Pse Amerika Perkrah Dhe Ndihmon Gjithmon Shqiptaret ?

Ado

FISEBILIL-LAH
Noshta eshte pytje palidhje ose nuk e ka vendin ktu po shum me intereson dhe deshta qe te me tregoj dikush kush ka info nga ndonje analist qe ka thon ndonje gje ..

Pse Amerika Perkrah Dhe Ndihmon Gjithmon Shqiptaret ?

arsyje e ksaj pytje eshte sepse nuk e di pse ?

Amerika gjithmon e i ka ndihmu Shqiptart n'Pergjethsi .. qysh koh me par .. dhe tani .. edhe pse nkohen e komunizmit Enver Hoxha i ka prish punt me ameriken prap amerika kthehet ti ndihmoj shqiptart ? pse ?

te ket ndonje interes ekonomik JO ? diqka interes t'madh nuk ka sidomos per Kosoven ? thuhej sepse e ndihmon per arsyje interesa tveta qe ta bie bazen amerikane dhe anti raketort n'Kosov ? po ky send smundet te ndodh edhe 10t apo me shum vite ? pra prap lind pytja PSE ? nese do donte amerika ta merrte kosoven do mundte edhe n'mnyra tjera edhe pa pavarsi hiq i thej shum ligje rregulla n'OKB dhe ne BE qe deri me tani nuk jon thy ato rregulla per asnje shtet n'Bot kurse per Kosoven PO ? po te donte ta bente kunder Rusis .. mundet edhe ne ndonje shtet tjeter pse bash Kosoves ? pse Qysh Tek ? un nuk po e di ? pse gjithmon ndihma e amerikes per Shqiptart kurr nuk ka Mungu ??

ju kisha lut me ndonje pergjegje t'sakt edhe jo me u bo CHAT ktu :D
 
:)
Amerika kurreeeeeeeeeeeeeeeeeeeee ska bere asgje pa pasur interes
kudo ne cdo shtet i ka futur hundet
dhe gjithmone per interesa te saja
 
:)
Amerika kurreeeeeeeeeeeeeeeeeeeee ska bere asgje pa pasur interes
kudo ne cdo shtet i ka futur hundet
dhe gjithmone per interesa te saja

po okay po un nuk po e shoh INTERESIN PER TE KOSOVA ? KU E KA INTERESIN ?
 
kosova eshte nje porte e hapur per ameriken ose me sakte (baze amerikane)
une nuk jam analiste por duke pare si ka vepruar me shtetet e tjera mendoj se ajo gjithmone ka nje interes
motoja e amerikaneve eshte "Amerika per amerikanet"
ska qene ndonjehere per te tjere
si prove ke luften ne lindjen e mesme
 
ARMIKU i armikut esht miku jone .... ky eshte slogani i shba-s....ne armiq i kemi slavet dhe per ate shba jane me ne
 
Eshte shume e vertete qe mbeshtetja e SHBA-ve ndaj shqipetareve ka qene esenciale duke filluar qe me Wudrow Wilson ne Ligen e Kombeve ku i doli ne mbrojtje vendeve te vogla pas luftes se Pare Boterore, vecanarisht egzistences se Shqiperise ne harten e botes si shtet i lire dhe demokratik dhe duke vazhduar me mbeshtetjen e palekundur te SHBA-ve ne ceshtjen e kosoves, rrugen per NATO dhe BE.

Aspekti primar qe duhet shikuar per t'iu pergjigjur kesaj eshte fakti qe shba eshte nje vend demokratik, qe beson ne lirine individuale, ne sistemin demokratik, ne drejtesi dhe e shikon ate si procesin me te volitshem. Si rrjedhoje e kesaj arrijme ne konkluzionin qe shqiperia eshte qene pre e padrejtesive, dhe ato kane gjetur castin dhe kane patur mundesine per te treguar vertete kete. Nga aspekti politik, strategjia e shqiperise eshte shume e rendesishme, jemi popull kyc per paqen ne rajon, dhe pse jo ne evrope. Kemi kulture, gjuhe, tradita dhe krenarine kombetare qe nuk lejojme te jete e neperkembur. Duke mos lene pas luften per te mos u perkulur perpara forcave pushtuese apo atyre qe kerkojne te na adaptojne kulturen, traditen dhe gjuhen e tyre mbi tonat. Jemi shembull i rezistences dhe si te tille politikat e tjera sic ishin ato te Bullgarise se Madhe qer perfundoje me Jugosllavine e Madhe ishin te papranueshme. Do te sillnin paqe te perkohshme, do te sillnin nje ballkan te trazuar, do te beni evropen nje vend me te pasigurte. Duhet ndaluar patjeter edhe tek rasti i Kosoves pasi kjo eshte shume me rendesi. Amerika e ka pare realitetin nga afer nga te derguar special te ceshtjes dhe ajo qe po ndodhte ne Kosove ishte e papranueshme. Ballkani ka qene gjithnje i brishte persa i perket stabilitetit dhe integritetit pasi ka qene "vegel" ne duart e superfuqive. Nje aspekt i rendesishem ishte renia e murit te Berlinit qe shenoje edhe renien e komunizmit. Pastaj s'duhet harruar qe Kosovaret kane qene te paret qe kane ngritur zerin per liri dhe sovranitet nga te gjithe republikat dhe popujt e tjere te ish-Jugosllavise, megjithate ishin te fundit per te fituar pavarsine e tyre.

