Radioaktiviteti në shesh - në suaza të normales?

Ado

FISEBILIL-LAH
Analizat e arritura këto ditë, për cilësinë dhe mundësinë që graniti i shtruar në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë të jetë radioaktiv, tregojnë se gjithçka është në rregull, bën të ditur gazeta Express, duke u thirrur në burime të saj brenda Komunës së Prishtinës.

“Sipas raportit që kemi, shkalla e radioaktivitetit në ato pllaka të shtruara në shesh ka dalë të ketë kufi të pranueshëm, pasi që gjenden në ambient të hapur. Pra është në shkallën normale, nuk paraqesin rrezik për banorët”, ka burimi i kësaj gazete.

Megjithatë, zyrtarët komunalë nuk e kanë komentuar përmbajtjen finale të raportit. Zëdhënësi i Komunës, Muhamet Gashi, ka thënë se komisioni i caktuar për këtë rast është duke punuar për zbërthimin e raportit dhe në fund të javës do të kuptohet përmbajtja finale e tij. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top