Publikohet lista kundër Qipros

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Josip Kuzhe e ka publikuar listën e futbollistëve të Kombëtares shqiptare, të ftuar për ndeshjen miqësore të 12 gushtit kundër Qipros. Janë 20 futbollistë që janë grumbulluar nga trajneri kroat. Ndër të ftuarit, shihet mungesa “surprizë” e treshes Kapllani, Berisha e Bylykbashi, ndërsa mund të vërejmë edhe një fytyrë të re, mbrojtësin e Flamurtarit të Vlorës, Franc Veliu.

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhe, e ka publikuar të enjten listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore kundër Qipros. Trajneri kroat ka ftuar 20 futbollistë, për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, me 12 gusht në ora 19:00. Kuqezinjtë do të grumbullohen të dielën dhe do të akomodohen në Hotel “Tirana International”, ndërsa stërvitjen e parë do ta kenë të hënën, më 10 gusht në ora 10.

Ndër futbollistët e ftuar, shihet mungesa “surprizë” e treshes Kapllani, Berisha e Bylykbashi, ndërsa mund të vërejmë një edhe një fytyrë të re, mbrojtësin e Flamurtarit të Vlorës, Franc Veliu, e cila është risia e Kuzhes në listën e tij.

Edhe pse ende pa ekip, edhe Ervin Skela është ftuar në Kombëtare, ashtu si Klodian Duro, i cili së fundmi u transferua te Apollon Limasol në Qipro. Veterani Erjon Bogdani është në vijën e parë të sulmit me Hamdi Salihin.

Mesfushori durrsak Emiljano Vila, i huazuar nga Dinamoja e Zagrebit, tek ekipi i kampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagreb, rikonfirmoi vendin e tij, pas debutimit thuajse perfekt në ndeshjen kundër Gjeorgjisë. Edhe mesfushori i Tiranës, Jetmir Sefa, thuajse e ka “blinduar” vendin e tij në përfaqësuese, ashtu si Elis Bakaj e Gilman Lika (i transferuar te Boluspor në Turqi).

Kapiteni zyrtar i Shqipërisë, Altin Lala, edhe këtë radhë nuk e ka fatin të jetë nën urdhrat e Kuzhes, madje nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar qysh kur kroati ka marrë drejtimin e Kombëtares. Lala, aktualisht në shërim e sipër nga një dëmtim muskulor, nuk ishte as në grumbullimin kundër Portugalisë e Gjeorgjisë.

Sa u përket mungesave të tjera, vërehen emrat e Endri Vrapit (Dinamo) dhe Admir Telit (luan në Azerbajxhan me Karabak). Në mesfushë, emri që bie në sy që mungon është ai i kapitenit të Krivbasit në Ukrainë, Dorian Bylykbashi.

Kjo është hera e katërt që Shqipëria do të përballet me Qipron, të gjitha miqësore. Ky ekip gjendet në pozitën e 73-të (445 pikë) në renditjen e përgjithshme të FIFA-s dhe në të 37-ën në atë të UEFA-s.

Në tri ndeshjet e para, Kuqezinjtë kanë humbur dy herë (në Qipro) e barazuar një herë, në Tiranë. Takimi i parë daton më 19 gusht 1998, kur shqiptarët humbën 3-2 në Nicosia; i dyti është luajtur në Tiranë, më 15 gusht 2000 (0-0), ndërsa i treti dhe i fundit, më 18 gusht 2004, kur fitoi Qiproja 2-1. Shqipëria ka shënuar 3 gola dhe ka pësuar 5 të tilla ndaj qipriotëve.

Lista e futbollistëve të ftuar për miqësoren ndaj Qipros:
Portierë: Isli Hidi (FC Kryvbas Kryvyi Rih) e Samir Ujkani (FC Novara);
Mbrojtës: Kristi Vangjeli (Aris Selanik), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Elvin Beqiri (KF Vllaznia), Andi Lila (KF Tirana), Franc Veliu (KF Flamurtari), Debatik Curri (Vorskla Poltava), Ervin Bulku (FC Kryvbas Kryvyi Rih);
Mesfushorë: Ervin Skela (Energie Cottbus), Gilman Lika (FC Boluspor), Lorik Cana (FC Sunderland), Ansi Agolli (FC Kryvbas Kryvyi Rih), Jemir Sefa (KF Tirana), Emiljan Vila (Dinamo Zagreb), Klodian Duro (Apollon Limassol), Jahmir Hyka (FSV Mainz 05);
Sulmues: Hamdi Salihi (SV Ried), Elis Bakaj (KF Dinamo) e Erjon Bogdani (Chievo Verona).

