Fergi: Junaitedi, është në “pole”!
24 Korrik
Sër Aleks nuk përmbahet në intervistën për “Daily Mail”
“Katër “të fortat” nuk do të ndryshojnë as sivjet, por në krahasim me rivalët mendoj se ne kemi marzh përmirësimi”
Me 10 tituj në Premiership dhe 2 Champions League në muze, Sër Aleks Ferguson është trajneri më i respektuar dhe më i suksesshëm në futbollin modern. Tashmë 66 vjeç, bosi i Mançester Junaited po hyn në vitet e tij të fundit në sport dhe ai beson se aktualisht ka grupin më të mirë të lojtarëve që ka pasur ndonjëherë. Dje, Sër Alex dha një intervistë për “Daily Mail”, duke rrëfyer mendimet e tij teksa përgatitet për një tjetër sezon të mbushur me sfida.
? Sër Aleks, ju keni thënë edhe më parë se mbrojtja e titullit është më e vështirë se fitimi i tij. اfarë ju bën të mendoni se mund t’ia dilni mbanë sërish?
? Jam mjaft i kënaqur me grupin e lojtarëve që kam. Unë mendoj me të vërtetë se jemi përmirësuar shumë dhe në disa zona pritet të përmirësohemi edhe më shumë. Blemë Andersonin, Uejn Runin, Karlos Tevezin dhe Nanin, lojtarë që do të përmirësohen të gjithë, dhe kjo të jep besim në vetvete. Edhe lojtarët e tjerë do të luajnë më mirë, si Majkëll Karrik, që po fiton më shumë autoritet me lojën e tij, dhe Ouen Hergrivs, nëse do të heqë qafe problemet e tendinës. Shpresoj që të luajë gjatë gjithë kohës, sepse është i rëndësishëm.
? Te اelsi ka pasur ndryshime sërish këtë verë. اfarë mendoni për sfidën me të cilën përballet Luiz Felipe Skolari?
? Nuk jam i shqetësuar për اelsin. Avram Grant bëri një punë të mirë dhe Hoze Murinjo fitoi dy tituj rresht dhe na mundi në finalen e Kupës së Anglisë. Ndaj nuk mendoj se ka njeri që të përmirësojë rekordin e Murinjos. Duhet që “Blutë” të kalojnë paraqitjet me Murinjon që të na shqetësojnë, por kjo do të jetë e vështirë me lojtarët që kanë dhe që kanë blerë. Ata kanë shumë përvojë dhe për këtë isha i shqetësuar në finalen e Champions League. Mikael Balak ka shumë përvojë në ndeshje të mëdha. Por nuk e di se sa larg mund të shkojë kjo skuadër tani.
? Skolari nuk ka drejtuar kurrë një klub në Europë, a do të jetë ky një disavantazh për të?
? Skolari është me fat. Ai ka marrë në dorëzim një klub të madh me shumë yje ndërkombëtarë. Por është e vështirë të shohësh ku mund të ketë ndonjë përmirësim të madh në një skuadër që ka që tani shumë përvojë.
? Mos po thoni se ata kanë arritur kulmin?
? Mbase. Kur sheh moshën e lojtarëve kupton se është e vështirë të kërkosh më shumë. Përveç Kalu e Obi Mikel. Balak, për sheembull, është 32 vjeç. Ata janë një skuadër me përvojë. Nuk them patjetër e vjetër, sepse me metodat moderne të stërvitjes mund të luash deri në mes të të 30?ave. Unë po them vetëm se nu shoh ndonjë marzh përmirësimi nga një ekip me moshë mesatare 30 vjeç.
? A e njihni Skolarin?
? Jo, dhe pse kemi luajtur kundër tij kur fituam Kupën Ndërkontinentale. Nuk mendoj se flet anglisht, apo jo? Ai ka drejtuar shumë klube, ka eksperiencë dhe kjo është në favorin e tij. Ai ka drejtuar në maja, ka fituar Kupën e Botës me Brazilin dhe ka drejtuar Portugalinë.
? Po për Liverpulin dhe Arsenalin, çfarë mendoni. Pse disa prej lojtarëve të tyre më të mirë mund të largohen në merkato?
? Mendoj se për Arsenalin borxhi i stadiumit të ri po krijon probleme. Ndërsa Liverpuli nuk e di çfarë problemesh ka.
? Sa ditë deshët para se të fillonit të mendonit për sezonin e ri?
? Kur kalendari erdhi në hotelin e pushimeve, fillova të mendoja: “اfarë kalendari!” Portsmuth, Liverpul, اelsi, Njukasëll. Në fazën e parë të sezonit luajmë me të gjithë skuadrat më të mira jashtë fushës sonë: Liverpulin, Portsmuthin, اelsin, Arsenalin, Evertonin, Blekbërnin, Totenhamin, Aston Vilën. Të teta këto ndeshje janë në trasfertë në fazën e parë.
? Pra mund të themi se faza e parë e sezonit pëcakton gjithë ecurinë e tij?
? Do të na duhet të luajmë shumë mirë. Duhet të jemi të mirë.
? A do të ktheheni në fushën e stërvitjes, pas largimit të asistentit tuaj Karlos Keiroz?
? Unë jam gjithnjë në fushën e stërvitjes, ndaj nuk ka ndryshime në këtë drejtim. Karlos është një humbje, sepse ka shumë përvojë. Ai është një organizues i madh dhe shumë serioz në stërvitje. Trajneri ynë Majk Felan nuk mund të bënte shumë për shkak të një dëmtimi në gju vitin e kaluar, por tani ai është kthyer dhe mund të bëjë më shumë, ndaj ana e stërvitjes nuk është një problem. Më duhet të mendoj vetëm nëse duhet të sjell një njeri me përvojë që të më zëvendësojë nëse nuk do të jem vetë pranë skuadrës.
? Ju i jeni vënë pas rekordit të Liverpulit me 18 tituj kampion në Angli. Sa ja u shton kjo motivimin tani që jeni në prag të dy sezoneve të fundit në drejtimin e Junaitedit?
? Nuk mendoj se është një motivim ekstra për mua. Kjo është diçka që do të ndodhë vetvetiu. Nuk kemi ndonjë presion të veçantë për të kaluar Liverpulin. Ne e kaluam Liverpulin si superfuqinë e Anglisë kur unë erdha në klub. Atëherë kishim presion në këtë drejtim. Por ne kemi respekt për Liverpilin, sepse sa herë që përballemi me ta ndiej emocion. E di që është një ndeshje e vërtetë. Ata janë të vendosur dhe kanë tifozë të apasionuar. Ajo është gjithnjë derbi i derbeve për ne. Kjo nuk do të ndryshojë. Për mua katër ekipet e kreut nuk do të ndryshojnë as sivjet, por mendoj se jemi në “pole”.
? Dhe së fundi, a keni ndonjë gjë për të shtuar në “sagën” e Kristiano Ronaldos?
? Jo!