Qyteti lundrues

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Qyteti lundrues
Një qytet i vërtetë lundrues është projektuar nga një firmë amerikane, e cila po përpiqet të gjejë tashmë një financues të projektit për ndërtimin e kryqëzorit më të madh të historisë.

Me 25 kate dhe një aeroport mbi të, "superkryqëzori" pritet të jetë i pajisur me absolutisht gjithçka ofron një qytet.

Në projektin e kompanisë me qendër në Florida, "Freedom Ship" do të jetë e pajisur me shkolla, spitale, galeri arti, dyqane, parqe të brendshme, akuariume, kazino, kinema, teatër, fusha sportive, restorante e bare të shumta.

Kryqëzori do të ketë një kapacitet prej 50 mijë personash nëse do të realizohet, por për të ndërtuar këtë përbindësh të detit do të nevojiten 10 miliardë dollarë investim.

fr1.jpg

Me një peshë prej 2,7 milionë tonësh, qyteti lundrues do të jetë shumë i rëndë për t'u ankoruar ndonjëherë në ndonjë port, ndaj ai do të qëndrojë gjithmonë në det të hapur, teksa do të bëjë një xhiro të plotë të botës çdo dy vjet.

fr2.jpg


fr3.jpg


Kuptueshëm, një strukturë e tillë do të kishte nevojë për një sasi të paimagjinueshme karburanti për të funksionuar, ndaj plani parashikon që për motorët të përdoret energjia diellore dhe një metodë novatore e shndërrimit të forcës së dallgëve në energji.

fr4.jpg


top-channel

p.s. pak me pare lexuam per hotelin ne hapesir tani doli qyteti qe lundron :D..c'paskan qene kjo arkitektet mor aman:p, gjthss, ky qyteti s' me pelqeka hic.
 
Titulli: Qyteti lundrues

As mua nuk me pelqen hic..
 
Titulli: Freedom Ship", qyteti që lundron

ne te provojme njehere CROCIEREN ,Pa te njohim keto siperfaqe galante.heret jemi pse jo .tash s'asht vone bre
 
Titulli: Freedom Ship", qyteti që lundron

Ckuptim ka ta shohim e mos ta provojme, fantazia nuk permbush kenaqesin e te qenit vertet, e kot dhe te fantazosh... lere fare s'eshte per ne....sqenka gje...
 
Titulli: Qyteti lundrues

vetem duhet gjetur nje kapiten i zoti , se te tjerat u rregullluan . Sa gjigand !!
 
Titulli: Qyteti lundrues

bukur shume..!!
Te "interrnojme" ca qenie sociale qe na kan merzit ne toke..ahhahahahahahahahaa :)))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top