Prostituta shantazhonte klientët me foto

Mungesa e parave për t’iu përgjigjur shantazhit ka zbardhur një skemë fitimi, të patrajtuar deri më sot nga autoritetet policore dhe ato hetimore në Durrës.

Detyrimi monetar madje është arritur të fiksohet dhe në një dokument ligjor. Në kërkim të fitimit një grua e divorcuar me banim në Shkozet të Durrësit në bashkëpunim me një 39-vjecar nga Kukesi ushtronin shantazh ndaj klientëve seksuale.

Në këmbim të heshtjes së mbështetur në materiale fotografike të dy kërkonin nga klienti një shumë të konsiderueshme parash.

Ky skenar i denjë për filma është mbyllur me arrestimin në flagrancë të gruas 48-vjecare dhe 39-vjecarit nga Kukësi Teki Syla.

Klientët përzgjidheshin kryesisht burra familjarë, të cilët do të bënin cmos për të mos cënuar marrëdhëniet familjare.

Viktima e fundit e dy bashkëpunëtorëve ka qenë një burrë i moshuar, 70 vjec nga Kosova me banim në Kavajë. Arrestimi i tyre u bë në lagjen 17 të Durrësit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes duke i kërkuar një shumë prej 15.000 eurosh 70 vjecarit, i cili pas kryerjes së marrëdhënieve me gruan nga Durrësi, është përballur me kërkesën befasuese:

“Na sill 15 mijë euro, në të kundërt të gjitha fotot do t’u dërgohen familjarëve!”.

I moshuari u ka thënë se nuk ka para, po ata nuk janë sprapsur, duke e fiksuar borxhin në një akt noterial, ndërkohë që i moshuari kishte kërkuar ndihmën e policisë më parë.

Ky nuk ka qenë rasti i vetëm i veprimtarisë së paligjshme të këtijccifti mbi të cilin rëndon akuza e konsumimit të veprës penale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie në bashkëpunim.

Ndërkohe policia deklaron se po hetohet për zbardhjen e rasteve të tjera.

policia-durres.jpg

/T.CH
 
Titulli: Prostituta shantazhonte klientët me foto

oL prostitute 48 vjecare me e hudh ne plena se vallain seks me te nuk bej .Plaku 70 vjec ??? mah cik si shifra te mdhaja kto per te ber kto lloj filmash .70 vjecari dhe me vjagra e prap sbesoj te bej gje .Pastaj shkojn kapn me pencionistin qe 200 mije pencion mer .
 
Titulli: Prostituta shantazhonte klientët me foto

Shantazhon.....analfabetzmin po e ben ne menyre te sakte............
 
Pe: Prostituta shantazhonte klientët me foto

Habitem me dicka kapeni me faktin qe kjo prostitute ben shantazh,dhe nuk kapeni me faktin se keta ''meshkuj''(ups fjale luksi),aq me shume FAMILJARE shkojne tek kjo...
 
Re: Titulli: Prostituta shantazhonte klientët me foto

oL prostitute 48 vjecare me e hudh ne plena se vallain seks me te nuk bej .Plaku 70 vjec ??? mah cik si shifra te mdhaja kto per te ber kto lloj filmash .70 vjecari dhe me vjagra e prap sbesoj te bej gje .Pastaj shkojn kapn me pencionistin qe 200 mije pencion mer .


ahahhha Plaka e ktij 70 vjecarit do ket thene patjeter merri dhe 10000 €
e ma hiq qafe :)


ncncncnc si eshte ajo fjala :prostitutes e dhe Avokatit nuk i zehet bese.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top