Prekëse: Fjalimi lamtumirës i 18-vjeçarit të sëmurë me kancer

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 22:23 / 11.11.2015

prek-euml-se-fjalimi-lamtumir-euml-s-i-18-vje-ccedil-arit-t-euml-s-euml-mur-euml-me-kancer-video_hd.jpg


Një i ri është diagnostifikuar me Limfoma Burkitt, një tumor agresiv. Mjekët e dinin se ai nuk do të jetojë gjatë. Kështu, ai iu drejtua nxënësve të shkollës me një fjalim, që preku zemrat e njerëzve kudo në botë, transmeton Telegrafi.

“Problemi është ky. Asnjëri prej nesh nuk del i gjallë nga kjo jetë. Ndaj, duhet të jeni të vlefshëm; bëhuni të mëdhenj; bëhuni të sjellshëm dhe jini mirënjohës për mundësitë që keni. Sfida ime dhe e juaja është të vazhdoni të rriteni dhe të punoni për më mire. E ardhmja është e paprekshme, kështu që harroni ëndrrat e gjata në kohë. Dedikojuni me gjithë pasionin e mundshëm rezultateve në kohë të shkurtër. Të jeni të apasionuar dhe punoni me dëshirë dhe krenari për atë që po përballoni! Nuk e di çdo të bëhet me mua e me ju në të ardhmen, por ju uroj të gjithëve më të mirën në këtë udhëtim dhe ju falënderoj që u bëtë pjesë ne jetën time. Kudo që të shkojmë dhe çfarëdo që të bëjmë, ndoshta do mbetemi përsëri miq dhe do të takohemi”, ka thënë Jake Bailey, nga Zelanda e Re. /Telegrafi/
 
Titulli: Prekëse: Fjalimi lamtumirës i 18-vjeçarit të sëmurë me kancer

:( , kam pare nje film me nje tematike te tille..ku tre te rinj vdesin nga kjo semundje e mallkuar.
Ajo qe te prek shume eshte sesi ata vendosen te benin "fjalimet e lamtumires" dhe i lane detyre njeri tjetrit ....sepse kush do ikte i pari nga kjo bote nuk dihej!

pa dashur te ndalem tek cfare kam prekur nga afer :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top