Rama në shkurt në Beograd

Darius

DENY IGNORANCE
Rama në shkurt në Beograd. Berisha: Rama s'ka mandat për të diskutuar Kosovën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama muajin e ardhshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic, i cili njoftoi për vizitën e Ramës në muajin shkurt, por duke mos saktësuar datën.

”Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në rajon” ka thënë Mrkic, duke shtuar se në axhendën e vizitës do të jetë bashkëpunimi dypalësh në shumë sfera. Sipas tij, shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës i gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërsa pakica serbe që jeton në Shqipëri ende nuk është pranuar si duhet.

“Duhet të shikojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mëny rat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane” ka thënë Mrkic.

Berisha: Rama s’ka mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën

"Kryeministri shqiptar nuk ka mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën.Përfshirja e Kosovës në axhenden e takimit bilateral Tirane – Beograd është e dënueshme.” Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha, në një reagim të tij, pas njoftimit që ministri i Jashtëm serb.

Mesazhi i plotë:

“Zoti Mrkiç, Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë mandat për të diskutuar në Beograd për Kosovën. Kohërat e Hoxhës kanë marrë fund!” Berisha pohon më tej se kjo vizitë është shtyrë për arsye enigmatike që nga muaji nëntor. “Pas marrëveshjeve Prishtinë - Beograd të firmosura në Bruksel, janë krijuar mundësi reale për një bashkëpunim të gjerë rajonal. Në këtë kontekst, Tirana dhe Beogradi duhet të bëjnë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjerë bilateral në interesin më të mirë të dy vendeve. Por përfshirja e Kosovës në axhendën e takimit bilateral Tiranë - Beograd, siç njoftoi zoti Mrkiç, është absolutisht e dënueshme’, - shkruan Berisha. Sipas tij Kosova e pavarur ka përfaqësuesit e vet me legjitimitet kombëtar dhe ndërkombëtar dhe nuk mund të përfaqësohet nga asnjë përfaqësues i Shqipërisë apo ndonjë vendi tjetër për interesat e saj në Beograd. “Zoti Mrkiç dhe Edi Rama duhet ta dinë mirë se kohërat kur Beogradi diskutonte me përfaqësuesit e Shqipërisë për Kosovën kanë marrë fund”

Gazeta Panorama
 
Titulli: Rama në shkurt në Beograd

Vetem Enver Hoxha dhe Edi Rama kane pas "fatin" e madh me vizituar Beogradin.
 
Titulli: Rama në shkurt në Beograd

Si Rama mund te flase per Kosoven, kur ishte ne parlamentin e Kosves gjysma e deputeteve braktisen sallen....!!!??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top