Prekazi i harruar

legjenda

Tetova
Nuk ka ndodhur deri më tani që në ditën e parë të Epopesë së UاK-së të ketë më pak njerëz sesa të dielën, më 5 mars. Në ora 10:00 të ditës së diel Kompleksi Memorial në Prekaz ishte krejtësisht bosh. Janë harruar edhe kompleksi i kullave dhe i shtëpisë së pamposhtur, të cilat janë dëmtuar dhe janë rrezik të shembën, shkruan sot, gazeta Zeri.

Dita e parë e Epopesë së UاK-së e ka gjetur Kompleksin Memorial në Prekaz pothuajse pa asnjë vizitor.

Në ora 10:00 Kompleksi Memorial në Prekaz ishte krejtësisht bosh, pa asnjë njeri. Xhevat Imeri, ciceron në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, thotë se nuk mban mend të ketë ndodhur diçka e tillë deri më tani. “Nuk e di çfarë po ndodh, nuk ka njerëz.

Përpara Kompleksi Memorial gumëzhinte nga njerëzit. Edhe njerëzit e politikës nxitonin që në orët e hershme të mëngjesit, për çdo 5 mars, dita e parë e sulmit serb mbi kullat e Jasharëve, të nderonin tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë, por sot nuk është kështu, të paktën deri më tani (ora 10:00), thoshte Imeri, dukshëm i demoralizuar.

Të dielën, më 5 mars, janë bërë 19 vjet nga fillimi i luftës së lavdishme të familjes së komandantit legjendar të UاK-së, Adem Jashari, kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë. Lufta e lavdishme pati zgjatur 3 ditë, me 5, 6 dhe 7 mars. Me 7 mars ka rënë heroikisht komandanti Adem Jashari.

Manifestimi gjithëpopullor Epopeja e UاK-së në nderim të heroizmit të komandantit legjendar të UاK-së, Adem Jashari, të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UاK-së nuk ka filluar në Prekaz, siç bëhej zakonisht. Në ditën e parë të Epopesë Qeveria e Kosovës, nën patronatin e së cilës mbahet, kishte parashikuar vetëm ceremoninë ushtarake të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në të cilën merrnin pjesë krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.

Në Prekaz, asnjë aktivitet

Në Prekaz në ditën e parë të Epopesë së UاK-së nuk është planifikuar asnjë aktivitet. Kështu ishte edhe përpara, por njerëz nga të gjitha trojet shqiptare nxitonin në Prekaz pikërisht më 5 mars, duke e vlerësuar këtë si më të rëndësishmin, e cila ndryshoi rrjedhën e historisë së popullit shqiptar të Kosovës. Më 5 mars të secilit vit deri më tani edhe udhëheqës të institucioneve të shtetit dhe të subjekteve politike shkonin në Prekaz për ta nderuar komandantin Adem Jashari, e pastaj u ktheheshin aktiviteteve të tjera sipas agjendës. Më 6 mars, kur bëhen homazhe, ata sërish vinin në Prekaz për ta nderuar sakrificën e familjes Jashari. Besohet se të hënën, më 6 mars, krerët e shtetit do të zbarkojnë në Prekaz, jo vetëm për të nderuar tek varri i ikonës së luftës së UاK-së por edhe për ta vizituar familjen e komandantit në kullë, dera e së cilës është e hapur përherë për të gjithë ata që duan ta vizitojnë këtë familje. Edhe të dielën kulla e Jasharëve ishte e hapur. Ajo çka bie në sy në ditën e parë të Epopesë së UاK-së është mungesa e përkujdesjes për ruajtjen e kullës dhe të shtëpisë së pamposhtur në kompleksin e kullave të Jasharëve në Prekaz. Nga pamjet, ato janë dëmtuar tej mase dhe ka rrezik që edhe të shembën. Me projektin e Kompleksit Memorial, i cili nuk është realizuar as në masën 30 për qind, është paraparë konservimi i kullës dhe i dy shtëpive të Jasharëve, të shkatërruar nga plumbat dhe artileria e rëndë e shtetit të Serbisë gjatë sulmit të fillimmarsit mbi Jasharët.

