Propagandë serbe në Columbia University !

Bilderberg

Anëtar i ri
Propagandë serbe në Columbia University

Jeta Xharra dëshmon para publikut amerikan se në Kosovë gjatë trazirave të Marsit 2004, shqiptarët kanë djegur kisha serbe

qaza02.JPG
Fund Tetori 2006 New York -


Në mjediset e Columbia University në New York, BIRN (Balkan Investigative Reporter Network), një organizatë që merret me gazetarinë hulumtuese në Ballkan, shfaqi dokumentarin 85 minutash me titull” Kosova: A ka kush ndonjë plan”, që në përmbajtjen e vet kishte paraqitjen e pakicës serbe në Kosovë si viktimë e ekstremistëve shqiptarë
Ky dokumentar ishte i përgatitur nga gazetar të ndryshëm serb dhe aktivist shqiptarë-pro serb që ushtrojnë detyrën e gazetarit në Kosovë. Po ta marrësh anën teknike të këtij dokumentari duket se është bërë në mënyrë të shkëlqyeshme duke filluar nga ndriçimi, prerja, zërimi e deri tek montimi. Mirëpo në anën tjetër duke u bazuar në etikën e gazetarisë dhe në emrin që thirren bërësit e dokumentarit si rrjet i gazetarisë hulumtuese del se ka njëanshmëri në paraqitjen e realitetit dhe shkon në favor të propagandës serbe kundër Kosovës.

Në përmbajtjen e vet ky dokumentar kishte rrahjen e problemeve ekzistuese në Kosovë siç janë ato sociale, ekonomike dhe politike duke përfshirë edhe çështjen e statusit përfundimtar. Kulmin e njëanshmërisë ky dokumentar e tregon kur paraqet ngjarjet e marsit të vitit 2004 në të cilën mundohet të dokumentojë agresivitetin shqiptarë ndaj pakicës serbe në Kosovë. Djegia e kishave, shtëpive dhe ndjekja e rreth 4000 serbëve nga Kosova kishte një aktor të vetëm e që për bërësit e këtij dokumentari ishte rinia shqiptare.
Në këtë dokumentar paraqiten shumë figura të shquara të politikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe ndërkombëtarë, por kulmi i njëanshmërisë kalon kur kryepeshkopi i kishës serbe hirësia e tij Artemije kërcënon shqiptarët me luftë dhe ndjell tek pakica serbe urrejtje kundër shqiptarëve duke kultivuar ëndrrën për ri-okupimin e Kosovës.
Ky dokumentar i kalon rregullat e etikës së gazetarisë dhe tregon jo-profesionalizë m kur mundohet të argumentoj se Kosovës nuk i duhet pavarësia sepse elita politike është e korruptuar, atje ka krim të organizuar dhe diskriminim ndaj pakicës serbe.



jetaxharra01.JPG




Këta gazetarë hulumtues (Nerma Jelaاiq, Gordana Igriq, Jeta Xharra) harrojnë të paraqesin burimin se nga u nisën trazirat e marsit të vitit 2004, ata vajtojnë serbët si viktimë dhe anashkalojnë paraqitjen e zanafillës së këtij problemi ku tre fëmijë shqiptarë u hodhën në lumin Ibër nga fqinjët e tyre serb. Së pari ata fëmijë përfunduan me vdekje tragjike, pastaj reagimi mospërfillës i ushtarëve francez në kuadër të KFOR-it në Mitrovicë si dhe vrasja e dhjetëra shqiptarëve dhe plagosja e qindra syresh ishin arsyet pse në Kosovë pati reagim gjithë-popullorë .
Në diskutimin e organizuar pas shfaqjes së dokumentarit, drejtoresha e BIRN-it për Kosovë Zonjusha Jeta Xharra dëshmoi haptas se shqiptarët i kanë djegur kishat serbe në mars të vitit 2004 dhe ajo shkoi më tutje duke thënë se ajo i ka parë vetë shqiptarët duke e djegur kishën serbe në Prishtinë.






jetaxharra02.JPG
“Unë isha prezent kur e dogjën kishën serbe në Prishtinë, ishin disa të rinj shqiptarë,” tha Xharra. Pyetjes se kush ishin ata të rinj që i kishte parë dhe nëse i kishte dëgjuar duke folur shqip, ajo i përgjigjet se nuk e dinte kush ishin ata dhe nuk i kishte dëgjuar duke folur shqip.


Në dokumentar paraqitet një sekuencë duke u djegur një kishë serbe dhe rreth saj valëvitej flamuri shqiptar. Shihet fare mirë se kjo shkelje është bërë me qëllim dhe nuk
merren parasysh rregullat e gazetarisë mbi etikën që parimet
kryesore janë të thuhet e vërteta dhe të bëhet shmangja nga konflikti i interesave të cilitdo grup.

Në etikën e gazetarisë nuk lejohet që të flasësh apo shkruash diçka që nuk ke prova sepse kjo mund të quhet shpifje. Derisa në Kosovë veprojnë mbi 30 shërbime sekrete të huaja, dy të Kosovës si dhe një e Serbisë , parashtrohet pyetja se si nuk u zbuluan autorët e djegies së kishave serbe dhe si nuk u dogj asnjë prift serb në to, pasi që dihet se ata kohën më të madhe të tyre e kalojnë në kisha. Në Kosovë po burgosen edhe ish komandantët e UاK-së pa kurrfarë argumenti e lëre më ata që kanë djegur kisha serbe të cilët sipas Jeta Xharrës ishin shqiptarë. Pra ky fakt nuk mund të jetë provë reale dhe mbetet në etikën e BIRN-it të saj të verifikoj nëse është e vërtetë apo vetëm një propagandë në dëm të Kosovës.
Dëshmia pa fakte reale e zonjushës Xharra e shkelë etikën e gazetarisë dhe tregon se nuk ka aftësi të bëjë gazetari hulumtuese por iu shërben çarqeve të ndryshme antishqiptare për të propaganduar të pavërtetën mbi Kosovën dhe Shqiptarët.
Në kritikën e tij për këtë dokumentar, analisti i mirënjohur Tim Judah ndër të tjera thotë
“Por ja një paralajmërim: Mos e shiko nëse ke dëshirë të dëgjosh (përsëri) se Kosovës i nevojitet pavarësia.”
Më në fund vlen të përmendet se Jeta Xharra është e para femër shqipfolëse që mbahet mend në histori e cila mundohet të argumentojë të pavërtetën mbi Kosovën dhe mban anën e serbëve.

/ foto & text: Qazim Doda /
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top