Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

HYSEEN

Anëtar i ri
Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

E marte 21 Shkurt 2012 10:22
Largo këto pesë cilësi negative që të gjykosh drejt gjërat (dhe rrjedhimisht të gjykohesh drejt):
1. Qortimin
Shmangu nga qortimi i shokëve, prindërve, liderëve, ngase qortimi kufizon veprimet tua. Kur ti qorton të tjerët, sikur ua jep mundësinë e mposhtjes tënde, kështu, bën mirë të ndalesh nga qortimi dhe barti vet përgjegjësitë e jetës sate. Kësisoj, merr në duart tua çështjen tënde dhe hulumton për rrugën e cila të mundëson përmirësimin e kushteve të jetës. Vetëm kështu mund të ndihesh i qetë dhe komod.
2. Krahasimi
Ndonjëherë veten e krahasojmë me të tjerët, kështu që gjithmonë jemi humbës dhe përjetojmë një ngushtim shpirtëror.
Andaj, stop krahasimit!
Më mirë krahasoje gjendjen tënde të tanishme dhe gjendjen në të cilën mund të jesh në të ardhmen. Kërko për mundësi që të sigurojnë një jetesë më të mirë dhe fokusohu në kapacitetet e personalitetit tënd dhe zhvillimin e tyre.
3. Jeta e së kaluarës
Nëse jetojmë ende me të kaluarën, atëherë as e tanishmja dhe as e ardhmja nuk do të ndërrojnë. Këtu qëndron shkaku i dështimit. Të kaluarës duhet t’i referohemi vetëm për marrje mësim nga gjërat që na kanë ndodhur.
4. Kritika
Lëri kritikat, ngase kritika sjell vetëm reagime negative. Në vend se të merresh me të metat e tyre, kujto gjëra të mira që kanë dhe trajto njerëzit me të butë, ngase vetëm kështu përparohet!
5. Dukuria e ‘Unë’-s
Nëse do që të tjerët të tallen me ty, gjithmonë fol veç për veten tënde. Një fjalë e urtë thotë: ‘Folu njerëzve për vete, të dëgjojnë, folu atyre për veten e tyre, të duan!’

Marrë nga Kuvvetu-t-tehakkumi bi-dh-dhat të Dr. Ibrahim Fekiut. /Sedat Islami/
 
Titulli: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty THJESHT, JI VETVETJA...
 
Pe: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

si i bohet qe un skam qef qe te tjeter te kene mendim te mir per mu ?

Pse duhet te sillem sic duan te tjeret qe te kene mendim te mir per mu ?

as qe sme bjen menja hic fare... kam karakterin tim, personalitetin tim dhe veset e mia. Hapem me ke dua un dhe me ke ja vlen dhe jo me te gjith...
 
Titulli: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

E marte 21 Shkurt 2012 10:22
Largo këto pesë cilësi negative që të gjykosh drejt gjërat (dhe rrjedhimisht të gjykohesh drejt):
1. Qortimin
Shmangu nga qortimi i shokëve, prindërve, liderëve, ngase qortimi kufizon veprimet tua. Kur ti qorton të tjerët, sikur ua jep mundësinë e mposhtjes tënde, kështu, bën mirë të ndalesh nga qortimi dhe barti vet përgjegjësitë e jetës sate. Kësisoj, merr në duart tua çështjen tënde dhe hulumton për rrugën e cila të mundëson përmirësimin e kushteve të jetës. Vetëm kështu mund të ndihesh i qetë dhe komod.

4. Kritika
Lëri kritikat, ngase kritika sjell vetëm reagime negative. Në vend se të merresh me të metat e tyre, kujto gjëra të mira që kanë dhe trajto njerëzit me të butë, ngase vetëm kështu përparohet!
/Sedat Islami/

Qe ta dije mire e mire mileti Qortimi dhe Kritika nuk jane cilesi negative ngase jane koncepte shume te gjera te cilat varesisht nga kendveshtrimi munde te jene shume pozitive dhe shume negative, pra ato nuk munde te cilesohen vetem si negative.

