PS, numër telefoni: Denonconi problemet me listat

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Partia Socialiste ka vënë një tjetër numër në dispozicion të qytetarëve, ku mund të denoncojnë presionet apo problemet me kartat e identitetit që mund të kenë.
Gjatë një komunikimi të fundit për shtyp, zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj ka bërë publik numrin e telefonit, 044801050 në të cilin gjithë të interesuarit mund të telefonojnë për të bërë denoncimet e tyre për problemet që mund të kenë gjatë procesit të votimit. "Këtu qytetarët mund të denoncojnë pengesat si dhe mund të telefonojnë të gjithë ata që nuk gjejnë emrat në listë. Denonconi presionet dhe kërcënimet, sot është dita e qytetarëve"- ka thënë ajo.
Ndërkohë që më parë, PS-ja iu drejtua me një apel shqiptarëve për t'iu drejtuar kutive të votimit në këto orë të fundit që kanë mbetur.
"Në këto 5 orë të mbetura çdo votues e votuese që ende nuk ka votuar duhet t'i drejtohet kutisë së votimit për të vendosur për të ardhmen e vet. Shqipëria sot duhet të dalë e fituar dhe sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më e madhe do të jetë edhe fitorja e atdheut tonë në këtë ditë kur gjithë bota demokratike pret nga ne të tregojmë se jemi pjesë e saj"- tha zëdhënësja.
Partia Socialiste, theksoi më tej ajo i ka marrë të gjitha masat për vëzhgimin e imët të procesit në të gjithë territorin dhe për mbrojtjen e çdo vote.



SHEKULLI.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top