalizuar ne menyre qe te merrni nje kredi per te hapur nje biznes dhe te rrisim fuqine ekonomike te vendit tone”, tha Rama.
Ai u premtoi banoreve te ketyre zonave se Partia Socialiste do te kete pas 28 qershorit nje kabinet qeverises me dhe per njerezit, duke patur si objektiv ndryshimin rrenjesor te vendit ne cdo skaj te tij.


Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top