Nese nisemi nga te kuptuarit e thelbit te fjaleve qortim dhe kritik do e kuptojme se ato nuk kan preferenca negative:

QORTOJ kal.
1. I flas dikujt për një faj a për një gabim që ka
bërë, i shpreh pakënaqësinë për një faj a për një
gabim, duke i kërkuar të mos e përsëritë më.
Qorton fëmijën. E qortoi rëndë.
2. I jap një masë të lehtë ndëshkimi, duke i
tërhequr vërejtjen për një gabim a për një faj që ka
bërë. E kanë qortuar dy herë para kolektivit.
3. Ndreq gabimet e një detyre, hartimi etj. Qortoj
gabimet. Qorton fletoret e nxënësve.

Megjithate njeriu i mire, miku i mire, prindi i mire bene qortimet dhe te qorton kur je gabim, jo nga arsyeja se deshiron te keqen tende por nga arsyeja qe mes qortimit deshiron te te ktheje ne te mbaren dhe te te permiresoj. Pra, pa qortimin (diskutimin) e nenes femija veshtire se do merrte mesimein e duhur dhe te vlefshem per jete.

KRITIKث f. sh.
1. Shoshitja a analiza që i bëhet një pune, një
veprimi ose sjelljes së dikujt, duke vlerësuar anët e
mira dhe kryesisht duke zbuluar e duke vënë në
dukje të metat e gabimet, me qëllim që të ndreqen;
armë revolucionare dhe forcë lëvizëse e shoqërisë
sonë, që përdoret për të ndrequr të metat e
gabimet në punë, në shoqëri e në familje dhe për
të ecur përpara. Kritikë e shëndoshë (parimore, e
hapur). Kritikë e fort ë(e ashpër, e butë). Kritikë e
sëmurë. Kritikë paralele. Kritikë shoqërore.
Forcimi i kritikës. Kritika dhe autokritika. Kritika
nga poshtë lart (nga lart poshtë). Bëj kritikë
kritikoj. Mbyt (shtyp) kritikën. Gjallërohet kritika.


Nga vet domethenja e fjales kritike kuptojme se sa e rendesishme eshte ne zhvillimin e shoqerise njerezore. Diverziteti dhe kritika eshte nena dhe promotori i pare i zhvillimit te nje shoqerie te shendoshe.



U mora vetem me keto dy ceshtje te cilat jane komplet gabim per mos tu marre me te tjerat. Pra absolutizmi dhe gjeneralizimi i gjerave jane komplet gabim. Cdo gje e tepruar eshte helmuese dhe toksike madje edhe edukata. Andaj asnje gje nuk eshte absolute.

Kaq sa per fillim.
 
Titulli: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Qe te tjeret te kene mendim te mire per ty .........thjesht sillu keq ............keshtu funksionon sot
 
Titulli: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Po u tregove i "sincerte" te tjeret do t'kene mendim te mire per ty lol
 
Titulli: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Edhe per kto qenkan nxjerr studime :p :p :p

Qe te tjeret te sillen mir me ty THJESHT JI VETVETJA........
 
Pe: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Qe te tjeret te ken mendim te mir per mua, me mir mos te jem me ata shpesh...

Sinqeriteti dhe besnikeria luajn rolin kryesor ne mesin njerezor... Nese keto nuk ekzistojn, qna duhet mes tjereve?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Ji Modest, i thjeshte :)....Megjithate opinioni eshte i predispozuar te mos mendoj mire per ty asnjehere...cfardo qe te besh, sido qe te sillesh...se je vetvetja apo jo, opinioni kritikon, paragjykon, sepse kjo eshte puna e tij :p.........Por nese ne vlersojm veten, kemi nje mendim te mire per veten (jo superior se ndryshon) atehere edhe mendimet e te tjerve do jen ne kete drejtim.................Por nuk duhet te veprojm te imponuar apo nga deshira per te qen ne "favoret" dhe "pelqimet" e te tjereve..........kjo tregon pasiguri.....keshtu mendoj un te pakten :D

Ai studim me siper me duket me shume per te qen nje njeri pozitiv sesa per ate qe thote....se psh...Krahesimi, nuk e ka gabim, nuk duhet te krahesojm veten me te tjeret ...ose jeten e tjetrit me tonen....kjo nuk te ben ambicioz por cinik..........Ndersa;

Qortimin do ta zvendesoja me Viktimizimin.....viktimizimi eshte nje cilesi negative dhe tregon karakter te dobet.

