Ado
FISEBILIL-LAH
Qëndrimi zyrtar i Malit të Zi për nismën e Serbisë, që nga Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të kërkojë mendimin për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të bëhet i ditur në muajin tetor, kur kjo temë të jetë në rendin e ditës në Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar presidenti malazez, Filip Vujanoviq.
Vujanoviq, i cili ndodhet në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë për televizionin shtetëror malazez se, “nuk ka asnjë lloj arsye që Mali i Zi ta thotë qëndrimin zyrtar rreth një teme, derisa për atë temë diskutohet ende”. /Telegrafi/