Një radio moskovite, “Radio 7”, ka ironizuar për dy ditë me radhë kryeministrin rus, Vladimir Putin, duke vendosur në formë protestë çdo një orë, një këngë të kënduar nga ai. Bëhet fjalë për këngën “Blueberry Hill”, një nga më të njohurat në të gjithë botën, e cila është kënduar nga Putin vjet, gjatë një cremonie bamirësie. “Radio 7” kish zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar ndaj korrupsionit dhe censurës në Rusi. Por, kënga e vendosur për dy ditë resht pas çdo edicioni lajmesh, ka acaruar dëgjuesit e radios, të cilët kanë kërkuar që kjo këngë mos të vendosej më, pasi jua shpifte.