Gazetaexpress
 
Kombetarja, Veliu i Flamurtarit, emri me i ri

Futbollisti i Flamurtarit, Franc Veliu eshte elementi i ri ne listen anti-Qipro te publikuar nga trajneri i kombetares shqiptare, Josif Kuzhe.

Ndersa bien ne sy mungesat e Kapllanit, Berishes dhe Bylykbashit. Forma e mire e mbrojtesit vlonjat ne ndeshjet e Europa Lige duket se e ka bindur kroatin Kuzhe t’i jape nje shans edhe ne skuadren perfaqesuese. Portieret do te jene te njejtet, Isli Hidi dhe Samir Ujkani.


Edhe reparti i mbrojtjes nuk ka ndryshuar, duke filluar qe nga Vangjeli, Curri, Dallku, Beqiri dhe Lila. Edhe pse vazhdon te jete ende pa ekip, Ervin Skela nuk eshte lene jashte listes nga Kuzhes. Lorik Cana do te mberrije ne Shqiperi per here te pare pas transferimit te tij te Sanderlendi ne Premier Lige.


Grumbullimi i kombetares shqiptare do te nise me 9 gusht ndersa miqesorja kunder Qipros do te zhvillohet ne 12 gusht.
*tch*
 
Kapllani-Berisha, mungesat e mëdha në miqësoren me Qipron





Kuzhe lë jashtë takimit të 12 gushtit edhe Telin, Vrapin e Bylykbashin


Miqësorja e 12 gushtit me Qipron ka krijuar edhe një ide të qartë të futbollistëve që nuk shihen si të sigurt në Kombëtaren shqiptare. Pas afro 48 orëve në Tiranë, trajneri Josip Kuzhe publikoi listën me emrat që do të ketë në dispozicion për ndeshjen që do të luhet në orën 19.00 në stadiumin "Qemal Stafa". Mungesa më të mëdha (ende nuk mund të flitet për përjashtime) janë padyshim Edmond Kapllani dhe Besart Berisha. Dy sulmuesit, që në sezonin e ri do të militojnë në Bundesligën II gjermane, përkatësisht me Augsburgun dhe Arminia Bielefeld, janë "sakrifikuar" për t‘u lënë hapësira të rinjve Gilman Lika dhe Elis Bakaj. Kjo, pavarësisht faktit se vëzhgimi i tyre në aksion ka qenë i pamjaftueshëm. Kapllani nuk kishte asnjë hapësirë në sfidën eliminatore të 6 qershorit me Portugalinë, ndërsa në miqësoren e katër ditëve më pas me Gjeorgjinë ai qëndroi në fushë vetëm 54 minuta. Në anën tjetër, Berisha u aktivizua 180 sekonda si zëvendësues i Duros përballë luzitanëve, ndërsa me gjeorgjianët luajti 45 minuta, duke e nisur takimin nga stoli si alternativë e Bakajt.

Por, kundër Qipros jashtë skuadrës janë lënë edhe tri futbollistë të tjerë: bëhet fjalë për Admir Telin, Endrit Vrapin dhe Dorian Bylykbashin. Dy të parët kanë qenë pjesë e përhershme e skuadrës deri në këtë sfidë, por janë detyruar të hapin "krahun" për thirrjen e parë në Kombëtaren "A" të mbrojtësit të Flamurtarit, Franc Veliu. E kundërta ndodh me Dorian Bylykbashin, që pas "përjashtimeve" nga Oto Bariç e Ari Han nuk ka bindur as Kuzhenë. Elbasanasi i Krivbas luajti 45 minuta pa shkëlqyer në miqësoren me Gjeorgjinë. Në kuadrin e rinovimit të skuadrës, duke përfituar edhe nga mungesa e Altin Lalës në mesfushë (për shkak dëmtimi), trajneri kroat grumbulloi edhe Emiljano Vilën e Dinamos së Zagrebit (luan në formë huazimi te Lokomotiva e Zagrebit) dhe Jetmir Sefën e Tiranës në mesfushë, përkrah Jahmir Hykës.

