Programet Qeverisese te PS-se dhe PD-se Per 4 Vitet e Ardheshme

alfonci

Veri investigatio
Partia Demokratike

Integrimi


Për mandatin 2009-2013, premtimi i qeverisë së Partisë Demokratike është:

* Heqja e sistemit të vizave me BE brenda 365 ditëve të para të mandatit tone ardhshëm
* Hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE

Punësimi

Do të ulim papunësinë në mesataren e 6 vendeve anëtare të Bashkimit Europian:

* Do të hapim 160 000 vende të reja pune në:
o Ndërtimin 104 hidrocentraleve
o Ndërtimin e mijëra km rrugë, ujësjellësave, kanalizimeve
o Ndërtimin e shkollave dhe spitaleve
o Ndërtimin dhe funksionimin e porteve dhe aeroporteve të reja
o Ndërtimin e 6 parqeve të reja industriale në Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Fier
o Ndërtimin dhe shërbimin në dhjetëra resorte turistike

Infrastruktura


Në katër vitet e ardhshme ne premtojmë të:

* Sigurojmë 24 orë ujë për të gjitha familjet shqiptare.
* Ndërtojmë akset më të shkurtra kombëtare si Boshti i Jugut, Tiranë-Elbasan-Berat-Kuçovë-Tepelenë, Rrugën e Arbërit, Bulqizë-Tiranë, Fierzë-Koman, Konispol-Sarandë, Vermosh-Shkodër, Qafë Plloçë-Qukës
* Sigurojmë që çdo qytet në Shqipëri të lidhet me rrugën më të shkurtër me Tiranën
* اdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare
* اdo fshat do të jetë i lidhur me komunën me rrugë të asfaltuar

Pagat dhe pensionet

Ne ju premtojmë se në katër vitet e ardhshme do të:

* Vazhdojmë rritjen e rrogave në të gjithë sektorët e administratës duke kaluar 6 vende anëtare të BE
* Barazojmë pensionet e fshatit me ato të qytetit
* Garantojmë pensione më të larta se në 6 vende anëtare të BE
* Rrisim ndihmën sociale mbi 2 dollarë në ditë brenda vitit 2010

Investimet në fshat


Në katër vitet e ardhshme qeveria e Partisë Demokratike do të:

* Sigurojë që çdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare dhe çdo fshat do të lidhet me komunën me rrugë të asfaltuar
* Rrisë investimet në zonat rurale me 600 përqind, duke ndihmuar familjet, fermat dhe bizneset.
* Rrisë financimin e granteve për prodhimin bujqësor, përpunimin e prodhimit dhe agrobiznesin
* Vazhdojë subvencionimin e naftës dhe imputeve për sipërfaqe të mbjellë
* Japë kredi pa interes
* Krijojë mundësinë e tregtimit të produkteve bujqësore në tregjet rajonale e ndërkombëtare.
* Financojë mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ulliri

Arsimi

Për ne fëmija vjen i pari ndaj Arsimi do të mbetet ndër prioritetet e qeverisë së Partisë Demokratike. Premtojmë që në 4 vitet e ardhshme:

* Buxheti për arsimin do të rritet në 6% të GDP
* Rrogat e arsimtarëve do të rriten më shumë se në 6 vende të BE
* Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha shkollat e vendit me standarte Europiane
* Të gjithat tekstet e 9-vjeçares dhe të shkollës së mesme do të jenë gratis për të gjithë fëmijët në nevojë
* اdo fëmije që mbaron klasën e nëntë do t’i krijojmë të gjitha mundësitë financiare për të vazhduar shkollën e mesme
* اdo i ri që mbaron shkollën e mesme do të ketë të gjitha mundësitë të vazhdojë universitetin
* Do të hapim shkolla profesionale të standartit Europian në mbarë vendin
* Do të inkurajojmë sektorin privat në arsim me heqje taksash dhe lehtësira të tjera

Shëndetësia


Në katër vitet e ardhshme:

* Buxheti për shëndetësinë do të rritet me 60%
* Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten më shumë se në 6 vende të Bashkimit Europian
* Do të inkurajohet sektori shëndetësor privat nëpërmjet lehtësirave fiskale
* Do të investohet për teknologji moderne për spitalet tona dhe qendrat shëndetësore
* Do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin në shëndetësi
* Do të ofrojmë paketë rimbursimesh për barnat dhe kujdesin shëndetësor gjatë shtatzanisë.
* Do të ofrojmë paketë ekografike falas për shtatzaninë

Lufta kundër korrupsionit


Në katër vitet e ardhshme ne do të:

* Zvogëlojmë qeverinë dhe do të ulim edhe më tej shpenzimet
* Do të ristrukturojmë sistemin e rregjistrimit të pasurive të patundshme dhe komisionet e kthimit e kompensimit të pronave për të garantuar të drejtën e pronës dhe për të luftuar korrupsionin
* Do të shtrijmë në të gjitha nivelet dhe përmirësojmë procesin e tenderimeve on-line
* Do të reformojmë të gjitha procedurat në të gjithë sektorët ku shfaqen ende fenomene korrupsioni

Turizmi

Për ta kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve turistike më të kërkuara në Europë ne premtojmë:

* 24 orë ujë për të gjitha qytetet bregdetare
* Të ndërtojmë impiante pastrimi që asnjë pikë uji I ndotur të mos derdhet në detet dhe liqenet tona
* Landfille për trajtimin e mbetjeve urbane për çdo qytet bregdetar
* Ndërtimin e terminalit të pasagjerëve në Durrës dhe Sarandë
* Ndërtimin e portit të Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit
* Të ndërtojmë aereoportet e Vlorës dhe Sarandës
* Infrastrukturë moderne për të gjitha zonat bregdetare
* Ndërtimin e rrjetit rrugor Velipojë-Ksamil
* Ndërtimin e resorteve turistike më ekologjike në Europë
* Ndërtimin e dhjetra marinave
* Hapjen e shkollave të Turizmit në të gjitha zonat bregdetare


(Marrur nga faqja zyrtare e Partise Demokratike, pd.al)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top