PTK shkon në privatizim, vlera mbi 700 milionë euro

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria e Kosovës ka vendosur që vendosur të privatizojë Postën dhe Telekomin e Kosovës dhe operatorin mobil “Vala”, vlera e të cilave nga ekspertë është përcaktuar rreth 700 deri në 800 milionë euro.

“Qeveria e Kosovës po merr një vendim shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të Kosovës. Ky vendim hap mundësi të përfshirjes së sektorit privat të shërbimit të telefonisë fikse dhe mobile të ndërmarrjes publike, PTK”, tha kryeministri Thaçi.

Sipas kryeministrit Hashim Thaçi, Telekomi i Kosovës dhe “Vala” paraqesin asete tërheqëse, të afta për të nxitur interesim të madh dhe kapital të konsiderueshëm privat.

“Qeveria beson se ky vendim do të nxisë dhe mundësojë edhe një numër të projekteve të mëdha në infrastrukturës. Privatizimi i ‘Valës’ dhe telekomit do t’i përcjellë standardet më të larta të transparencës dhe konkurrencës, përmes një procesi të hapur dhe profesional ofertues”, tha ai.

Ministri I Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se vendimmarrja për të shqyrtuar pjesëmarrjen e sektorit privat në këtë sektor është e domosdoshme, mbase edhe e vonuar.

“Qeveria duhet të shqyrtojë një formë të pjesëmarrjes së sektorit privat në PTK nëpërmjet privatizimit të plotë ose të mesëm, ose në ndonjë formë tjetër të përfshirjes së sektorit privat në këtë sektor”.

Prandaj ai propozoi që të formohet një Komision ndërministror, i cili do të përgatis konkursin për kompaninë këshillëdhënëse ndërkombëtar ndrsa ky komision do të përbëhet nga ai, ministri Fatmir Limaj, Lutfi Zharku, Sadri Ferati dhe Nenad Rasic. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top