Projektohet shtëpia e parë prej xhami

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nëse ju e vlerësoni privatësinë, kjo nuk mund të jetë shtëpia juaj. Shtëpia është madhështore por sa prej nesh mund ta imagjinojnë se sa kohë duhet për ta pastruar atë.

Përshtypjet se si do të duket do të na i shuaj artisti që projektoi këtë shtëpi xhami, arkitekti Karlo Santambrogio.

Në kuzhinën e shtëpisë prej xhamit të Santambrogios, prapa mund të shihet një shkallë që të çon deri në katin e parë, e gjitha bërë tërësisht prej qelqi 7mm të trashë.

Nga dhoma e ndërrimit tek banjoja, dhoma e gjumit dhe e ngrënies, kubi blu do t’i lërë shumë pak imagjinatës.

Cila është arsyeja pse arkitekti ka zgjedhur për të përdorur imazhe të kompjuterit për të konceptuar shtëpinë prej xhami të imagjinuar në një vend me pyje shumë larg nga sytë e komshinjve?

Shtëpia është në dispozicion në dhomën e shfaqjes nga arkitektet e London Portland Street, dhe imazhet janë duke u përdorur për të shfaqur shtëpinë e Santambrogios prej xhami, të cilën ai e ka quajtur Thjeshtësi.

“Pasi klienti ta kërkojë atë”, tha Santambrogio - Unë do të vazhdoj më tej për projekt idenë.

“Qëllimi i projektit ishte që të jap formë transparente në mënyrë precize dhe thelbësore e konceptimit dhe të jetuarit me hapësirën”, tha ai.

Nëse pamja dimërore duket pak a shumë e ftohtë për ty, mos kini frikë, sepse xhami prej 7 milimetrash është bërë enkas për tju mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Shtëpia kushton 4,000 stërlina për metër katror, një shtëpi tipike me tre dhoma gjumi do të kushtojë rreth 400,000 stërlina për ta ndërtuar.

Nëse ju keni fonde, arkitekti dhe dizenjuesi i xhamit janë të gatshëm të projektojnë çdo strukturë xhami që ju dëshironi.

Pothuajse çdo aspekt i shtëpisë është bërë prej qelqi, nga tabela ngrënies, deri tek shkallët, por duket qartë se rehatia vjen e para. Vetëm shtrati nuk është i bërë prej xhami.

All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-1.jpg


All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-2.jpg


All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-3.jpg


All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-4.jpg


All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-5.png


All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-6.png


All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-7.png


All-glass-house-by-Carlo-Santambrogio-8.png



glass-concept-house_07_l4vqj_22976.jpg


glass-concept-house_06_MPqdE_22976.jpg



koha.net
 
Titulli: Projektohet shtëpia e parë prej xhami

Nje mrekulli e vertete edhe ide e bukur por vetem se dhomat e gjumit dhe banjo duhet te jene paksa me te mbyllura perkundrazi na u kenaqqq komshiu :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top