Pse e duam dike ?

Endrra

VIP
V.I.P
Kur duam dikë për virtytet e tij, nuk është diçka e veçantë, por kur fillojmë ta duam për mangësitë, atëherë kjo është dashuri !


Besoj e qe kete temen e kemi sterlodh ,,,por gjithsesi gjindet nje cep i pazbuluar ku gjithmone kemi per te thene apo diskutuar.(pikerisht ,kjo thenje me terhoqi vemendjen)

Ne jete mund te takojme njerez te ndryshem,e me disa prej tyre mund te kuptohemi shume mire. Aq mire sa mund te jemi miq tere jeten.

E me disa te tjere, edhe pse nuk merremi vesh ,kemi kontradita etj etj ..Pikerisht me keta tipa dashurohemi.

Perfekt nuk pretendojme te jemi asnje,se perfektcionizmi eshte dicka relative..

Po pse pikerisht kjo ,,pse larg kesaj ideales dashurohemi ne nje partner dhe anasjelltas?

Te metat e partnerit tone, sa ndikojne ne intensitetin e ndjenjave ...?

Ka nje shkalle matese per kete ?

Pra pse na duan?

Se ne fund te fundit, edhe prindi qe eshte prind na kane rrit me ate frymen e te qenurit te pershtashem per nje jete sociale.




Diskutim te kendshem :)



PS: nese egziston nje teme e ngjashme ,ju lutem fshijeni .


good-sad-new-true-love-story-bird-.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Pse e duam dike ?

me leje msuese desha me ba nje pyetje "a ka tema te tjera pervec dashurise se na dolen per hundesh, se kshu i bi te dashurohesh me fjale e me shkronja"

dhe mesuesja tha "une jam vete fjala dhe me shume akoma shkronja e dashurise" :lol:
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Tani kjo dashnia them se eshte kajde, kajde e soje, soje. Ka qe terhiqen nga te perbashkat dhe ka qe terhiqen nga te kundertat e njeri - tjetrit.
Nje gje m'ka mesuar jeta; Nese tenton ta permireosh partnerin (duke i cokatur ne koke) edhe munde te besh gabimin trashanik kshu qe me mire fillo dashurohu ne ato gjera te tij/saj qe ty ste pelqejne.

Jeta dhe dashuria eshte art ne vete. Dihet qe secili kemi mangesi. Kam pershtypjen se mangesit e partnerit duhet ti shiqosh ne ate menyre qe ato te fillojne te behen te domosdoshme per ty (jo te gjitha mangesite kuptohet) te dashurohesh ne to. Po nuk ja dashurove mangesit s'ke per ta dashur kurre ngase ato jane pamja e pare qe bie ne syte tu.

Pastaj mangesite qe ne na duken mangesi nuk eshte e thene se jane absolutisht mangesi (perjashtuar mangesite fizike). Secla mangesi dhe perparesi ka efektin e saj pozitiv dhe negativ.

Shembull: Femra e urte per shumicen e njerezve eshte perparesi nderkohe qe per mua eshte mangesi ngase mua me pelqen qe femra te jete e gjalle dhe jo e urte (qyqare) siq e duan disa.

Po edhe kjo e urta dhe e gjalla, kane perparesit dhe mangesit e veta. Kshu qe per partnerin kam pershtypjen se eshte e rendesishme qe edhe mangesise se partenerit te tij ti gjeje anet pozitive, te dashurohet ne to, dhe te tentoje ti perdore ato ne ndertimin e jetes se lumtur.

Pak e komplikueshme por edhe dashuria eshte komlikueshme kshu qe ja vlene te mundohemi. :shpata:
 
Titulli: Pse e duam dike ?

po e do sepse vete dashuria te verbon :p....(jo mua:D)duket cdo gje fushe me lule.....po kur ka shume mangesi une s'e dua:p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse e duam dike ?

E bukur shume ajo fotoja e zogjve .
Sa shume dashurojm ne humanat . Thuhet qe dashuria eshte virtyt i budallenjve dhe femrave
por se di sa e vertet eshte .
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Kur duam dikë për virtytet e tij, nuk është diçka e veçantë, por kur fillojmë ta duam për mangësitë, atëherë kjo është dashuri !


Pse na duan? Po secili prej nesh ka virtytet e veta, kush me shume kush me pak, shyqyr sjemi te gjithe njesoj..
 
Pe: Pse e duam dike ?