Edhe 6 milionë euro për konservimin e kullës dhe të shtëpive

Idriz Blakaj nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, ka thënë se agjencia është përgjegjëse për të gjitha memorialet, si zona me interes të veçantë kombëtar dhe me karakter historik. Në kuadër të kësaj Agjencie, sipas Blakajt, menaxhohen kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ai në Gllogjan, Memoriali i UاK-së në Marinë, memoriali “Zahir Pajaziti”, “Ilaz Kodra” dhe Memoriali në Reçak. “Përkrahja nuk i duhet drejtorit të agjencisë, e as vetë agjencisë, përkrahja i duhet komplekseve memoriale, duke marrë parasysh se kujt i dedikohen. Unë mendoj se kemi obligim shumë më të madh sesa që jemi duke bërë për ato komplekse”, është shprehur Blakaj. Duke folur për kompleksin memorail “Adem Jashari” në Prekaz, Blakaj ka thënë se ai është ndërtuar me entuziazëm të madh, ndërsa është harruar nga udhëheqësit e vendit. Sipas Blakajt, për konservimin e kullës dhe të shtëpive të pamposhtura të Jasharëve në Prekaz duhen rreth 6 milionë euro, të cilat, siç tha Blakaj “nuk i kemi”. “Për konservimin e tyre duhen 6 milionë euro, i kemi kërkuar këto mjete nga Qeveria e Kosovës, por nuk na i ka ndarë”, ka thënë ai. Drejtori Blakaj tregon se në këtë Memorial disa punë kanë mbetur të papërfunduara, për shkak të disa banorëve që nuk janë shpronësuar ende prona e tyre dhe këta të fundit nuk kanë lejuar që punimet të vazhdojnë. Një problem tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe konzervimi i kullave, proces ky që mos realizimi i tij po i shkakton dëme të mëdha kompleksit. “Vitin e kaluar në bashkëpunim me një kompani sllovene kemi bërë projektin për konzervim të kullave, projekt ky që arrin koston deri në 6 milionë euro. Por, në pamundësi të buxhetit ne nuk mund ta shpallim të hapur tenderin”, ka shtuar Idriz Blakaj. Në anën tjetër, për fatin e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në këtë memorial apo do të zhvendoset. Por, më shqetësuese është fakti se kjo shtatore është dëmtuar shumë dhe askush nuk ndërmerr masa për ta rregulluar. “Kompleksi ku përfshihet edhe shtatorja është pronë e shtetit të Kosovës dhe janë institucionet e larta ato që vendosin nëse shtatorja do të qëndrojë apo jo”, ka thënë drejtori i AMKM-së. Blakaj tha se Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në mungesë të arkitektit dhe të ndërtimtarit, po arrin të bëjë një punë të madhe në menaxhimin, administrimin dhe në ndërtimin e komplekseve memoriale. Ndërsa, sipas drejtorit, për fatin e kompleksit memorial “Adem Jashari” ka thënë se le të ndërgjegjësohen vetë ata që kur e vizitojnë premtojnë fjalë, të cilat me daljen nga kompleksi i lënë aty. Kompleksi memorial “Adem Jashari” përfshin mbi 450 hektarë sipërfaqe në ndërtim, ndërsa tani janë vetëm rreth 7 hektarë, ku janë të ndërtuara varrezat dhe shëtitorja. Në mungesë të mjeteve financiare për ta ndërtuar një muze objekti i informacionit është shndërruar në muze._Lagjka_e_Familjes_Jasharaj_-_23_dhjetor1488785108.jpghttp://zeri.info
 

Attachments

  • _Lagjka_e_Familjes_Jasharaj_-_23_dhjetor1488785108.jpg
    _Lagjka_e_Familjes_Jasharaj_-_23_dhjetor1488785108.jpg
    67.3 KB · Shikime: 0
Jo se eshte harruar por organizimi eshte cdo here e me i dobet.

Perndryshe gjate gjithe vitit vizitohet nga rreth 400 mije vizitore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top