Për sa i takon pjesës tjetër të skuadrës, asgjë nuk ka ndryshuar. Në portë, përkrah Isli Hidit, i cili ka marrë një tjetër shans pas gabimit që i kushtoi Shqipërisë humbjen me Portugalinë, do të jetë edhe Samir Ujkani. Përveç Dallkut, Currit e Vangjelit, "nën armë" janë thirrur edhe Elvin Beqiri i Vllaznisë dhe Andi Lila i Tiranës. Në mesfushë nuk kishin si të mungonin Skela, Cana, Duro, Bulku e Agolli, ndërsa lojtarët kryesorë në repartin ofensiv janë Bogdani e Salihi.

Mes 20 të përzgjedhurve nga Kuzhe, vetëm pesë prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar. Skuadra më e përfaqësuar nga Superiorja është Tirana me dy futbollistë (Lila e Sefa), ndërsa Dinamo, Vllaznia e Flamurtari kanë nga një element.



Lista e Kombëtares

1. Isli Hidi (Krivbas)

2. Samir Ujkani (Novara)

3. Kristi Vangjeli (Aris)

4. Armend Dallku (Vorskla)

5. Elvin Beqiri (Vllaznia)

6. Andi Lila (Tirana)

7. Franc Veliu (Flamurtari)

8. Debatik Curri (Vorskla)

9. Ervin Bulku (Krivbas)

10. Ervin Skela (Pa skuadër)

11. Gilman Lika (Boluspor)

12. Lorik Cana (Sandërland)

13. Ansi Agolli (Krivbas)

14. Jetmir Sefa (Tirana)

15. Emiljano Vila (Lokomotiv Z.)

16. Klodian Duro (Apollon L)

17. Jahmir Hyka (Mainc 05)

18. Hamdi Salihi (Ried)

19. Elis Bakaj (Dinamo)

20. Erjon Bogdani (Kievo)

Trajner: Josip KUZHE

Deklarata

Josip Kuzhe: Skuadrës i duhen edhe katër të rinj

Përfshirja e tetë lojtarëve të rinj në listën me 20 të grumbulluarit për miqësoren me Qipron duket se nuk e ka kënaqur trajnerin Josip Kuzhe. Kroati 56-vjeçar vazhdon të jetë në kërkim të elementëve të rinj, për të rinovuar Kombëtaren. Pas dy ndeshjeve të para në krye të stolit kuqezi, ai ka krijuar një ide të qartë rreth kontingjentit aktual dhe nevojave të ekipit për të ardhmen. Në vizionin e teknikut duhen të paktën katër lojtarë të rinj. "Kur erdha në fillim nuk kisha një ide të qartë për lojtarët dhe kualitetin e tyre. Tani pas dy muajsh, situata është ndryshe", deklaroi Kuzhe për "Top Channel". "Do të fillojmë të ndërtojmë skuadrën për t‘u përmirësuar për edicionin e ri. Kam një program që do t‘ia paraqis federatës, ku do të kërkoj edhe përforcime: një mbrojtës qendre, një mesfushor me tipare mbrojtëse, një mesfushor krahu dhe mundësisht një sulmues të fortë. Miqësoret na ndihmojnë për të eksperimentuar skema të reja loje dhe në testimin e lojtarëve të rinj. Por nuk kemi shumë kohë, duhet të përgatitemi për ndeshjen eliminatore me Danimarkën dhe Suedinë". Objektivat për dy sfidat e mbetura në grupin eliminator të Botërorit 2010 nuk janë ambiciozë. Kjo edhe për shkak të forcës së kundërshtarëve dhe objektivave që ata kanë: "ثshtë e vështirë që të fitojmë me këto dy ekipe, pasi ato janë shumë të motivuara. Shqipëria ka elementë për të ecur përpara dhe një faktor që ndikon është motivimi dhe entuziazmi. Këtë atmosferë e kemi dhe së bashku me skuadrën, stafin, tifozët e federatën mund të përmirësohemi për të ecur përpara. Eliminatoret e ardhshme të Europianit duhet t‘i marrim më seriozisht", përfundoi trajneri i përfaqësueses.


*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top