Mire qe kemi meshkujt qe pranojne qe nuk dashurojne e ndihen inteligjente...Une jam dakord me mendimin e Kitrres,dashuria eshte e ndryshme ne persona e tipat e njerezve...Shpesh ne realitet themi,se gjithmone gocat e mira dashurojne cuna capkene,ose sic eshte ajo tjetra e thene me popullorshe : Pac fatin e k....(Pra marrin cunat e mire).Nuk eshte e thene se vec krahet e kunderta terhiqen,ka njerez te keqij qe dashurojne po te keqij(eh gjen tenxherja kapakun),sic ka njerez te mire te terhiqen nga njerezit si ata,pra ska ndonje ndarje specifike ke dashurojme...Kur dashuron dike rendesi ka te dashurosh personin me te mirat e te keqijat tij/saj jo me idene qe do e ndryshoj apo do e bej sipas qejfit...Pse duam dike??...Dikush do mos te jete vetem,dikush te krijoje familje,dikush per hobby,e dikush tjeter sepse ka gjetur gjysmen tjeter qe e ploteson...Tani budalla apo inteligjent te ben dashuria,kete se di,por di qe te gjithe dashurojne ne menyren e tyre...
 
Pe: Pse e duam dike ?

Dashurojm,..per tu ndjer gjall.per te enderruar,,per te jetuar,..per te pasur color,,ne shpirt ne jete e ne fantazi.
KUsh tha qe s"dashurojn te gjithe?!
KU ka njerez as kafsh as insekte as zvarranik qe nuk dashurojn,shumohen jetojn,,dhe fitojn ne kete jete,vetem nepermjet dashuris.
Personalisht,nuk do dashurohesha kurr me nje mashkull qe sme afron natyra dhe bota shpirtrore me te.
Lind pyetja ja ndodhi,,me shikim te pare? (por ste afron karakteri me te,,ne disa pika te rendesishme,,flas,,) :p
Ajo ndjenj do thahet pa kaluar ne ndjej kohe dhe rezistente ndaj ambjentit dhe rrethanave.
keshtu qe jo gjdo flirt quhet dashuri,,dhe jo gjdo ndjenj spontane eshte flirt..ka shenderrime,,rrutullime dhe orbita relative ne boshtet e dashuris.
gjithesesi,.te dashurosh eshte art psikollogjie,art shpirti..pluher ajror,,jo dicka inerte dhe biologjike..
Ska rendesi te bejm bilance per dashurin,..e rendesishme eshte ta kemi ne shpirtin ton,..:)
 
Pe: Pse e duam dike ?

Une po ta dija pse e dua dike do isha ba me i famshem se Frojdi.

Ne radhe te pare duhet me dasht veten tane po e deshe ate atehere je egoist dhe nese je egoist cfare i ngelet dashnise ?

Po edhe nese nuk e duam veten tone si mund te duam nje person tjeter kur nuk duam veten tone ?

Dashnia nuk eshte e paprekshme nga veset e natyres njerzore, dhe veset e natyres njerzore i dime te gjithe si jane, prandaj, dashnia eshte me shume teorike, poetike, romantike, mitike, por ne realitet ajo nuk e vesh petkun e aktit sublim universal ashtu sic duhet te jete ajo e bardhe e kulluar e kristalte, dhe keshtu e humb ate mesazhin hyjnor.

Une e dua dashnine jo per ato gjera qe thashe me siper por ngaqe e klasifikoj ne ndjenjat njerzore me dogmatike me mistike, dhe keto te fundit merren a priori dmth o pelqehen ose nuk pelqen dmth nuk ka nje formule ekuacion nje ilac qe mund te identifikoj kete akt ndjenjash, prandaj, negelet, nje mister, dhe une i dua misteret, ja pse dua une.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse e duam dike ?

Nuk e di e keni pare telefilmin Friends, Dhe Cendler i thote Monikes e cila ka nje mani te madhe per pasterti e rregull. Dhe ne nje moment ajo i thote: Jam e cmendur e di e ti tani nuk do me duash. dhe ai i pergjigjet:

Nuk te dua se ke kete te mete, te dua megjithe ate :)
Perse e duam dike qe eshte ndryshe nga ne?? Pikerisht per kete , ndryshe do merziteshim nese ai do ishte njesoj si ne. :p
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Kur duam dikë për virtytet e tij, nuk është diçka e veçantë, por kur fillojmë ta duam për mangësitë, atëherë kjo është dashuri ![/COLOR
]


Te une eshte ndryshe Endrra . Nese nuk e dua dike per virtytet e tij-saj , me mangesi askend s'mund ta dua ! Sepse une dashurin e shohe apo e bashkoj - nderlidhi me virtytet e personit . Zemra ime nuk e deshiron psh nje vajze qe nuk i ka virtytet ashtu si deshiroj une . Ndoshta ajo mundet te jete me e bukura per te ''gjithe '' , po per mua nuk do te jete e bukur per ta dashuruar .

