Pravda: Shqipëria po kthehet në një “kosh plehrash” i Evropës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
plehra-300x225.jpg


Shqipëria së shpejti do të adaptojë një ligj, i cili ka për qëllim ta kthejë këtë vend në një “kosh plehrash” për Europën. Vendi i cili për shekuj ka qenë një vrimë e zezë në Europë jo vetëm që po planifikon të mbledhë plehrat e saj por edhe të përfitojë nga procesi duke u mbështetur në investimin bujar të fqinjëve. Ndërkohë Europës i duhet të mbledhë plehrat e Shqipërisë. Bregdeti i Adriatikut kroat tashmë është i pastruar nga anijet, zhytëset e lokalet. Deti ka sjellë mbetje plehrash në brigjet e Peljesac Peninsula dhe ishullin e Mlejt. Po flasim për rreth 100 tonë plehra të qeverisura nga shteti, kafshë të ngordhura. Të gjitha këto të mira erdhën në breg pasi udhëtuan nga lumi Buna i Shqipërisë, pas shirave të shumtë në rajon. Mbeturinat në rrugët e Tiranës (dhe vende të tjera),nuk pastrohen por digjen, ndërkohë grumbulli i mbeturinave merr përmasa gjigande.
Vendi me një vijë të gjatë bregdetare nuk mundet dot të krijojë përfitime nga turizmi. Dele, qen apo dhe kafshë të tjera shtëpiake zhyten në malet me plehra në brigjet bregdetare… ثshtë një pamje e zakonshme kjo. E megjithatë një numër vijash bregdetare që përdoren nga vetë europianët janë të mirëmbajtura. Evropa nuk ka nevojë për një vend që cilësohet si kosh mbeturinash në gjirin e saj. Në vitin 2004 Italia në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare ranë dakord të ndërtojnë furra djegieje 5 km larg Tiranës për të djegur mbi 1200 tonë mbeturina në ditë.
Furrat e djegies janë të njohura si ndotëse të ajrit, dhe Tirana braktisi idenë për ta zhvilluar në këtë zonë, jo pa ndihmën e publikut të acaruar. Qeveria tha se nuk do të lejonte të importoheshin mbetje toksike në Shqipëri. “Shteti ra dakord me konventën e Baselit e cila i ka të ndaluara praktika të tilla. Për këtë arsye shqiptarët do të importojnë plehra të zakonshme dhe transaksioni do të firmoset nga vetë kryeministri, i cili do të firmosë për çdo parti,” raportoi Slon.ru.” Në të njëjtën kohë në Shqipëri ideja e qeverisë së re nuk gjeti mbështetje unanime. Vendi aplikoi për hyrjen në BE në vitin 2009. Edhe pse kështu, këtë vit Komisioni Europian në Tiranë sërish refuzoi marrjen e statusit kandidat, kjo pasi rregullat strikte të ambientit, mjedisit në këtë vend nuk zbatohen siç ndodh në vendet anëtare te BE-së. Kundërshtarët ambientalistë të specializuar në këtë fushë ashtu si dhe socialistët thonë se mbjellja e disa pemëve në 4 qytete nuk do të ndihmojë në heqjen qafe të mbetjeve në Shqipëri, kjo pasi fuqia e tyre do të mbytet nga plehrat e tërë Europës. Në shtesë, shumë mbetje do të digjen. Shumë besojnë se shteti u mposht nga presioni i mafias italiane (që kontrollojnë biznesin e mbetjeve ne vendin e tyre) dhe i tremben faktit se vendi i tyre të bëhet një gropë plehrash toksike. Presidenti Topi e ktheu ligjin për rishikim por qeveria është besim-plotë që ligji do të adaptohet. Rusët gjithashtu filluan të mendojnë për një mënyrë trajtimi të mbetjeve. Në korrik “Russian Techonologies” dhe “United Russia” deklaruan krijimin e “operatori nacional për mbetjet e lëngshme dhe ato industriale” nga GC, Russian Technologies dhe palët e treta. Deri më tani kjo organizatë ekziston vetëm në letër. Akoma ky krijim nga ministria në ligje, loja me rafineritë është një nga faktorët e zhvillimit të suksesshëm të industrisë dhe përmirësimit ambientalist dhe performancës ekonomike.

Përgatiti: Ejona Manjani

B;tiranaobserver
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top