Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Provokimi titullohet “Katarsis”. Sikur të mos kish qenë kjo pikturë, mbase “Ekspo Art Tirana”, ekspozita e titulluar “Realizëm ndryshe” e çelur këto ditë në Muzeun Kombëtar, nuk do të kish shkaktuar kaq shumë zhurmë, pavarësisht punimeve të 19 artistëve që trajtojnë nudo dhe problematika të ditës.


Meri File është artistja që ka shkaktuar një furtunë komentesh, sidomos në rrjetet sociale, me këtë tablo, ku paraqitet një nudo e armatosur, që vetëm fytyrën ka të mbuluar me perçe. Meri, piktorja 27-vjeçare, ka lexuar shumëçka për veprën e saj, që tanimë e kanë pagëzuar si femra e mijëvjeçarit të ri, luftëtarja e ISIS, apo paragjykimi ndaj femrave muslimane, ndërsa vet autorja thotë se, Veli është thjeshtë ferexheja që çdo njeri ka në mendjen e vet.

Për “Katarsisin” niset nga Aristoteli, ndërsa shpjegon se ndrydhja e emocioneve të brendshme, që mandej kalon në çrregullim psikologjik, lidhet me pikëpamjet e Frojdit.

“Brenda një truri njerëzor ekziston një njeri i brendshëm, një un i brendshëm qoftë negativ apo pozitiv. Në këtë rast unë e kam përcjellë negativ, që do të thotë një kamikaz që të shqyen, të vret, të sakatos dhe që mundohet të dalë nga kornizat, nga ai mur, që në këtë rast e kam kthyer në ferexhe. Absolutisht nuk ka të bëjë me ISIS-in, as nuk kam goditur çështjen islame. Përkundrazi, unë jam vet muslimane”, tha piktorja Meri File.

/ Top Channel
 
Titulli: Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

Haha tani prisni ndonje shperthim te rradhes nga ISIS ne shqiperi :p
 
Titulli: Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

Po cicat jashte me cf lidhen :p
 
Titulli: Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

Ohohoho

Ohhhhhh.

Eheeeeee.
 
Titulli: Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

Po e paskena hallall bomben kesaj rradhe :p
 
Titulli: Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

Te them te drejten nuk e kapa idene e fotos... jo thjeshte fakti qe paska te mbuluar fytyren , por e gjitha .. nje femer goxha e mbushur me profil te qarte nudo me nje rrip te brendshmesh ne mes, koken te mbuluar taman si myslimane ( pasi fare mire mund ti vinte nje shall/shami te tipit tjeter ne koke ) e me automatik ne krahe.

Tani del autorja e thote qe nuk ka te beje me femren myslimane- une personalisht ate lloj mbulimi do ta identifikoja si te tille, nje grua myslimane jo ISIS.
 
Titulli: Provokimi me nudon, “luftëtarja e ISIS” shkakton reagime të forta publike

Mua me pelqej fotoja dhe ideja ...qendron edhe shpjegimi frojdian ...edhe fakti qe ajo eshte vete muslymane dhe deklaron qe ska te bej me besimin apo me cfardo rryme. njeriu ne disa kondicione maskeron ate qe eshte per mbijetes,per pelqim,ose thjesht per pershtatje.
Me te vertet piktura e mijevjecarit .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top