Po te ndalemi edhe tek 8 vitete e fundit shohim nje kontribut simbolik, por te rendesishem qe shqiperia i ka dhene SHBA-se ne luften kunder terrorizmit, sidomos ne Irak dhe Afganistan. Nuk duhet harruar, trupat e derguara atje nga shqiperia mund te jene si proces politik, por mbeshtetja eshte e rendesishme per to.

Nje gje te siguroj, qe me ideologjite qe sot jane ne SHBA, si politike, si kulturore, qofte edha ato ekonomike, SHBA do te vazhdoje te jete nje partner i palekundur i shqiperise ne rrugen e saj drejt procesit te plote integrues, drejt zhvillimit dhe demokratizimit.

Politika eshte ne vetevete nje tregti e paster pasi behen shkembime nderesh dhe sherbimesh. Nuk lene pas asesi edhe interesi ekonomik, pasi shqiperia afron kushte mjaft te mira per te bere tregti, per te zhvendosur kompanite e tyre ku shqiperia pervec kostos se ulet i afron edhe favore te tjera perkrah aksioneve te kompanive te tjera rivale, vecanarisht atyre te Evropes perendimore. Pastaj procesi i privatizimit te shume firmave shteterore s'mund te ksihte kaluar pa interes per biznesmenet dhe kompanite amerikane, nje nder me te rendesishmet qe mund te permendim eshte ARMO.
 
Thjesht un mendoj nuk e din mir shqiptart qe Amerika osht tu e marr me qef si pjes t`veten Kosoven... pa e dit hiq dmth kosovart .... ja lejoj pavarsin amo edhe Unmiku shkoj por Eulexi erdh

Edhe tjetra qe populli shqiptar ka histori si pershembull me legenden SKENDERBEUN etjera etjera ... ka shum.
 
Kot per tu dukur qe jane bamires rrezik ne na konsideron nje popull me te prapambetur se afrikanet prandaj na ndihmon.
 
ku eshte ky kamp

Me saktesisht ne Ferizaj/Kosove :) Ku thuhet se nuk eshte e lejueshme te hyj askush perveq ushtareve kan diqka nen tok arsyeja eshte se kan diqka te fshehur nuk e di sa eshte e sakt por kam degjuar prej atyre qe e kan qen ne at vend dhe qe din rreth ati kampi.

...Nuk e di a eshte e vertet apo genjeshter po nqoftse hyn per ta par at teknologji ne at vend kur del prej aty te japin nje injeksion per ta harruar se qka ka aty ... :(
 
Redaktimi i fundit:
Me saktesisht ne Ferizaj/Kosove :) Ku thuhet se nuk eshte e lejueshme te hyj askush perveq ushtareve kan diqka nen tok arsyeja eshte se kan diqka te fshehur nuk e di sa eshte e sakt por kam degjuar prej atyre qe e kan vizitau at vend dhe qe din rreth ati kampi.

...Nuk e di a eshte e vertet apo genjeshter po nqoftse hyn per ta par at teknologji ne at vend kur del prej aty te japin nje injeksion per ta harruar se qka ka aty ... :(

hehe...mos je prej tetove?
 
hehe...mos je prej tetove?

Jo e ke gabim :p prej GJilani/Kosove dmth afer Ferizajit :) pse te qudit kjo qe thash apo te duket diqka femijrore :p
 
Jo e ke gabim :p prej GJilani/Kosove dmth afer Ferizajit :) pse te qudit kjo qe thash apo te duket diqka femijrore :p

jo se une jam nga tetova dhe kur e lexova komentin tend pash se me vizitu e kishe shkruajtur vizitau:) dhe mendova se ishe nga ketu d.m.th. tetove.hehe
 
motoja e amerikaneve eshte "Amerika per amerikanet"
ska qene ndonjehere per te tjere

Amerikanet kane kete shprehje: "Neve paguajme milionat per te shkaterruar nje vend, dhe pastaj shkojme ta rindertojme me mjetet tona e parate tona prap se prap".
Me siguri qe ka dhe ajo interesat e veta.
 
vetem kete qe nuk e kam degjuar ndonjehere, besoj se koha qe kam kaluar ketu do te kishte qene e mjaftueshme per ta zbuluar, por sic edhe kam pershtypjen kjo eshte dicka e krijuar me shume sesa reale dhe gjera te tilla mund te gjesh plot, sidomos ne shqiperi.
 
Bombardimet ne Irak po i ben Amerika apo jo?? Po ne Kosove kush i sulmoi serbet dhe i nxorri nga Kosova?? Mos me thuaj se e ka bere me flamur te bardhe ne dore Amerika kete, kemi ardh per paqe ju lutem largohuni.
Dhe tani ishte Amerika qe vendosi lirine e Kosoves, dhe eshte prap Amerika qe po mundohet te sjell demokracine ne Irak.....te gjitha keto pas luftes.
 
