Qerpikët artificial prapë në modë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Në fillim, qerpikët dramatik artificial ishin gjë qesharake dhe kohëve të fundit i përdornin kryesisht bukuroshet e plakura që ende jetojnë në të 60-at, transvestitët dhe princeshat e showbizit.

Vitet e fundit, qerpikët artificial po përjetojnë renesancën. Ata janë bërë të domosdoshme në interesimin e përditshëm me bukurinë femërore. Tash qerpikët artificial janë pranuar mirë dhe janë popullarizuar ndërsa së fundi kishim rastin të shohim edhe Michelle Obama duke i promovuar. Shitja e qerpikëve artificial në tërë botën është shtuar ndërkaq gratë po i përdorin me shumë vetëbesim.

Në tërë botën po hapen qendrat kozmetike të bukurisë, të cilët ekskluzivisht iu dedikohen vendosjes së qerpikëve artificial ndërsa tregu u vërshua me maska speciale që premtojnë volum të tyre. Nëse gjërat artificial s’janë për ju dhe dëshironi të mbesni natyral, ndoshta do t’iu interesojë një preparat i ri. Në pyetje është Latisse- pije speciale që përmban enzima që ndihmojnë që qerpikët të rriten më shumë dhe të marrin ngjyrë më të mbylltë.

Trendi i popullaritetit të qerpikëve artificial vazhdon, ndërsa gratë të cilat i përdorin të gjitha përparësitë që i krijojnë këto shtesa thonë se ndjehen më të reja, më të bukura dhe më tërheqëse. Sipas disa hulumtimeve, shumica prej këtyre grave hoqën dorë nga ndërhyrjet kirurgjike si heqja e rrudhave rreth syve, pasi që filluan të përdorin qerpikët artificial.

spekter*
 
Qerpiket fallso

Per te pasur qerpike me te dendur dhe me gjata, per nje shikim sensuale, mund te aplikohen qerpiket fallso te cilet kane efekt natyral. Ja sesi mund ti aplikoni:
Me ndihmen e nje piskatoreje, duhet te njomni pjesen e fundit ku ngjiten me qerpiket tuaj.
Terhiqni syrin me drejtim nga jashte, per ta mbajtur ne kete menyre te pa levizur, filloni aplikimin duke i ngjitur qerpiket ne cepin e brendeshem te syrit.
Ekzistojne shume lloje qerpikesh, shume te dendur, shume te gjate, me aplikacione te ndryshme, zgjedhja eshte juaja, kush ju pershtatet me shume juve dhe tipit te festes.SB
Machiaj_indraznet_pentru_mirese_gene_false_roz_PINK18595.jpg
370_2_gene_false.jpg
2d27gqh.jpg
servicii-servicii-gene%20false.jpg
 
Titulli: Qerpiket fallso

po te jene shume te gjate ngjan si manekin..se di, sme terheqin fare...
 
Pe: Qerpikët artificial prapë në modë

Une jam pak demode per keta gjerat e shtuara duke filluar nga qerpiket dhe duke mbaruar tek floket...Kam vene re se shtojne floket,me fije nga me te dnryshme,te gjata etj etj..Mua sme pelqejne,as venia e qerpikeve as venia e thojve,zakonisht jam gjithmone e me shume pro natyrales...Mir apo keq kam qejf ti le ashtu sic i kam,origjinaliteti sado i keq apo i pabukur te jete,ka dicka te mire aty,se jane pjese e jotja...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top