Rama: Kush prek votën do ndiqet penalisht

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kryetari i PS-së, Edi Rama, u bëri thirrje drejtorëve dhe kryetarëve të komunave, që të mos bëjnë presion për të marrë vota me çdo kusht

ELBASAN - I ndjekur nga 14 kandidatët për deputetë të Qarkut të Elbasanit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbyllur fushatën elektorale nga sheshi ku një ditë më parë Berisha bëri ritualin e fundit përballë qytetarëve të Elbasanit.

Sheshi në qendër të Elbasanit ka qenë i tejmbushur, ndaj dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka sqaruar se çelja e fushatës në sheshin tjetër përballë stadiumit ishte një gabim që u korrigjua sot (dje), pasi qytetarët e Elbasanit, sipas tij, dinë të tregojnë respektin e tyre për të ardhmen dhe për fëmijët e tyre.

"Ju dhe ky shesh sot, plot e përplot, është fytyra e re e ndryshimit. Ne do të ndërtojmë një qeveri për qytetarët, me qytetarët dhe për qytetarët. Kjo nuk është beteja e radhës, kur një parti lufton kundër një partie tjetër, por kjo është betejë për një epokë të re, për t'i dhënë jetë së resë.

Kjo është betejë e fëmijëve, që nuk kanë libra, e mësuesve që nuk kanë dinjitet, e mjekëve që nuk kanë kushte, e fshatrave që nuk kanë zhvillim e të rinjve dhe të rejave që nuk kanë perspektivë, e nëpunësve që nuk kanë siguri, e sipërmarrësve që nuk kanë mbështetje e familjeve shqiptare që nuk kanë punë, nuk kanë ujë", - tha dje Rama.

Kryetari i PS-së shtoi se kjo është beteja kundër korrupsionit, që po gërryen këtë vend. "Ne do të fitojmë se Shqipëria nuk duron më, ne do të fitojmë që beteja e 11 vjetëve të mbarojë një herë e përgjithmonë e të kthejmë besimin se pas tri ditësh ne do të fillojmë të ndryshojmë Shqipërinë.

Pas tri ditësh do ndryshojmë faqen e historisë, duke e shkruar sipas halleve, shpresave dhe dëshirave tona të përbashkëta.

Edhe tri ditë na mbeten për t'u ndarë me të shkuarën",- tha ai. Pas këtij mesazhi drejtuar qytetarëve të Elbasanit, kryetari i PS-së, Edi Rama, u ndal edhe në mbrojtjen e votës. "Kërcënimi ndaj mësuesve, nëpunësve dhe bluzave të bardha, është forma më e keqe që po përdoret.

U drejtohem atyre drejtorëve dhe kryetarëve të komunave, që të mos vazhdojnë me këtë forma presioni për të marrë vota me çdo kusht, me forma nga më të ndryshmet. Nuk duhet t'ju shkojë ndërmend që të prekni votën e ndryshimit që meritojnë shqiptarët dhe ku shteti duhet dhe është i qytetarëve.

Ju siguroj të gjithëve ju, se ata që guxojnë të përdorin votën, do të përballen me akuza penale. Ne jemi përgatitur ta mbrojmë votën më mirë sa e mbrojtëm në Tiranë",- tha Rama.

Kryetari i opozitës u bëri thirrje të gjitha shtresave nën presion, që të mos gjunjëzohen përballë pushtetit të agallarëve, pushtet që po tregon gjithnjë e më shumë se duhet të largohen me votën e 28 qershorit. Shekulli Online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top