Pse bekimi u kthye në mallkim e trishtim?!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Sot, jemi mbledhur këtu në një kremte të madhe kombëtare. Në këtë ditë si sot, para 9 vjetësh, me gjakun e bijve dhe bijave tona më të shtrenjta, e gatuam lirinë tonë.

Trimat që ranë çdo gjë që kishin për ne e dhanë, për të sotmen dhe për të nesërmen e fëmijëve tanë. Ata ishin burimi nga ku u krijua forca jonë e pamposhtur shqiptare - Ushtria e lavdishme اlirimtare Kombëtare.

Sot, është detyrë e shenjtë për çdo shqiptar që ta mbajë të gjallë kujtesën e heronjve tanë kombëtarë. Sakrifica e tyre është detyrimi ynë, për ta ndërtuar dhe në vend amanetin e tyre për ta çuar.

A thua u plotësua amaneti i dëshmorëve tanë - i Afrim Kalanicës, i Komandant Tigrit, i Beqirit të tri luftërave, Mexhidit, Abdylmexhidit, Qemajlit, Aliut, Shefikit, i Arifit, Agimit, Nezirit, Remziut, Ramizit, Agimit, Harunit, Shenasiut, Avdiut, Saliut e Skifterit, bashkë me dhjetëra, qindra e mijëra shokë-atdhetarë që u flijuan për të ardhmen e ndritur të kombit shqiptar...!?

Sot, Afrimi me shokë të gjithëve po na pyet: Pse janë ndalur akrepat e orës shqiptare?

Ai ende nuk ka harruar se ditën kur e lëshuan në këtë vend ku jemi sot, i patëm premtuar: Afrim, Ti dhe shokët e Tu, prehuni të qetë se amanetin do t'ua çojmë në vend për jetë! Dhe, sot, Afrimi përsëri na pyet, por kësaj here me një trazim që i del flakë nga thellësia e shpirtit: Nuk kam besuar se s'do të ndodhë ajo për çka ne luftuam... Pse gjithë ai bekim u kthye në mallkim e trishtim!

Ai pyet se ku janë edhe shokët e tjerë të luftës, ata që kanë shpëtuar?

Shokët, të gjithë sa janë, një mijë, njëqindmijë, i gjithë populli, shpëtuan nga një vuajtje për të filluar një vuajtje tjetër! Ata, të pafajshmit e luftës së krenarisë, vazhdojnë të dergjen burgjeve. Sopotasit tani janë ndëshkuar kolektivisht me mbi 100 vjet, të dënuar me errësirë sllave! Afrimi ende po pyet, ndërsa unë po hesht.

Dua ta di, ç'u bë me Lapidarin e Lavdisë së Dëshmorëve, në Sllupçan?

E, Flamuri i kuq me shkabën dykrenare, pse nuk valon në tokat e shtrenjta të iliro - shqiptare?

Edhe sa komandantë të veshur në politikanë të moderuar dhe edhe sa politikanë paqësorë të hutuar, do të vazhdojnë t'u shmangen kërkesave tona kombëtare?

Edhe sa kohë do të zgjasë mashtrimi dhe gënjeshtrat sllave për barazi dhe drejtësi?

Ne, njerëzit e luftës, nuk mund të pajtohemi me kompromise të dëmshme antishqiptare që nuk respektojnë vlerat tona kombëtare.

Ne, nuk mund të rrimë të qetë aty ku ligjet nuk bëhen për t’u respektuar, por për të na diskriminuar.

Ne, nuk mund të rrimë duarkryq, aty ku shqiptarët në emër të drejtësisë sllave ndëshkohen, burgosen, fyhen, torturohen e nënçmohen.

Prandaj, nga ky monument i lavdisë po e lëshoj apelin për të gjithë ata zyrtarë shqiptarë të administratës shtetërore, që të heqin dorë nga politika e sëmundjes së harresës. Le t’i kujtojnë familjet e atyre që nuk duhet harruar.

Kujdesi për ta duhet të mbetet detyrë e jona e përhershme. Le ta kujtojmë gjithmonë këtë monument për sakrificën e tyre fisnike, sepse pa këtë sakrificë nuk do të mund të ekzistonim edhe ne.

Ata të cilët ranë duke na mbrojtur ne në luftën atdhetare, treguan për vyrtytin e paepur për liri dhe të drejta kombëtare shqiptare. Kurse, sot,. për jetë e mot, historianët tanë duhet të mblidhen tok dhe ta ndriçojnë historinë e lavdisë që të përjetësohet ideali i lirisë.

As sot e as mot nuk guxon të përdhoset dinjiteti dhe vlera e luftës sonë çlirimtare.

Ua kemi borxh këtyre njerëzve trima, këtyre heronjve tanë të luftës atdhetare, që ta çojmë deri në fund zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare shqiptare.

Në emër të Zotit dhe të idealit të shokëve të rënë, duhet që sot, nga ky vend, të gjithë ne të bëjmë një Kuvend, pa dallim nga ngjyrat tona partiake, ta bëjmë një zotim e t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit për pajtim, për të vazhduar që të demonstrojmë unitet vëllazëror në trungun tonë të shenjtë arbëror!

Nuk duhet të harrojmë se ata kur ranë vetëm një amanet na e lanë – e ky amanet patjetër, në vend duhet çuar, që ne sot e përgjithmonë të lirë për të jetuar.

Rroftë lavdia e UاK-së

Rroftë populli shqiptar

Zoti Ju bekoftë!



Fatmir HASANI Gazeta Lajm
(Autori është ish deputet. Teksti është pjesë e fjalimit të mbajtur me rastin e shënimit të 2 Majit, përvjetorit të shpalljes së Zonës së lirë të Karadakut)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top