Ceshtja e dashuris eshte subjektive , cdo njeri dashuron apo e kunderta urren ne baze te asaj se si eshte formuar me karakterin e tij .
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Te une eshte ndryshe Endrra . Nese nuk e dua dike per virtytet e tij-saj , me mangesi askend s'mund ta dua ! Sepse une dashurin e shohe apo e bashkoj - nderlidhi me virtytet e personit . Zemra ime nuk e deshiron psh nje vajze qe nuk i ka virtytet ashtu si deshiroj une . Ndoshta ajo mundet te jete me e bukura per te ''gjithe '' , po per mua nuk do te jete e bukur per ta dashuruar .

Ceshtja e dashuris eshte subjektive , cdo njeri dashuron apo e kunderta urren ne baze te asaj se si eshte formuar me karakterin e tij .

Thojshin plakat: Cka ke tullusum t'behet fat!
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Pse duam dike? Mund te ket shum arsye po njera eshte qe duam te plotesohemi duke gjetur gjysmen tone..:D
Pastaj mund ta duam edhe per interes, po po flas epr dashuri te paster..:p
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Pastaj mund ta duam edhe per interes, po po flas epr dashuri te paster..

Kjo pra eshte Dashuria moj Kitty ...ate po diskutojme ...Se ke kohe ke te te perjetosh dashurine e vertet.Ti vzhdo nje here me interesin Xhan :p
 
Titulli: Pse e duam dike ?


Ne jete mund te takojme njerez te ndryshem,e me disa prej tyre mund te kuptohemi shume mire. Aq mire sa mund te jemi miq tere jeten.
E me disa te tjere, edhe pse nuk merremi vesh ,kemi kontradita etj etj ..Pikerisht me keta tipa dashurohemi.

Po i kthehemi perseri kesaj. Kam pershtypjen se te dashuruarit, renja ne dashuri me tipin e kundert eshte me shume mbreselenese dhe terheqese se sa me tipin e njejte. Ne situata te tipit te njejte ajo ka mundesi te konsumohet shume shpejt dhe te kthehet ne nje gje monotone te pariparueshme. Nje monotoni te tille nuk ka se si ta thyejne tipat qe mendojne njejte (apo tipat qe mendojne si njeri si tjetri). Cfare kan per ti dhuruar njeri - tjetrit nese jane te ngjashem? Cfare kane per te plotesuar tek njeri-tjetri? Cfare kane per te ebre me te kensdshme ne jete kur e mendojne nje lloj?

Tipat e ndryshem kan me shume predispozita per te mos e konsumuar jeten me shpejt dhe per te mos rene ne monotoni te theksuar. Vet ndryshueshmeria e njerit ndaj tjetrit e bene jeten me dinamike, me te kenaqeshme dhe me terheqese.
 
Titulli: Pse e duam dike ?

duam dike per faktin sepse ploteson ato momente "bosh" ,te kupton dhe ne rrethana te ndryshe pa i dhen shum shpjegim te tepruar.te dashurosh dike per mendimin tim do te thot ta duash ashtu sic esht me te mira dhe te meta.kur ndihesh i plotesuar,i vleresuar ateher mendon se ke gjetur vertet dike qe do
 
Re: Titulli: Pse e duam dike ?

Te une eshte ndryshe Endrra . Nese nuk e dua dike per virtytet e tij-saj , me mangesi askend s'mund ta dua ! Sepse une dashurin e shohe apo e bashkoj - nderlidhi me virtytet e personit . Zemra ime nuk e deshiron psh nje vajze qe nuk i ka virtytet ashtu si deshiroj une . Ndoshta ajo mundet te jete me e bukura per te ''gjithe '' , po per mua nuk do te jete e bukur per ta dashuruar .

S'pajtohem absolutisht me mendimin tend Deuid. Ashtu sic kerkon ti qe te kete dhe virtyte e jo te meta nuk e gjen dot sepse se pari nuk egziston perfektesia dhe e dyta nqs sdo kishte mangesi sdo i viheshin re virtyte. Supozojme qe ti dashuron dike me shikim te pare, pra si njeh aspak karakterin, si i behet ?


Cdo njeri ka ndienja, pra dhe dashuria ndienje eshte keshtu qe ska naj filozofi tmadhe me kuptu pse duam :)
 
Titulli: Re: Titulli: Pse e duam dike ?

S'pajtohem absolutisht me mendimin tend Deuid. Ashtu sic kerkon ti qe te kete dhe virtyte e jo te meta nuk e gjen dot sepse se pari nuk egziston perfektesia dhe e dyta nqs sdo kishte mangesi sdo i viheshin re virtyte. Supozojme qe ti dashuron dike me shikim te pare, pra si njeh aspak karakterin, si i behet ?


