Radhimë, kapet breshka ujore, specia e rrallë në Mesdhe

ida angel

:)
V.I.P
Radhimë, kapet breshka ujore, specia e rrallë në Mesdhe

VLORE-Një breshke ujore, ekzemplar i rrallë është kapur nga ana e peshkatarëve të Radhimës një ditë më parë, ndërkohë që është lënë e lirë përsëri në ujë. Sipas drejtuesit të qendrës së peshkimit në Orikum, Bashkim Durmishi, breshka është kapur brenda gjirit nga ana e peshkatarëve, të cilët e kanë pikasur në rrjetën e tyre gjatë momentit që po mblidhnin rrjetat.
1469858_578169128899101_527467553_n.jpg

Breshka nuk ka pasur asnjë targetë përsipër dhe kanë qenë profesorët shqiptar që i kanë vendosur një të tillë në një prej këmbëve të breshkës me kodin AL. Sipas biologut Idriz Haxhiu, breshka është një specie e njohur për Mesdheun edhe pse ka disa specifika të veçanta si përshembull numri më i madh i ndarjeve që ka një breshkë normale. Haxhiu shton se edhe pse ka rastisur shpeshherë që breshka të tilla të bien në rrjetat e peshkatarëve shqiptar, në asnjë rast nuk janë gjetur raste ku shumimi të bëhet në bregdetin shqiptar, por në vende të afërta si Greqia apo Italia, ndërkohë që vitet e fundit po shihen shpeshherë raste të tilla.

Kjo lloj breshke shkon deri në 250 vjet, por ky ekzemplar është i vogël. Ka qënë Vilma Pirolli biologe dhe studiuese breshkash, e cila në bashkëpunim me qendrën e peshkimit dhe profesor ë tjerë kanë bërë të mundur lëshimin e saj përsëri në ujë.

Në qendrën e peshkimit të Radhimës, janë të shumta rastet kur peshkatarët kanë sjellë krijesa të veçanta ku rasti më i fundit është ai një breshke shumë vjeçare që kishte një targetë të Napolit.
Breshka u kap nga rrjetat e peshkatarve dhe me pas u la e lir perseri ne det..!
(BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top