Pse sjellja dhe e folura e shqiptarëve është e keqe

Ishalla bëhet temë virale qo se si shumë urtë po rrimë 😛
virale behet vetem nese do nisim te permendin kush ka sjellje te keqe nder anetare. Perndryshe s'ka shance te eci shume si teme :p
 
Ishalla bëhet temë virale qo se si shumë urtë po rrimë 😛
po ti kishim ardh cik mbas avazit hapesit te temes do kishte shku tema me 400 komente ... po na u regj lekura tani spo na ben me pershtypje 😝
 
virale behet vetem nese do nisim te permendin kush ka sjellje te keqe nder anetare. Perndryshe s'ka shance te eci shume si teme :p
@Punk1 mizerja vetëm ti keqtrajtoj antarët di 😛
@Vajza apapapa grifsh është kur flet
Sidomos ajo Bebw e tmerrshme fare 😝

Kemi dhe të tjerë po kaq kaq se plas keq pastaj 😝😂
 
po ti kishim ardh cik mbas avazit hapesit te temes do kishte shku tema me 400 komente ... po na u regj lekura tani spo na ben me pershtypje 😝
S'ka frymëzim më njeri për sherr më pfffff 😂sa s'më rrihet mua pa parë çik debat konstruktiv 😝
Po mos i ktheni kurrizin rrezeve të mija thahuni dhe le të plasin betejat 😝😝
 
@Punk1 mizerja vetëm ti keqtrajtoj antarët di 😛
@Vajza apapapa grifsh është kur flet
Sidomos ajo Bebw e tmerrshme fare 😝

Kemi dhe të tjerë po kaq kaq se plas keq pastaj 😝😂
Une nuk keqtrajtoj asnji ... u them te verteten sipas menyres time 😁
U pelqen apo jo , eshte tjeter ceshtje 😜
 
Se di vallahi pse kjo teme , mua ketu ku jam kür me degjojn qe flas gjuhen shqipe italianet me thonë qe eshte shum affascinante si gjuh.
Tani se di a jam une që e bëj të tille ☺️
Nuk është fjala për muzikalitetin e gjuhës por për sjelljen pra dhe gjuha është e keqe kur sjellja është e keqe, shkojnë bashkë, fjala me veprën.
 
Se kane qejf te ulin tjeret dhe t jene ato nqender t vemendjes.
 
Po hap një temë më vete se ndryshe shkrimet humbin nëpër tema mes chatit që shkruhet.


E folura me drejtësi dhe me virtyte nuk vjen nga hiçi dhe pa sakrifikuar në jetën tënde. Është një çmim i lartë që paguajmë për çdo gjë të vërtetë dhe të drejtë që themi sepse në çdo situatë të jetës duhet të kesh dalë kundër turmës, duhet të kesh luftuar i vetëm/e vetme duhet të mos jesh dorëzuar dhe pranuar kompromise.

Kompromiset bëhen me veset, me të keqen. Është fare e lehtë për njeriun të jetë i keq, është natyra e tij që e shtyn drejt së keqes, kurse që të jetë i drejtë dhe i mirë, si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të tjerëve, duhet të peshojë çdo fjalë dhe mbi të gjitha duhet të luftojë veten apo këdo.
Po nuk jetove me drejtësi nuk flet dot me drejtësi, sado të shtiresh nuk e imiton dot një njeri i korruptuar sinqeritetin e njeriut të ndershëm. Këtë mundohen të bëjnë tërë kohës në shoqërinë shqiptare militantët partiakë duke kopjuar politikanët shqiptarë.

Por ka shtirje dhe hipokrizi sepse njeriu nuk ka frikë të bëjë keq, nuk gjykon çfarë është e keqja se nuk do që ta dijë. I intereson vetëm vetja dhe lëndon e vret këdo me anë të gjuhës duke e quajtur si diçka legjitime. E folura me vese dhe fyese është norma tek një shoqëri tallëse dhe hipokrite. Ku vetë tallësit shajnë të tjerët duke u munduar të fshehin të zezat e tyre në mënyrë që mos të tallen edhe ata.

Është një shoqëri që e përçmon të mirën se e mira i duket pa dobi, pa leverdi, por adhuron të keqen sepse e keqja sipas tyre u siguron të mira. E keqja është nëpërmjet shkatërrimit të identitetit të dikujt tjetër, nëpërmjet shpifjes, nëpërmjet intrigave dhe servilizmit. Shoqëria i shpërblen këto. Por nëse flet me sinqeritet, me drejtësi dhe me ndershmëri, nëse mban anën e të varfërve dhe të pambrojturve, atëherë shoqëria shqiptare të dënon.

