Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “hotel”

cent

...Lontano
LEZHE - Në Tale, 10 studentë gjermanë dhe 10 shqiptarë po punojnë për një projekt turistik mjaft interesant. Konvertimin e bunkerëve në “hotele” që do të sigurojnë hapësirë për deri në 8 njerëz.
ekkl1.jpg
Në fushen "International", e përditshmja gjermane Der Spiegel i ka kushtuar vëmendje këtij projekti, për të cilin thotë se, ish-sundimtari komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha kishte ndërtuar rreth 750.000 banesa “eskimeze”, bunkerë të ndërtuara në të gjithë vendin në vitet 1970 dhe 1980.

Ndërtimi i bunkerëve, thotë Der Spiegel, erdhi nga frika që kishte diktatori nga pushtuesi i huaj. Ai ndërtoi këto bunkerë për të mbrojtur popullsinë. Bunkerët, shkruan më tej, pasqyrojnë një paranojë të pashembullt të diktatorit.

Për momentin plani është për të rinovuar një bunker të vetëm, por që kjo mund të ndryshojë së shpejti. ثshtë një studente shqiptare që studion në Gjermani, e cila me këtë projekt do të mbrojë diplomën e saj me titull “Bunkerkunft”, përshtatur për “Unterkunft” që në shqip do të përkthehej, “akomodimi”. Ajo është duke paraqitur një mënyrë mjaft interesante për të tërhequr turistë, duke i kthyer bunkerët në vende tërheqëse për vizitorët e huaj dhe shqiptarë.

Studentët e përfshirë në këtë projekt thonë se qëndrimi një natë në “bunker”nuk do të kushtojë më shumë se 8 euro për person. Ata thonë se bunkerët e kthyer në hotele duhet të jenë nën administrim lokal.

/BalkanWeb
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “hotel”

157.jpg

249.jpg

349.jpg

444.jpg

914.jpg

109.jpg

1115.jpg

1213.jpg

1312.jpg
 
Titulli: Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “hotel”

diqka e bukur dhe e veqant me duket.
 
Titulli: Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “hotel”

Duan ta bejne Talen Republike me sa duket :p
 
Titulli: Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “hotel”

Aspak e keqe si ide :)
Do ishte mire te shfrytezoheshin ne nje fare menyre te dobishme si kjo lart bunkeret, dhe jo vec per hekur...
 
Titulli: Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “hotel”

349.jpg

Kjo eshte pamja me e bukur, e kane menduar shume mire me ate tavolinen rumbullake sipas formes nderteses.
Me kujtohen disa bunkere nga Vlora, ishin me te vogla se sa keto ne foto, ne asnje menyre nuk do kishte vend per te strehuar 8 veta ne kondita hoteli.
Por me sa duket, bunkeret e Tales qenkan me te medha e shume te pershtatcme per nje projekt ekstravagant si ky.

Urime per iniciativen studentave, dhe shpresojme te dali nje projekt i bukur kur ta perfundojne.
 
Nuk ka shume nga keto te medhenjte , keta jane tek pika kufitare , kane qene pjese e repartit ushtarak, eshte edhe nje i madh dhe shume i gjate por me duket ate e kane privatizuar :p ,ne breg te detit te vegjel ka pasur shume , por i kane blinduar me dinamit , per hekur para 20 vitesh.
 
Titulli: Projekti unik, bunkeri që po shndërrohet në “hotel”

E shikon se xhaxhi nuk ka mendun edhe keq kur ka ber bunkeret cdo vende, ja tani shfrytezohen per turizem , ama ata se jan ne kufi ulni qmimet se i takojn edhe vendit tjeter.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top