Problem nuk ka, por kërkojmë zgjidhje!

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Shkruan : Venhar Ramadani


Vetë titulli ndoshta duket i çuditshëm, ndonjë teori çoroditëse, konspiracion apo dyshim për diçka...por në vete zbërthen gjendjen ekonomike, politike, problemet në arsim, në gjykatë dhe gjithkund...Maqedonia duhet të ketë zgjidhje!

Në fillim të javës, pra të hënën për vizitë dy ditore në Maqedoni erdhi presidenti i اekisë-Vasllav Klaus dhe nga përvoja e tij diplomatike dhe politike, dha këtë deklaratë: “Negociata me Greqinë për emrin, mos pritni ndihmë nga qielli”.
Kjo deklaratë më dha të kuptoj se Europa disi ka marë qëndrim pasiv reth çështjes Greqi-Maqedoni.
Politika në vete përmbledh shumë definicione por një ndër ta është edhe definicioni i KOMPROMIS-it.Dy palë të kyçura në një proces me fakte kontradiktore dhe me inate pa bazë të japin të kuptosh se jemi zhytur në këtë proces të dëmshëm të cilin nuk do e ndihmoj as Zoti, pasi Zoti nuk i do mendjemëdhejtë dhe të vetëpëlqyerit.
اështja e emrit duhet të zgjidhet, çështja e emrit nuk duhet të ndalojë perspektivën e qytetarëve, neve shqiptarëve nuk guxon askush të na ndalë drejt zhvillimit në çfardo sferë.
اështja e emrit nuk duhet të udhëhiqet nga N.Gruevski i cili kujdeset për rejtingjet dhe reklamat e tija dhe partisë së tij.
اështja e emrit nuk duhet të udhëhiqet nga Gj.Ivanov i cili në një konferencë për këtë çështje citoi këto reshta në mes tjerash “Duhet të kemi kompromis të aryeshëm, pasi populli jonë maqedonas e do sallatën greke dhe darsmat tona zbukurohen me tingujt e muzikësh greke’’-tragji-komedi në vete!!!
Shpresa në këtë rast emërohet KomPROmis.


-Rishikimi i buxhetit

Problemet vazhdojnë edhe më tej, por këtë radhë vijnë si pasojë e krizës ekonomike e cila jo se ka bërë ndonjë ndryshim në gjendjen tonë, kemi qenë të varfër edhe më herët. Kriza ekonomike globale më Maqedoni vetëm ka shtuar varfërinë, jemi edhe më të varfër...
Problemi vjen edhe njëherë nga VMRO+BDI dhe ai quhet “Rishikimi i buxhetit”, ku bëhen shkurtime të hatashme për fondet që janë të destinuara për zonat me banim të shqiptarëve. Shembull tipik është Komuna e Haraçinës e cila udhëhiqet nga B.Bajrami nga radhët e opozitares Demokracia e Re. Zotëri Bajrami tregon mos interesimin për projektet e Komunës së Haraçinës e cila kërkon mjete financiare nga shteti.
Buxheti i rishikuar 2010 përmban buste, ndërtesa, salla sportive, armatim, mjete për spiunazh por i anashkalon elementet kyçe për jetesë të këtij populli, respektivisht të popullit shqiptar i cili më intereson aq shumë...
Ky rishikim edhe një herë favorizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me 11 milion Euro plus, dhe Ministrinë e Kulturës e cila ngadalë por sigurtë po shëndrrohet në kompani ndërtuese e cila prodhon elemente kuantitative.
Pasi të gjithë e dimë se kultura është art, arti është vlerë, vlera është kualitet atëherë pse vallë Ministria e Kulturës insiston në kuantitet?
Ministria e Punëve të Brendshme për 6 muaj do vjelë popullin, pasi është e detyruar të mbushë kasën e shtetit me 9 milion Euro...!!!
Këto 9 milion Euro do të vijnë nga dënimet në trafik, dokumentet për Identifikim do të jepen me procedurë ‘’më të shpejtë’’… - Po, po këto do të jenë metodat, pasi të tjera s’mund të paramendojmë!


-ARSIMI ثSHTث Nث HALLAKAMث

Në mesin e Qershorit ishin edhe regjistrimet në shkollat e mesme, të cilat me shumë kujdes i ndoqa për të parë se si bëhen regjistrimet dhe si shkon procedura, për të shikuar a do të përgaditet katrahura e një vjeti më pare, kur mungonin paralele në gjuhën shqipe kurse nxënësit TEPثRONIN!
Edhe këtë vit në shkollat e mesme të Shkupit pati probleme, po në të njejtën shkollë e njejta problematikë dhe me aktorë të njejtë, nxënësit e pafajshëm dhe udhëheqësit dinak!
Në shkollën ‘’Pançe Karagjozov’’ si në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni u hap regjistrimi i regullt, por problemi në këtë shkollë është se për 6 paralele shqipe për drejtimin e përgjithshëm të mjekësisë janë regjistruar 300 nxënës.
Dhasht Zoti të gjendet një zgjidhje, pasi rrënqethemi duke kujtuar pamjet e një viti më herët ku para derës së shkollës kishte bojkot nga fëmijët dhe prindërit-shqiptar, sepse donin ARSIM.
Nga kjo rezyme e shkurtër, themi “Kur të arsimon analfabeti, dëmi është aq shkatërrues sa edhe kur të ndalojnë arsimin’’- kushtuar drejtuesve të sektorit-Arsim dhe shkencë pranë Qeverisë së Maqedonisë.


-Rasti i Sopotit

Në përfundim të këtij elaborimi dëgjova edhe lajmet në “Alsat”, ku kuptova se rasti i Sopotit do të jetë i rishikuar dhe nga ky proces i montua,r do të lirohen në liri 4 të burgosurit nga Sopoti.
Me ndjenja të paparashikueshme, me vullnet të mirë dhe me lëvdata për iniciatorët e kësaj nisme, presim të Hënën, për kur është caktuar ri-gjykimi, dhe ti shohim të lirë ata që sot vuajnë në burg nga një proces i montuar politikisht.


“Zoti na dhashtë dritë të shohim rrugën e drejtë të së ardhmes sonë!’’
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top