Portreti i Putin me gëzhoja plumbash

PiNkY

Anëtar i Nderuar
197423.jpg


Artistja ukrainase Daria Marchenko është një ndër personat, që ka bërë të mundur kthimin e mbetjeve të shëmtuara të luftës në vepra arti. Kriijimi i saj më i fundt është një portret i madh i presidentit rus Vladimir Putin, kompozuar me 5000 gëzhoja plumbash.

Marchenko përdor një ndriçues dore për t'iu dhënë jetë pjesëve të portretit të kreut të Kremlinit, të cilat krijojnë hijet domethënëse në të gjithë fytyrën e tij. E ka titulluar "Fytyra e Luftës" dhe pse në e shpjegon ajo:

"Për mua fytyra e luftës është Vladimir Vladimirovich Putin, për shkak se ai i jep këto urdhëra dhe këto gënjeshtra. Por me ndihmën e kësaj tabloje, unë doja të tregoja se në çdo rast të gjithë shohin gjithçka. Jo vetëm ai, por e gjithë shoqëria të kuptojë se luftë do të thotë jetë".

Marchenko thotë se ajo ka hulumtuar subjektin e punës së saj thuajse tërësisht para se ta punojë gjithashtu shpjegon se në këtë punë ka dashur të portretizojë një personalistet kompleks, një njeri dhe një tiran, një të plotfuqishëm, por njëkohësisht edhe të dobët. Fytyra e luftës përbehet nga të paktën tetë lloje të ndryshme gëzhojash, me larmi ngjyrash, të cilat artistja thotë se ka punuar shumë për t'i ruajtur.

Portreti i Presidentit rus Putin do të shfaqet i shoqëruar nga një roman që tregon histori personale të gjashtë personave që ndihmuan Marchenkon të mbledhin predha nga vija e frontit dhe se si ata kanë luftuar kundër separatistëve në lindje.

197424.jpg


197425.jpg



/albeu.com/
 
Titulli: Portreti i Putin me gëzhoja plumbash

sa fort e ka ba !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top