Është një shoqëri e mbështetur tek materializmi dhe lakmia e parasë që i pushton zemrat e njerëzve aq shumë sa edhe pse pasurohen, bëhen edhe më të tërbuar pas parasë.

Në varësi të punës që bën dikush edhe gjykohet se çfarë njeriu është.

I varfëri e kush paguhet pak, gjykohet si njeri pa vlerë që nuk ka çfarë t'i thotë shoqërisë se vetë fakti që bën një punë të keqpaguar e bën të dështuar dhe që nuk pritet këshillë prej tij. I pasuri shqiptar kryesisht është njeri i korruptuar dhe i dhunshëm. Qoftë hajdut në shtet e qoftë trafikant droge, këtyre ruaju se çfarë ndërgjegjie mund të ketë një njeri i tillë që është gati edhe për të vrarë veç për të bërë shumë para.

Pra dua të them që shoqëria shqiptare është tepër e shtirë dhe e pamëshirshme me cilësitë e mira të njeriut por është shumë e dashur dhe lajkatare ndaj sjelljeve të këqija. Kjo sjellje gjendet edhe tek femrat, të cilat sillen si dashnoret e karteleve, që nuk u plas shumë se nga vijnë paratë që kërkojnë ato t'i mbajnë me luks. Mundohen të pispillosen e të mbahen si e si që të gjejnë dikë me sa më shumë para. Kurvërohen për një post në administratë apo në një vend pune të paguar mirë. Tregëtia e mishit është e hapur, të gjithë e dinë se çfarë shitet e çfarë blihet, mbetet vetëm për të rënë dakort për çmimin.

Pleqtë tallin të rinjtë për para që ata nuk i kanë.
Fëmijët tallin bashkëmoshatarë për para që një fëmijë me vështirësi ekonomike nuk i ka.
Të rinjtë shkatërrojnë jetët për para të lehtë e të shpejtë që pretendon se u takon, në mendjemadhësinë e tyre mendojnë që janë rracë e zgjedhur, më të zgjuar se të tjerët dhe që nuk shijohet jeta ndryshe.

Pra ka shumë të liga që janë bërë e që bëhen, ka shumë hesape që nuk janë larë e që një ditë vjen që lahen në një mënyrë të dhunshme dhe të pabesë. Prej dikujt që është ndëshkim nga Zoti për të ligën. Por shqiptari nuk do të kuptojë, vazhdon me të vetën, me gënjeshtrat, me hipokrizinë me egërsinë, me dëshirën për të krijuar gëzime mbi vuajtjet e të tjerëve, shqiptari mbetet i keq për shqiptarin.

Kush të dojë të thotë më tepër ose të më korrigjojë.
Aman të keqen se duke ndenjur urtë e butë të marrin nëpër këmbë.
Se ka e njerëz që vdesin ti fusin hundët në punët e tua.
Më mirë të të kenë frikë,e të të rrijnë largë sesa të të marrin për të vobektë.
Edhe drejtsia nuk vlen nktë botë.
 
Sjellja se di si të jenë edukuar ., ndërsa gjuha jonë , s ka gjuhë më të pastër e të bukur se gjuha Shqipe pa ato fjalët araboturke🤮
 
Sjellja se di si të jenë edukuar ., ndërsa gjuha jonë , s ka gjuhë më të pastër e të bukur se gjuha Shqipe pa ato fjalët araboturke🤮
Te shkoje jeta duke u ankuar edhe ty. Ne cdo teme, dhe kur nuk ka lidhje me arabet apo turqit (meqe ra fjala jane 2 gjuhe te ndryshme) do i fusesh me se s' ben ti.

Nesje, Cdo gjuhe eshte e bukur per shtetin e vet por tema flet per tjeter gje. Flet per edukaten, jo gjuhen. 😅
 
Si pike e pare, nuk mendoj se jemi rrace e keqe por rrace e ndyre - mos nxitoni - me lexoni njehere deri ne pike.

Si pike e dyte, jemi nje popull qe garojme se krahasuari veten me vellane dhe jo veten me fqinjin pasi per fqinjin nuk na behet vone edhe nese ai arrine majet e kodrave. Perkundrazi, ne s’pranojme qe vellai t’i arrije ato.

Si pike e trete, femrat i kemi te bukura.

