Qeveria të kujdeset për shqiptarët e Luginës së Preshevës

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Qeveria të kujdeset për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Derisa në Beograd është e hapur Qendra Koordinuese për serbët e Kosovës, një zyrë të tillë në Prishtinë duhet ta hap edhe Qeveria e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kështu u shprehën, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë Ragmi Mustafa dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pak ditë pasi kryeministri Hashim Thaçi kishte refuzuar që ta hap një zyrë të tillë.
"Shqiptarët e Luginës së Preshevës jo që kanë nevojë për një mbështetje të tillë të subjekteve politike siç po bënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kanë nevojë edhe për mbështetje institucionale. Tek e fundit veprimi i reciprocitetit politik duhet të zbatohet ashtu siç Beogradi ka një qendër koordinuese për serbët e Kosovës, po edhe Prishtina duhet të ketë për Luginën e Preshevës", deklaroi sot në Prishtinë, kryetari i PDSH-së së Luginës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Ndërsa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se çdo qeveri në botë ka obligim të kujdeset për qytetarët e saj, por edhe për ata që jetojnë jashtë kufijve të vendit.
"ثshtë në natyrën e punës dhe të obligimeve të qeverive në bazë të funksionit të tyre që të interesohen për qytetarët e vet në kuptimin e kufijve politik dhe administrativ, por edhe qytetarët që ndodhën jashtë këtyre kufijve ku do që janë ata", deklaroi kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Nisma për hapjen e një zyreje koordinuese për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës kishte dal ditë më parë nga kreu i AAK-së Haradinaj, por një gjë e tillë tani për tani është refuzuar nga kryeministri Thaçi me arsyetim se ende nuk janë pjekur kushtet.


alsat-m
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top