Rama: Erdhi dita e ndryshimit historik

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"Pak ore na ndajne nga dita per ndryshuar faqen e historise me voten tone".

Keshtu u shpreh ne fillim te fjalimit te tij per te pranishmit ne mitingun e fundit ne kete fushate zgjedhore, lideri socialist, Edi Rama, i shoqeruar mes ovacionesh te shumta.

Kreu socialist, theksoi se u deshen kater vjet qe te vinte dita, kur do te ndodhte ndryshimi i madh.

"Erdhi dita kur secili prej jush ne te ardhmen te thote; 'po' votova per ndryshimin historik,per Shqiperine pa kufinj me Evropen, ishte 28 qershor 2009", u shpreh Rama.

Duke premtuar liberalizim vizash, tekste shkollore per femijet, zgjatjen e lejes se lindjes per nenat e reja dhe sigurim te tyre, sherbim shendetesor te mirefillte me te gjitha kushtet e standartet evropiane, Rama theksoi se vota me 28 qershor do te sherbeje per nje Shqiperi ku fshati jeton denjesisht, ku uji nuk mungon dhe ku shteti nuk eshte me i pushtetareve po i qytetareve.
"Kjo eshte beteja e Shqiperise ndaj analfabetizmit, papunesise, varferise, korrupsionit, dhunes, minatoreve te vuajtur, fshatareve te varfer, ndaj ne do ta fitojme", u shpreh Rama.

Kreu socialist u shpreh i bindur per fitoren e betejes sepse Shqiperia nuk mund te humbase dhe se ajo qendron pertej te majtes dhe te djathtes.
"Ne do ta fitojme kete gare per te fituar qytetaret dhe jo pushtetaret sic ka ndodhur gjithnje", tha me tej Rama.
Lideri socialist ftoi qytetaret qe te votojne per te bere keshtu qe politika te jete mjet sherbimi ne funksion te tyre.

"Keto jane oret per ta marre politiken ne dore dhe per ta bere ate fuqi te nje ndryshimi historik, duke qendruar te gjithe bashke. te tregojme se ne shqiptaret nuk jemi me pak te gatshem per te bere sakrifica sic kane bere qytetaret e vendeve te tjera. Nuk ka arsye perse te mos e bejme Shqiperine, zonje te bukur ne Evrope", u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se me 28 qershor do t'i jepet fund politikes se paarsyeshme, frikes per te mos votuar te lire, percarjes per te mos qendruar te gjithe bashke.
TCH
38759800.jpg
 
Rama: Erdhi dita e ndryshimit historik


Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne mitingun e mbylljes elektorale deklaroi mbreme perpara selise se kryeministrise, se vetem pak ore i ndajne shqiptaret nga ora per te ndryshuar faqen e historise me voten e tyre. "Nje dite nga sot, ne do te kemi shansin te ecim drejt kutise se fshehte per te bere historine. Nje dite nga sot, ne do te kemi jo mundesine e radhes per te votuar ne zgjedhjet e radhes, por mundesine per ta bere voten tone fuqi te nje ndryshimi historik", iu drejtoi thirrjen qytetareve te Shqiperise, Edi Rama. Sipas tij, nje dite nga sot shqiptaret do te kene ne dore jo nje vote per te nderruar nje qeveri me nje tjeter, por te drejten per te nderruar faqen e historise me voten e tyre. Megjithese koha nuk ishte e qendrueshme dhe gjate zhvillimit te mitingut kishte here pas here reshje shiu te imta, kjo gje nuk pengoi simpatizantet e Partise Socialiste te vijonin deri ne fund, mbeshtetjen per kete parti dhe kryetarin e tyre. Ne sheshin para kryeministrise grupi i cili ka shoqeruar gjate gjithe fushates kryesocialistin "West Side Family", ka nisur koncertin festiv te Partise Socialiste, nen ritmin e kengeve te njohura te tyre. Pas "nxehjes" se atmosferes nen tingujt muzikor, filluan dheniet e mesazheve te fundit nga kryetaret e partive te "Bashkimit per Ndryshim" dhe zyrtareve socialiste. Duke premtuar ndryshimin historik, kryetari i Partise Socialiste solli ne vemendje se kane kaluar kater vite qe nga nisja e kesaj rruge, duke pershkruar qindra mijera kilometra rruge, qytet me qytet e fshate me fshat. Ai theksoi se dhjetera mijera zera e histori njerezore vuajtjesh e shpresash te mbledhura, kaluan neper Shqiperi nje nevoje e thelle ne shpirt per ndryshim, e cila doli dalengadale mbi siperfaqe. "Neser do te derdhet drejt kutive te votim per te ndryshuar politiken e ketij vendi, per te sjelle kohera me te mira per kete vend, per t'i dhene secilit prej nesh qe te thote, se une votova diten kur ndryshoi historia e re e Shqiperise", iu drejtua mbeshtetesve kandidati per postin e kryeministrit te vendit nga koalicioni "Bashkimi per ndryshim". Qe me tej, sic theksoi Rama, per t'i lene nje dite secilit prej nesh krenarine qe te thote, po une votova per Shqiperine pa kufij me Evropen dhe kaperceva doganen greke, per te shkuar tek i afermi i tyre. Duke e cilesuar voten e 28 qershorit si historike per ndryshimin e vendit, lideri socialist sqaroi se me ane te kesaj vote mund t'i japin jeten programit qeverises socialist. "Ne do ta fitojme kete beteje sepse Shqiperia nuk mund te humbase. Ne do ta fitojme kete beteje sepse per ne femijet e socialisteve e femijet e demokrateve, jane te barabarte per te jetuar te drejten e tyre, ne nje Shqiperi Evropiane", shprehu bindjen per fitoren e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, Edi Rama. Ai theksoi se me 29 qershor eshte ora e nje historie te re qe do te filloje per Shqiperine dhe me voten, shqiptaret duhet t'i japin fund politikes qe e ndan popullin per te fituar zgjedhje, deshiron t'i japi fund mendjes destruktive. "Degjoni, do t'ju them te verteten, se si u lirua sot bulevardi. Mbreme ne darke u rrethua dhe pastaj paradite, per te mos u dukur te gjitha ato lloj automjetesh, u rrethua me shirita. Nuk duroi dot zoteria. Mori shiritat dhe erdhi ta inauguroje. Keshtu u lirua bulevardi", deklaroi lideri i selise roze. "Ne do te votojme qe kurre me, vota jone te mos trembet me kercenimin se do te na e vjedhin", paralajmeroi Rama. Duke kerkuar voten per ndryshimin historik, ne ritmin e kenges se fushates se kesaj partie, kryetari i Partise Socialiste u kerkoi te gjithe shqiptareve te cohen per te votuar ndryshimin diten e zgjedhjeve dhe te votojne numrin 33 per politike per ndryshim. Pas kesaj, mbeshtetesit socialiste te ardhur nga e gjithe Shqiperia, qe ndodheshin te vendosur nga kryeministria deri tek hotel "Dajti", u larguan qetesisht.



