PS: Kujdes me fletët e votimit

WxP

Staf në FV.AL
Partia Socialiste ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes me fletët e votimit dhe të mos bien pre e manipulimeve të ndryshme që mund të bëhen.
Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka nënvizuar një sërë shkeljesh që po konstatohen në disa qendra votimi në zona të ndryshme të vendit që lidhen me cilësinë e bojës.

Ajo ka paralajmëruar se çdo tentativë për të shkelur ligjin do të ndëshkohet, duke theksuar masat që ka marrë PS-ja për të evidentuar çdo shkelje.

“Qytetarët duhet të bëjnë kujdes sot dhe të kontrollojnë me kujdes fletët e votimit. Duhet që fletët të kenë dy vula në anën e pasme. Duhet që fletët të mos kenë shenja të tjera si grisje apo me shënime me stilolaps”, tha Kodheli.

“Dua të dënoncoj disa shqetësime në lidhje me cilësinë e bojës. Ajo është e një cilësie të dobët që mund të fshihet edhe me ujë. Ky është një problem që PS-ja ka ngritur prej ditësh dhe i shtohet atyre me kartat dhe listat e zgjedhësve. Do të garantojmë qytetarët se kemi marrë të gjitha masat për të parandaluar abuzimet e ndryshme. Paralajmërojmë të gjithë individët që mund të abuzojnë me këtë fakt dhe duan të votojnë disa herë se çdo tentativë do të ndëshkohet në çdo rast”, theksoi Kodheli.

“I ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në votime pasi kjo është mënyra më e mirë për t’i prerë rrugën çdo tentative për manipulimin e proçesit zgjedhor”, shtoi ajo.

Top - Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top