Kritiken do e zvendesoja me Kokefortesin.....kokefortesia e tepruar kalon ne injorance dhe tregon karakter te paformuar mire.


 
Pe: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Dhe po s'paten mendim te mire per mua,.do gjeje force ta peballoj..LOL...
Besoj qe nuk duhet vrare mendja shume,..thjeshte mos i bej tjetrit ate qe s'do te pelqente te ta benin ty,..kaq..
Mendoj qe nuk duhet lene hapsir gjithkujt rreth teje,,te shprehet e te kete konsiderat qofte pozitive apo negative,,konsiderata..se behesh si tabel shenimesh,qortimesh,,vlersimesh..:p...

 
Pe: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Nuk me intereson shume qe te tjeret te kene mendim te mire per mua, me intereson shume me teper qe une ne cdo gje qe bej te jem ne paqe me vetveten e nese patjeter dikush duhet te kete mendim te mire per mua atehere do me interesonte qe njerezit te cilet dua te kene mendim te mire per mua e ata per te cilet nuk kam respekt do me pelqente me shume te mos kishin mendim te mire per mua :).
Une personalisht nuk kam shume respekt per shumicen e njerezve keshtu qe do ishte me se normale qe kjo shumice te mos kishte mendim te mire per mua ;)
 
Pe: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Nese je ne rregull me veten.. ndergjegja eshte dhe rri e paster.. çfare rendesie kane se çfare thone te tjeret..!!
E rendesishme sot eshte familja dhe nese çdo gje eshte mire me njerzit qe do.. si kane ardhur kohet.. te tjeret as nuk kalkulohen me..
Me mjaftojne mendimet e mira te njerezve qe dua dhe me duan.. per te tjeret as nuk behem merak.. :)
 
Pe: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Pse duhet te kete kaq rendesi te dalesh i mir me tjeret??...Pse paska kaq rendesi mendimi i mir i tjereve per ty??...Njeriu ben ate qe ndjen,sillet sic i duket atij e pershtatshme,kur sillesh me spontanitet edhe kush ka mend e kupton e te vlereson...Sot te jesh i mir=hipokrizi...Kjo vleresohet,duhet te thuash lajka,te besh lavderime,qe te jesh i mir,keshtu edhe tjetri genjehet se ti je ''vertet i mir'' edhe genjen veten,''me duan te gjithe,e mendojne mire te gjithe'':)...
Ne fakt sme intereson te jem e mir me askend,as te dukem e mire,as qe te tjeret te me mendojne mire,per mua le te mendojne cte duan,sme intereson,por ama kam qejf kur mi thone ne sy...Aty e shoh kush eshte i mir e kush jo...
 
Pe: Që tjerët të kenë mendim të mirë për ty

Une dua te jem e mire,e dhimbshme,,e bute dhe e afte te percjell dashuri tek njerzit qe une vertet i dua,,i respektoj i vlersoj...dhe jane pjes e jetes sime...(familja ime,,prinderit e mij,,vellezrit motrat,,shoqeria ngushte,,per keta njerez do beja gjithcka qe mos ti lendoja,,do afroja veten dhe me shume per ti pare te lumtur,,,dhe duke qene se kata njerez jane pjes e shpirtit e jetes dhe ekzistences sime shpirterore,,atehere me intereson qe keta njerez te kene mendime te mira per mua,,te me kthejne dashurin,,vlersimin dhe besushmerin e tyre,.jo si kushte por si ndjenje,,sepse une jetoj me shpirtin plote jete , pikerishte nga dashuria e tyre kundrejt meje,.)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top