Rama gjen “ilaçin” për votuesit demokratë: Do të shëroheni edhe ju si Luli!

legjenda

Tetova
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Saukun e Vjetër e gjatë fjalimit që mbajti u sugjeroi demokratëve që të votojnë për Partinë Socialiste.

As një javë larg arritjes së marrëveshjes politike, Rama ka thumbuar liderin e opozitës Lulzim Basha, duke i thënë demokratëve të saukut se nëse votojnë PS-në, edhe ata do të gjejnë shërim, ashti si kryetari i PD-së.

“Deri në 25 qershor secili të bëj edhe ca vota të tjera, flisni me komshijtë demokratë, thojini ata u bënë bashkë, hajde bëhemi dhe ne bashkë. Me të njëjtin kujdes që trajtuam Pasrtinë Demokratike ne do trajtojmë të gjithë demokratët të cilët tek PS do gjejnë të njëjtin shërim që gjeti Luli dhe partia e tyre”,- tha Rama.

Por Rama nuk është mjaftuar me gjetjen e “ilaçit” për demokratët, por ka shtruar gjithashtu dhe arsyet “metaforike”, se përse qytetarët nuk duhet të votojnë PD-në.

“Nëse ua kthejmë atyre qeverinë themelet e ngritura në 3 vite do të shemben. Nëse ju ka marrë malli për policë që hanë fara nëpër udhëkryqe, votoni PD. Nëse doni të shkoni me batanije me vete në spital dhe të blini ilaçe në farmacitë rrotull votoni PD”,- theksoi kryeministri.
auto_screenshot-1_1495467066-4381451495467380.jpg
http://www.botasot.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top