GJINUSHI

"Vota per PD, behemi si Korea e Veriut"

Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, ne fjalen e mbajtur ne mitingun permbylles te Partise Socialiste, deklaroi se PD premton ato qe deshtoi ne kater vjet, deshtimet kerkon t'i ktheje ne premtime. "Keto kerkon t'i realizoje duke bere central berthamor ne Shkoder, apo duke mbjelle 20 milione rrenje ulli. Pra te votosh per PD-ne do te thote ta besh Shqiperine e Veriut, si Korea e Veriut", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, Shqiperia nuk po ndryshon, ka kater vjet qe lengon me kryeministrin Berisha, ndryshimi do te filloje me 29 qershor, me largimin e Sali Berishes. "Ne sot pas kater vjetesh jemi ende ne dyert e Evropes, BE thote qarte me nje qeveri te korruptuar dhe antireforme, nuk hiqen vizat per shqiptaret. Prandaj le t'i heqim vizen Sali Berishes", theksoi kreu socialdemokrat.



MILO

"Me 28 qershor, marrim "pallatin" e Jozefines"

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi dje nga mitingu i PS perballe Kryeministrise, se me 28 qershor ata do te marrin "pallatin" e Jozefines, per te marre me pas "pallatin" e Saliut, per ta bere kete ne emer te interesave te gjithe shqiptare. "Do ta bejme kete ne emer te interesave te se ardhmes evropiane te Shqiperise, do ta bejme kete qe t'i japim fund nje epoke, qe duhet te kishte perfunduar me vite. Ne do t'i japim fund diten e diel", deklaroi Milo. Sipas tij, emri i Sali Berishes nuk ka asnje lidhje me te ardhmen e Shqiperise dhe diten e diel, do t'i japin thelb shtetit te qytetareve shqiptare, te gjithe atyre qe e duan Shqiperine si Evrope. "Por ne Evrope nuk mund te shkohet me kete qeveri, nuk mund te shkohet me Sali Berishen, por do te shkojme te gjithe sebashku", tha ai.



Dule: Ftojme ata qe s'jane te pranishem, te behen bashkudhetar

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi dje gjate fjales se mbajtur ne mitingun socialist, se cdo familje shqiptare do te preke mbare shoqerine dhe me perkushtim kete e sjell koalicioni "Bashkimi per Ndryshim". "Prandaj edhe sot, ne keto momente te fitores, ne keto momente te gezimit te fitores se madhe, i ftojme edhe ata qe nuk jane te pranishem te behen pjese te saj, te behen bashkudhetar, te behemi te gjithe se bashku me kete ndryshim qe sjellim, ne Bruksel", theksoi Dule.

KOha jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top