Pranvera e Frankofonisë pushton Shqipërinë

Sipas Hubert Le Forestier De Quillien, kanë qenë vetë mësuesit e frëngjishtes në këto qytete që janë ofruar me projektet e tyre për t’iu bashkangjitur këtij kalendari. Këtë vit kalendari i aktiviteteve shtrihet në gjithë Shqipërinë. Veç qyteteve, ku Pranvera e Frankofonisë është kthyer në një traditë, si Tirana, Korça, Elbasani, Fieri, Vlora, do të ketë edhe aktivitete edhe në qytete si Mamurrasi, Përmeti, Pogradeci e deri në Tropojë…



Përgjatë 10 ditësh, nga data 8 e deri më 28 mars, do të zhvillohet në Shqipëri edicioni i radhës i Pranverës së Frankofonisë, një stinë kulturore, organizuar nga Ambasada Franceze, Aleanca Franceze në Tiranë, me mbështetjen e ambasadave të tjera frankofone në Shqipëri.

Dje, në ambientet e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, një nga partnerët e këtij aktiviteti, u zhvillua konferenca për shtyp në lidhje me hapjen e kësaj stine. Hubert Le Forestier De Quillien, këshilltari për bashkëpunimin dhe kulturën në Ambasadën Franceze, u shpreh në konferencën për shtyp se frankofonia nuk lidhet vetëm me gjuhën, por është një kulturë.

Këtë e tregon edhe programi i larmishëm, i cili është hartuar në bashkëpunim me të gjithë partnerët e këtij edicioni, të gjitha ambasadat frankofone në Shqipëri dhe institucionet kulturore shqiptare. Sipas tij, këtë vit kalendari i aktiviteteve shtrihet në gjithë Shqipërinë. Veç qyteteve ku Pranvera e Frankofonisë është kthyer në një traditë, si Tirana, Korça, Elbasani, Fieri, Vlora, do të ketë edhe aktivitete edhe në qytete si Mamurrasi, Përmeti, Pogradeci e deri në Tropojë.

Sipas Hubert Le Forestier De Quillien, kanë qenë vetë mësuesit e frëngjishtes në këto qytete që janë ofruar me projektet e tyre për t’iu bashkangjitur këtij kalendari. I pranishëm në konferencë ishte edhe përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës, Arben Skënderi, sipas të cilit, Bashkia e Tiranës vazhdon të mbështesë këtë sezon aktivitetesh që i përfshin të gjithë. Ai u ndal në veçanti në një koncert rroku nga grupi “Sixty eight”, që do të zhvillohet pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Janë plot 111 aktivitete kulturore të planifikuara të ndodhin këto ditë si koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera.

Kalendari i festimeve nisi dje me një ekspozitë me postera të titulluar “Të flasim frëngjisht”, në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave Ekzakte në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 20 mars.

Po dje është çelur edhe një tjetër ekspozitë me postera “E kam përzemër planetin tim” në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet. Po kështu, aktivitete janë çelur njëherazi edhe në qytete të tjera të vendit, si në Korçë e Shkodër. Në Korçë është organizuar konkursi i “Pendës së Artë për vitin 2015”, ndërsa në Shkodër u organizua një koncert nga Pierre Yves Plat, në shkollën artistike “Prengë Jakova”, ku u luajtën pjesë muzikore nga Shopen te Rei اarls, Bah, Bethoven e deri te Stivi Uonder.

Sot në qendrën “Tirana Ekspres” çelet ekspozita “Stacioni i harruar”. Kjo ekspozitë prezanton një seri fotografish të stacionit të vjetër të Tiranës. Klishetë e saj bardhezi ruajnë jashtë kohës shpirtin e kësaj ndërtese, sot të shkatërruar.

Pierre Yves Plat transferohet më 20 mars në teatrin “Andon Zako اajupi” Korçë, për të luajtur edhe një herë repertorin klasik dhe xhaz, ndërsa në Tiranë, Pranvera e Frankofonisë çelet me një koktej në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Më 20 mars, në Galerinë Zeta do të shfaqen një cikël videosh të realizuara nga artistët në mbarë botën dhe të mbledhura nga kuratori franko-togolez, Kisito Assangni, të titulluar “Time is love”. Mbrëmja në Tiranë mbyllet me koncertin e Pierre Yves Plat.

