Pse jemi kaq të ndryshëm?

Lediana

Banned
Edhe pse nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, meshkujt dhe femrat duket se vijnë nga planetë shumë të ndryshëm.
Kjo gjë është vërtetuar dhe në studimin e fundit të kryer mbi sjelljet e të dy gjinive në Amerikë. Për femrat nuk ekzistojnë meshkujt e tjerë në rast se ato janë të lumtura në lidhjet e tyre. Meshkujt, përkundrazi vazhdojnë të mbeten gjuetarë. Fakti që mund të jenë të lidhur me dikë, duket se nuk është një pengesë që të ndiejnë një tërheqje ndaj një tjetër femre të bukur. Kështu pra, pasi ajo ka vënë në gisht unazën e martesës, në kuptimin metaforik, femra e humbet interesin për të tjerë partnerë të mundshëm, ndërkohë që mashkulli qëndron gjithmonë i ndjeshëm ndaj hireve të "tjetrës". Studimi i fundit në këtë aspekt vjen nga "Kinsey Institute for Research in Sex, Gender and Reproduction", në Indiana University, SHBA. Kërkimi i udhëhequr nga Heather Rupp është publikuar në "Human Nature" dhe është realizuar me mbi 59 meshkuj dhe 56 femra të moshës nga 17 deri në 26 vjeç. Të rinjve u janë propozuar 510 foto të subjekteve të seksit të kundërt, duke u kërkuar atyre që të vlerësonin sa më shpejt të jetë e mundur tërheqjen dhe efektin e përgjithshëm që i sillte imazhi i mashkullit apo i femrës. Në momentin e testit, 38% e femrave kanë deklaruar që ishin të lidhura sentimentalisht, kundër 40% të meshkujve. Nga rezultatet e kërkimit ka rezultuar se femrat, pavarësisht nga fakti se kishin ose jo partner, tregonin një interes të ngjashëm në vlerësimin mbi të qenit mashkull dhe kënaqësisë estetike nga imazhet e treguara. Por, vullnetaret beqare kanë shpenzuar më shumë kohë në vlerësimin e imazheve të meshkujve në krahasim me koleget e lidhura, duke treguar më shumë interes për fotot e paraqitura. Ndërkohë që ndër subjektet e seksit mashkullor, përkundrazi, nuk është dalluar asnjë ndryshim mes atyre beqarë dhe atyre të lidhur: interesi i tyre në lidhje me fotot ka rezultuar tërësisht i pavarur nga fakti që kishin ose jo një partnere. "Këto rezultate mund të kenë ardhur nga diferencat e lidhura me seksin, në mënyrën e të vënit në përdorim të një strategjie riprodhimi. Këto strategji duket se bashkëveprojnë në nivelin e procesit konjuktiv të njohjes së një partneri potencial, duke kontribuar në ndryshimet mes meshkujve dhe femrave në sjelljet dhe mekanizmat e tërheqjes seksuale", - ka shpjeguar Rupp.
 
Pe: Pse jemi kaq të ndryshëm?

ç'kuptim do kishte po te ishim njesoj ndaj dhe jemi te vecant per ate qe kemi per te dyja palet e kam :D
 
Titulli: Pse jemi kaq të ndryshëm?

Për femrat nuk ekzistojnë meshkujt e tjerë në rast se ato janë të lumtura në lidhjet e tyre.

Cfare perralle :D hahaha ! Po ka shume femra qe i kane t'gjitha t'mirat e dunjase dhe te lumtura dhe tradhetojne, apo jo me falni, nuk ekzistojne te tilla tani, sepse ky studim ka zbuluar tani se nuk ndodhe ajo :p
 
Pe: Pse jemi kaq të ndryshëm?

Edhe pse nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, meshkujt dhe femrat duket se vijnë nga planetë shumë të ndryshëm.
Kjo gjë është vërtetuar dhe në studimin e fundit të kryer mbi sjelljet e të dy gjinive në Amerikë. Për femrat nuk ekzistojnë meshkujt e tjerë në rast se ato janë të lumtura në lidhjet e tyre. Meshkujt, përkundrazi vazhdojnë të mbeten gjuetarë.

se pari do them nje shprehje qe m'u kujtua
"Femrat vijne nga Aferdita, meshkujt nga Marsi"...
sa per pjesen e dyte nuk mendoj se jane te shumta ato femrat qe kur martohen i vene perde syve apo mendjes...
madje femrat jane me te "djallezuara" per kete pune se meshkujt.. thjesht nuk shprehen shume... ose perpiqen te bejne rolin e te mires, naives...
 
Pe: Pse jemi kaq të ndryshëm?

Uahhh bota po behet me e bukur dhe jo ashtu sic e mendoja une plot me cudira e dashur Eliza!!!!!!!!
 
Titulli: Pse jemi kaq të ndryshëm?

Pse jemi kaq ndryshe sepse po te ishim njesoj nuk do kishte lezet dhe jeta do ishte cdo gje nje monotoni totali.Fakti eshte qe diversiteti duhet marre per mire dhe jo sic na ka treguar historia qe ka pasur dhe raste kur nje person ndryshe eshte vrare.Pra ky diversitet na ben te vecante ne menyren tone dhe kjo gje i shton vetem pak ngjyre botes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top