MOSKث- Një portret i kryeministrit rus, Vladimir Putin i realizuar me fotografi në miniaturë të Xhokondës, u ble për 200 000 euro nga një biznesmen rus gjatë një ankandi në Moskë, raportoi sot agjencia "Interfax".
Në thellësi, vizitorët mund të vërejnë fytyrën e Vladimir Putinit, buzëqeshja e të cilit është e njëjta enigmë për njerëzimin njësoj si ajo e Xhokondës.
Portreti përbëhet nga foto bardhë e zi në miniaturë të Mona Lizës, tabloja e famshme e Leonardo da Vinçit e pikturuar rreth viteve 1503-1506, e mbuluar me shumë xhama syzesh.
Galeria ukrainase e artit bashkëkohor "Mironova Gallery", e cila përfaqëson artistin David Datuna në Europë, kishte përcaktuar fillimisht një çmim prej 100 000 euro për këtë vepër dhe e nxori në annkand duke parë interesin që ngjallën për të koleksionuesit, deklaroi për Interfax një zyrtare e galerisë, Vera Tchernych.
Vepra është realizuar nga një artist me origjinë gjeorgjiane që jeton në SHBA, David Datuna, 37-vjeç.
(e.m/BalkanWeb)