Në Lezhë frankofonia shkon me një ekspozitë fotografike në shkollën “Kolin Gjoka”.

Në Berat, Aleanca Franceze organizon një mbrëmje në pedonalen e qytetit, duke prezantuar eventet me projeksione video. Në Përmet do të mbahet një kumtesë mbi ndikimin e kulturës franceze te përmetarët me emër, si edhe do të ketë interpretime pjesësh teatrore.

Pranvera e Frankofonisë këtë vit shkon edhe në qytetin e Mamurrasit, ku nxënësit e shkollës “Adem Myrtaj” do të vënë në skenë pjesën teatrore “Fëmijët kanë të drejta”. Në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ketë një koncert më 21 mars të trios xhaz “Sophie Ding”, të cilët vijnë nga Gjeneva, ndërsa më 22 mars, në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve në kryeqytet organizohet koncerti i grupeve “Wunderland +Sixty Eight”.

Wunderland është i bazuar në tekste të frymëzuara nga humori e ironia dhe atmosfera muzikore e tyre varion kah electropop-i anglosakson i viteve ‘80.

Sixty-Eight janë katër djem të frymëzuar nga B-ja e: Bovi, Beatles, Beatch Boys dhe Bukli. Jim Quester, Al Simon, Peter Mccallagan dhe Max Vaughen prezantojnë një koncert plot jetë falë Brit’Pop Rrokut të tyre të larmishëm dhe lirik. Në Teatrin e Metropolit, më 22 mars do të organizohet spektakli “Kjo është jeta”, nga nxënësit e gjimnazit “Asim Vokshi”. Promovim i këngës së Solidaritetit të shkruar nga nxënësit e grupit, kompozuar dhe kënduar në kuadrin e projektit “Gjuhë Frënge dhe Arte”.

Në qendrën e Informimit të Bashkimit Europian, Ambasada Rumune prezanton një ekspozitë rreth dy shekujve të njohur të artit, 1350-1550, të cilët përfaqësojnë intervalin më produktiv të artit mesjetar në territorin e Rumanisë së sotme, “Mrekullitë e trashëgimisë rumune 1350-1550”.

Në Tropojë gjithashtu do të ketë aktivitete mbi frankofoninë; më 23 mars do të ketë një ekspozitë me vizatime dhe objekte, pjesë teatrale, poezi dhe muzikë. Saranda gjithashtu do të mirëpresë Pranverën Frankofone me ekspozita, muzikë, kërcim e aktrim. Në Fier do të vihet një pjesë teatrale në Teatrin Bylis. Në parkun e Qytetit Studenti në Tiranë do të projektohen filma nga kinemaja franceze. Në ‘Hotel Sheraton’ do të ketë një darkë speciale sipas traditës gastronomike franceze të përgatitur nga shefi francez, Christophe Dufau, i cili vjen nga Vence, ku drejton restorantin “Les Bacchanales”.

Në Durrës gjithashtu do të organizohen disa aktivitete, ku më të spikaturat janë ekspozita me 10 fjalët e frankofonisë, një sfilatë me veshje të ricikluara dhe ekspozitë me personazhet e shquar shqiptarë në Francë.

Shkolla “Kolin Gjoka” në Lezhë organizon aktivitetin “Unë jam Charlie”. Pranvera frankofone mbërrin edhe në qytetin e Koplikut me mbrëmje artistke më 24 mars.

Në Tiranë, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi vijon tradita e së mërkurës së filmit francez, ku do të shfaqet filmi dokumentar “La cour de Babel” nga Julie Bertuccelli. Më 27 mars organizohet konferenca “Një urë midis dy lumenjve”, ku Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë prezanton një seri diskutimesh universitare në kuadrin e konferencës së quajtur: “Pont entre deux rives: La France, l’image de l’Oçident sous l’optique des intellectuels albanais”, me të ftuar nder Luan Ramën.

Në mbrëmje do të ketë një koncert me muzikë klasike në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë, program ky i drejtuar nga shefi francez i orkestrës, Aurélien Azan Zielinski. Violinistët Matilsa Daiu dhe Laurent Korcia do të shoqërohen nga Orkestra Filarmonike e RTSH-së.

Pranvera e Frankofonisë 2015 do të mbyllet më 28 mars, me një mbrëmje nën një atmosferë muzikore dhe poetike te “Tulla Culture Center”.

mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top