Rama-Basha, njoftojnë bashkarisht në 01:20 pas mesnate arritjen e një marrëveshje

Pas një dite të ngarkuar me deklarata dhe kundërdeklarata, letra dhe komunikime në rrjetet sociale dhe me një konfuzion lidhur me ofertat në tavolinë, Edi Rama dhe Lulzim Basha u takuan kur askush nuk e priste.
Në tryezën e 11 partive nuk u arrit një vendimmarrje e saktë për shtyrjen e zgjedhjeve. Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të lëshojë më shumë se dy javë.
Ndërkohë që negociatat nuk janë ndalur vetëm me takimin e krerëve të partive parlamentare. Kryeministri Rama ka kërkuar në mbledhje një takim “kokë më kokë” me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Me sa duket, dy forcat kryesore kanë vendosur që të sheshojnë mosmarrëveshjet, duke realizuar pakte jo me të gjitha forcat parlamentare. Takimi ka zgjatur deri në orën 01 e 17 minuta të mëngjesit të sotëm dhe mbajti pezull të gjithë qytetarët që prisnin një marrëveshje.
Pas daljes nga takimi Rama dhe Basha ishin të qeshur duke thënë se kishin rënë dakord për paketën McAllister Plus.
Edhe pse nuk u bë e ditur asnjë detaj, burime pranë dy partive bëjnë me dije se është rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve dhe për plotësimin e paketës McAllister Plus.
Basha tha se marrëveshja do të firmoset ditën e sotme dhe deri sapo kjo të bëhet nuk do të ketë më komunikime për mediat. Kur u pyet për shtyrjen e zgjedhjeve, Basha tha se edhe kjo pikë do të jetë sipas paketës McAllister Plus.
Këtë gjë e konfirmoi edhe Rama. Ajo që dihet është se përveç se do votohet vettingu do të kemi dhe ndryshime në qeveri. I pari që do të lerë postin do të jetë zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Po ashtu dhe kreu i KQZ duhet të jap dorëheqjen për t’ia lënë vendin një demokrati. Edhe pse opozita mori shumë favore, ajo që dihet tashmë është që nuk do të kemi qeveri teknike dhe as republikë të re./DITA
 
Perfundimisht politika dhe politikanet jane vk.deri dje ngulmonin ne tyren,dhe shaheshin si qent,sot shterngojn duart!
 
Perfundimisht politika dhe politikanet jane vk.deri dje ngulmonin ne tyren,dhe shaheshin si qent,sot shterngojn duart!

Thuaj shyqyr qe i shtrengojne.
Pak rendesi ka pse e bene, rendesi ka qe u moren vesh.
Populli eshte i lodhur prej vemendjes qe kane e qe ekspozojne.
 
Perfundimisht politika dhe politikanet jane vk.deri dje ngulmonin ne tyren,dhe shaheshin si qent,sot shterngojn duart!

E perse?
A po prisnim te gjithe nje marreveshje? A donim nje marreveshje?

C'rendesi ka si i zgjidhin politikisht , ajo qe ka rendesi per ne eshte te kemi qetesi!
Duhen pergezuar nga njera ane te dyja palet e nga tjetra duhet ti lesh zotin se treguan qe jane femije te papjekur ,sepse nuk arriten te gjejne nje pike te arte vete pa nderhyrjen e te medhenjve!
 
Ate pune qe mund ta benin shume me thjeshte e komplikuan sa me s'ka dhe ne fund prap se prap rane dakord, nese kane rene, dhe kjo fale nderkombetareve.

Kemi zanat ne me e kru veshin e majte me doren e djathte.
 
Ate pune qe mund ta benin shume me thjeshte e komplikuan sa me s'ka dhe ne fund prap se prap rane dakord, nese kane rene, dhe kjo fale nderkombetareve.

Kemi zanat ne me e kru veshin e majte me doren e djathte.

He se lojra politike jane, te gjithe brenda 1 thesi hajne
 
Tani si i bie qe Basha do jete zv kryeministri i Rames qe kerkonte ta hiqte?! :D

Ky eshte detaj i parendesishem.
Rendesi ka saluli na garaton voten.
Rendesi ka qe qytetari tani eshte mbret.
Rendesi ka qe republika e vjeter vdiq dhe lindi e reja.
Te gjitha keto fale cadres dhe salulit.
 
Ky eshte detaj i parendesishem.
Rendesi ka saluli na garaton voten.
Rendesi ka qe qytetari tani eshte mbret.
Rendesi ka qe republika e vjeter vdiq dhe lindi e reja.
Te gjitha keto fale cadres dhe salulit.

Kush tha qe Saluli garanton voten?-ja une per inate te tij,do i marre ca euro te mira LSI-se per voten time :p
 
Kush tha qe Saluli garanton voten?-ja une per inate te tij,do i marre ca euro te mira LSI-se per voten time :p

Sa pa lidhje ky koment....vazhdoni me kete rregull idiot dhe pastaj te bejme edhe shtet, edhe republike te re, edhe cte duam!

Filloni nga vetja e te shohin edhe politiqenerit se sjemi me mish per top!
 
Sa pa lidhje ky koment....vazhdoni me kete rregull idiot dhe pastaj te bejme edhe shtet, edhe republike te re, edhe cte duam!

Filloni nga vetja e te shohin edhe politiqenerit se sjemi me mish per top!

Pse pa lidhje?-nuk ishte e gjitha per te garantuar voten e lire?
Atehere une them qe asgje nuk ndalon shit-blerjen e votes..pazaret e votes do vazhdojn te jene,dhe shqipetaret do vazhdojn te shiten,dhe Saluli nuk garanton asnje vote.
 
Ja çfarë përmban paketa McAllister që u pranua sonte nga palët!

Përmbledhje e pikave kryesorë në propozimin e integruar (“McAllister Plus”)paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017

Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat do të garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
Droga:
Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.

dritare.net
 
Tani si i bie qe Basha do jete zv kryeministri i Rames qe kerkonte ta hiqte?! :D

Qyqa larg qoft :D
Ska kush tjeter ta marr maj marla@ nuk ka hajr ai vend kurr,
per menimin tem mA mir nje m... Te ri se sa ktyne dyve :)
 
Qyqa larg qoft :D
Ska kush tjeter ta marr maj marla@ nuk ka hajr ai vend kurr,
per menimin tem mA mir nje m... Te ri se sa ktyne dyve :)
Paketa thote kete:

Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita; po prit te degjojme pazarin qe kane bere

Gjithesesi mbetet kontradiktore per sa kohe nuk e duan Ramen per kryeminister. Nese pranojne qe rama te mbetet kryeminister i bie qe PD shef vetem interesa personale kolltuku.
 
Paketa thote kete:

Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita; po prit te degjojme pazarin qe kane bere

Ktu jam me ty atehere kjo esht shum e drejt edhë kishA ardh të votoja me gjith zmr :)
 
McAllister përshëndet marrëveshjen: Zgjidhjet arrihen gjithnjë me dialog
David-McAllister.jpg


David McAllister, politikani që solli i pari propozimin e krizës politike mes mazhorancës dhe opozitës ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, McAllister shpreh kënaqësinë që përpjekjet e përbashkëta të BE dhe SHBA rezultuan të suksesshme.

Sipas zyrtarit europian, mesazhi në këtë rast është se ‘zgjidhjet e qëndrueshme mund të arrihen vetëm kur qeveria dhe opozita dialogojnë drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe e kërkojnë diçka të tillë’.

gazeta-Shqip.
 
Ec e gjeje tani kujt ja ngulen Rama/Basha...... Nejse nje gje dihet me "siguri" Populli se ka ngrene jo :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top