Sikur po flsini me shume nga ndikimet emocionale me shume sesa cdo gje tjeter. s'besoj se ke mbetur per te ditur pergjigjet nga une, gjithsesi interesat politike dhe ekonomike gjithmone kane qene dhe jane prioritet per te filluar lufte, apo per ta mbeshtetur ose rimekembur nje shtet.

Rasti i kosoves dhe Irakut jane krejt ndryshe. Kosova eshte rast unik ku mbeshtetja amerikane e beri endrren e shqipetareve te kosoves realitet. Mos harroni, kosova nuk u be pjese e ish-Jugosllavise nga SHBA. Arsyet jane te shumta, konkluzionet jane te ndryshme, dhe dallimet mes rasteve qe keni sjellur kane ndryshime thelbesore ndermjet tyre.

Pyetjet tuaja jane kontraditktore, pasi kush i sulmoj serbet ne kosove dhe kush i nxori jane krejt te ndryshme me njera tjetren. Serbet u luftuan nga patriotet kosovar dhe shqipetar. Ndersa Serbet nga kosova i nxori NATO-ja me insijativen e SHBA-se qe sulmoje Beogradin dhe rrezoi pushtetin e Milloshevicit.

*P.S Serish dua te ritheksoj interesat politike dhe ekonomike jane gjithnje te rendesishme dhe primare sidomos ne vendosmerine per te perdorur forcat ushtarake. Une do e konsideroja rastin e kosoves me shume politik sesa ekonomik.
 
Here tjeter mere pak me shtruar. Nuk e thashe qe ta vertetoja se eshte kshu edhe pike. Ishte me shume per shaka, shprehje e popullit.
p.s. per keto qe ke thene, jam dakort pervec atyre ndikimeve personale qe permende ne fillim. Se mora vesh nga e nxore ate konkluzion por nejse ska rendesi.
 
Se ka interesat e saj normale..Shqiperia eshte nje vend qe ka nje pozite strategjike kyce ne ballkan( gje per te cilen ka qene gjithmone aq e lakmuar nga pueshtuesit e ndryshem), dhe ballkani eshte zemra e Europes..

Prandaj udheheqesit e USA si inteligjente qe jane, duke iu pershtatur dhe kohes se sotme, kane perdorur strategji pushtuese moderne..:)

Pra ne njefare menyre ata duke e ndihmuar Shqiperine dhe Kosoven i bejne ato shtete te varura nga USA dhe me lehte te manovrueshme kur te kene nevoje per shfrytezim me qellim arritjen e objektivave te tyre..

Prandaj na duan kaq shume Amerikanet ne..:)
 
Pse i ndihmon Amerika Shqiptaret?u e shikoj si shum te thjesht,

Amerika na ndihmon,,sepse duke na ndihmuar neve,ajo ndihmon veten dhe gjith boten qe e don Demokracin,dhe boten qe e pranon rralitetin,ajo nuk e don shqiperin sepse esht nje forc ushtarake,por e don sepse esht nje Ze me shum per fjalen LIRI,dhe jo vetem per fjalen,por edhe vepren,Shqipria historikisht ka luftuar per lirin e saj,,dhe ky popull e don demokracin,duke dashur demokracin don dhe Ameriken,Dhe kjo esht gjith lidhja,dhe Amerika e din se nuk mund te zhduket kurr e verteta e Shqiptarve,dhe nuk lufton kunder zhdukjes se tyre,por lufton te na ndihmoj tja arrijm qellimt,sepse e meritojme,
dhe e din qe ne te kundert,do ket gjithmon probleme ne ballkan,,sepse shqiptart kurr nuk harrojn,dhe Amerika e din qe nga nje cifel shum e vogel,mund te behet nje sherr FATAL,duke u nisur nga kjo,Amerika shkon me idollogjin e drejtesis sepse i besojn asaj,prandaj edhe te shumten e rasteve e fitoj luften fare leht,
 
Here tjeter mere pak me shtruar. Nuk e thashe qe ta vertetoja se eshte kshu edhe pike. Ishte me shume per shaka, shprehje e popullit.
p.s. per keto qe ke thene, jam dakort pervec atyre ndikimeve personale qe permende ne fillim. Se mora vesh nga e nxore ate konkluzion por nejse ska rendesi.

Flm per keshillen, na e ben hallall LOL LOL LOL

Ja fillove te me kundershtosh, tani po bie dakord.

Dmth qe kjo shprehje nuk egziston, thjeshte pjelle e mendjes suaj. Bazat nga ku i mori? Opinioni juaj...Hajde shtet, kshu formohen argumentat kur nuk ke njohuri ne tema te caktuara.
 
Ushtaret Shqiptar per cfar i dergojm ne AFGHANISTAN ne kot? hehe kan dhe interese kta Amerikant por eshte dhe kjo tjetra se jan shum bamires bejn per te gjith jo vetem per ne.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top