Cdo njeri ka ndienja, pra dhe dashuria ndienje eshte keshtu qe ska naj filozofi tmadhe me kuptu pse duam :)

My self , une nuk kam thene qe do ta dua vetem vajzen pa mangesi . Se nuk egziston njeri ne bote pa te meta , kjo eshte e kuptueshme , por une qellim e kam pas per te metat - mangesit qe lidhen me karakterin e shendosh . Jo per mangesit qe na i ka falur Zoti . E pastaj te them te drejten ka shume vajza qe te pelqejn ne shikim te pare ! Por une e stopoj veten kur me pelqen ndonje vajze e tille , e nese i posedon keto virtyte te cilat i kam cekur , mund te vazhdoj tutje perndryshe s'ka shikim te pare heheheh .
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Vetem te metat e familjarit nuk pengojn qe ta duash ashtu siq eshte!perndryshe cdo her lind pytja pse keshtu te ishte ashtu etj etj..
 
Re: Titulli: Re: Titulli: Pse e duam dike ?

My self , une nuk kam thene qe do ta dua vetem vajzen pa mangesi . Se nuk egziston njeri ne bote pa te meta , kjo eshte e kuptueshme , por une qellim e kam pas per te metat - mangesit qe lidhen me karakterin e shendosh . Jo per mangesit qe na i ka falur Zoti . E pastaj te them te drejten ka shume vajza qe te pelqejn ne shikim te pare ! Por une e stopoj veten kur me pelqen ndonje vajze e tille , e nese i posedon keto virtyte te cilat i kam cekur , mund te vazhdoj tutje perndryshe s'ka shikim te pare heheheh .

As ti sme ke kuptuar sepse kur flitet per virtyte flitet per ato te karakterit besoj. Pse mangesite ne karakter nuk egzistojne ?
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Un sdu asnjo per vete sepse se meritojn me u dasht...kur ta du do tju thom....
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Sepse dashuria eshte e verber dhe dashuria eshte e verber sepse nena na deshi para se te na shihte fytyren,,per kte arsye dhe ne duam nga instikti njerezor lind dashuria dhe afrimiteti me dike ose per dicka!!
 
Titulli: Pse e duam dike ?

eshte e vertete ka qene gjithmone ata qe duam nuk na duan ata qe na duan nuk i duam asnjehere se gjene njeriun ashtu siq e don por e rendesishme eshte qe te pershtatesh pak a shume njeri perfekt nuk ekziston
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Pse e duam dike,ka shum,e arsye si psh me ben te ndihem mire ne prezencen e tij,e vlersoj per dashurin qe ai me dhuron,me kupton kur jam ne gabim,me qendron afer kur dicka nuk shkon mire,etj.ka ane pozitive dhe ato negative asnje nuk eshte perfekt,duam ta pranojm nje person ne jeten tone per ato vlera qe ai mbart dhe na ben te ndihemi mire.
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Sepse me ploteson fjalite
Me perkedhel duart
Me lexon mendimet
Dashuron buzeqeshjen time, dhe qeshjen time si bretkose
Qe pelqen hunden time edhe kur fshij qyrret me puth i lumtur
Kur adhuron kur ha buke edhe me fshin cepet e buzeve kur behem pis.
Me puth ne mengjes akoma pa lare dhembet edhe pse ne darke thote, ste puth dot.
Me ruan gjysen e paninos edh pse ka uri edhe zorret i bejne gerrk gerrk.
Me pelqen floket e pakrehur dhe ne mengjes jam si befana.

Pjesa II heren tj.
 
Titulli: Pse e duam dike ?

e para, sa per saktesim , jo gjithmone eshte e vertete kjo, e dyta, ka nje shpjegim te thjeshte: ne si njerez jemi te prirur te duam ate qe duam ne, jo ate qe na do neve, eshte prirje e njeriut kjo, ne jemi te prirur te duam aty ku fiksohemi ne, jo aty ku fiksohen te tjeret per ne. Tjeter arsye eshte se ne jemi disi te prirur te duam njerez qe jane edhe disi te ndryshem nga ne, sec kane nje sharm te veqante qe na terheq tek keta persona.Tjeter arsye eshte se ajo qe na lendon eshte edhe e embel, pra me pak fjale mund te quhet nje "'dhimbje e embel"'.........e cila na terheq tmerresisht, me pak fjale eshte nje sjellje psikologjike e njeriut etj etj, ka dhe arsye tjera plot!
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Si gjithnje qe ne fillim te jetes se tij, njeriu ka patur gjithnje etje per dashuri dhe ngrohtesi, pse jo dhe respekt(kete te fundit, nese e meriton).
Kur deshiron te ndash keto virtyte, me personin qe dashuron, (mashkulli/femra ideale nuk ekziston) Pranon dhe mangesite e tij/saj, fundja njerez jemi, te gjithe gabojme.
Jeta eshte e shkurter...
 
Titulli: Pse e duam dike ?

Mendoj se duam , dike thjesht sepse mesohemi me pranin e tij , me veset xhestet , Mos harrojm dhe interesin :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top