Si pike e katert, si popull sado te pretendojme se kemi vetebesim dhe se jemi krenare me veten tone, sapo te dalim jashte kufijve tane, sikur strukemi dhe shnderrohemi ne nje rang me te ulet dhe keshtu ndodh automatikisht, pra nderrojme personalitetet tona plotesisht. Pastaj, kur edhe na trajtojne si te tille, nderkombetaret, ne na hane perbrenda ajo e te qenit popull krenar dhe i lashte dhe menjehere brenda nesh shfaqet nje Skenderbe o nje Adem Jashar dhe behemi agresive pa nevoje. Na marrin per keq dhe na vulosin si njerez te eger.

Si pike e peste, populli yne duhet ta kete te qarte se edhe popujt tjere jane njerez siç jemi ne. Pse te ndjehemi inferiore ndaj popujve tjere? Kush na qene amerikani francezi e gjermani ne krahasim me ne? Askush! Te gjithe kete jane ca hajdute kriminele derisa shqiptari as ka vrare as persekutuar nje popull tjeter larg trojeve te veta. Popujt qe mburren sot, nderkombetaret pra, kane nje histori te hidhur - plaçkites te tokave tjera. Ende sot bejne luftera me synim te plaçkisin.

Si pike e gjashte, meshkujt tane jane te hijshem (nuk jam gay, jam vetem i martuar).

Si pike e shtate, mburruni me tuajen dhe punoni per vendin tuaj dhe mos garoni as krahasoni veten me vellane pos me te huajin. Jini krenare sepse jemi nje popull paqedashes mikprites dhe me meshkuj e femra seksi. Nuk durohesha pa e cekur kete te fundit si tipar pse e kemi.
 
Te shkoje jeta duke u ankuar edhe ty. Ne cdo teme, dhe kur nuk ka lidhje me arabet apo turqit (meqe ra fjala jane 2 gjuhe te ndryshme) do i fusesh me se s' ben ti.

Nesje, Cdo gjuhe eshte e bukur per shtetin e vet por tema flet per tjeter gje. Flet per edukaten, jo gjuhen. 😅

Nuk është ankesë po i “dua shumë “ këtë sojë rrace , ti ndryshe nga unë .

Goja të nderon - goja të turpëron., kjo sa për Temën
 

Pse sjellja dhe e folura e shqiptarëve është e keqe​



Thuhet "Perse" dhe jo "pse", qe te flasesh e shkruash ne menyre "te mire".

Te pergjithsosh te gjithe Shqiptaret qe flasin dhe sillen keq kjo eshte mendesi jo normale por edhe e qellimshme ne dozen e arrogances qe percjell.
Duhej te ishte titulluar disi me njerezishem hapja e temes qe te mos provokoje reagime jo te pelqyeshme.

Jo te gjithe kane edukimin e duhur qe te kene mundesine te shperndajne qytetari ne sjelljen dhe te foluren e tyre.
Levrimi tendecioz i fjaleve te huaja qe sillen pa u kontrolluar si nga njerez me "kulture" ne mediat e shkruara por edhe ato vizive, marrja si mjaft e rendesishme e shprehjeve te varfra qe montohen rrugeve nga individe me prirje papagallistike ku imitimi i disa elementeve te nje shoqerie matane oqeanit, shikohet si ngritje kulturore dhe i jepet diafragme neper ambientet e vetshkatrimit ne mase.

Eshte nje lufte globale ku synohet zhdukja e individualizmit dhe ndjenjes kombetare nga ku edhe shoqeria jone merr me shpejtesi dozat e virozes negative.
 
Nuk jan vetem shqiptaret se flasin keq. Vetem qe ne si shqiptar qe jemi na tingellon vulgaire kur e degjojm fjalen e ndyre dhe te paedukate nga rraca jone .
Dhe ska gje me te peshtire se kur sheh psh nje femer yll qe sillet/flet ne formen me te ulet .

Do ishte e mrekullueshme qe figura dhe zeri te ishin ne sinkronizim te plot .😊
 
Ismai Kadare vertet ishte nje shkrimtar i mire, por ja qe jeta eshte e shkurter dhe nuk jetojme gjithmone.
 
eh...
 
Do thoja qe shoqeria shqiptare ka probleme komunikative.
Ne nje % ndoshta pak te larte.
Kjo per disa arsye qe shkojne paket!
Pika e pare shoqerit qe nuk jane te civilizuara ne tersin sociale prodhojne komunikim regresiv ne vetvete.
Pastaj,shkollimi,familja edukata qe merr robi qe ne klase te pare etj etj.
Por Ama kurre se si se suportoj dot qe shqiptaret s`kane te folur fisnike dhe me principe !
Tu vine rrotull rrenjeve pellazge. :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top