Popullsia në Shqipëri sipas seksit dhe grupmoshave

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
1305751870-perqindjagrupmoshave.gif Shpesh ka mbizotëruar ideja se në botë ka më shumë femra se sa meshkuj. Në fakt, në një vështrim të përgjithshëm të përqindjes që zënë femrat ndaj popullsisë totale, rezulton se janë të rralla shtetet që kanë mbi 52% të përbërjes së tyre nga femrat (Zvicra, Armenia, Bjellorusia, etj). Mesatarisht, në Botë, në vitin 2009, 49.59% e popullsisë përbëhej nga femra. Ndërsa në vendet e BE-së, ky inidikator ishte 51.16%.
Edhe Shqipëria është luhatur rreth këtyre kufijve. Në periudhën 1998-2010, raporti i femrave ndaj popullsisë totale ka variuar nga 49.8%-50.17%. Mesatarisht, në vendin tonë, raporti është 99.99 femra për 100 meshkuj, pra pothuajse 1 me 1.
ecuriaPopullsise.gif
Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në 1998-n, kishte 12.246 meshkuj më shumë se sa femra apo 0.8% më shumë. Me kalimin e viteve, raportet nisën të ndryshonin duke u rritur numri i femrave dhe në 2004-2005-n, diferenca shkoi rreth 11.000. Pas kësaj periudhe, meshkujt kanë mbizotëruar pothuajse gjithë kohës dhe në 2010-n, në Shqipëri ka 16.400 meshkuj më shumë se sa femra.
Interesant është fakti se meshkujt mbizotërojnë për gjatë gjithë viteve në grupmoshat 0-24 vjec dhe 50-69 vjec. Femrat janë më të shumta në numër në grupmoshat 25-49 vjec dhe mbi 70 vjec. Ky fakt i fundit flet për një jetëgjatësi mesatare më të lartë të femrave se sa të meshkujve.
Studimi i grupmoshave merr rëndësinë e saj në analizën demografike të një vendi. Në shqyrtim ODA ka marrë tre grupmosha kryesore: 0-14 vjec, 15-64 vjec dhe mbi 65 vjec. Kjo ndarje bëhet duke u nisur krysisht nga mundësia për të punuar.
perqindjagrupmoshave.gif

Burimi: INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Edhe nga grafiku vihet re një lidhje e zhdrejtë midis dy grupmoshave ekstreme. Përqindja që zë grupmosha 0-14 vjec ndaj totalit vjen cdo vit në ulje ndërkohë që katëgoria mbi 65 vjec është në rritje. Ky fakt flet për fenomenin që po shfaqet shumë ngadalë edhe në vendin tonë, plakja e popullsisë. Ulja e nivelit të lindjeve pritet të japi efektet e saj gjithmonë e më shumë në brezat e ardhshëm.
Ndërkohë, rritja e numrit të popullsisë mbi 65 vjec duhet të tërheq vëmendjen e shtetit për hartimin e politikave paraprijëse sociale si dhe skema të kujdesshme për pensionet./ opendata
 
Pe: Popullsia në Shqipëri sipas seksit dhe grupmoshave

interasnte kto info flm labe qe i solle ktu kto info :)
 
Pe: Popullsia në Shqipëri sipas seksit dhe grupmoshave

Po pres te na lajmerojne per regjistrimin e 2011 keta te INSTAT per regjistrimin e ri te popullsise se te dhenat me te fundit i perkasin 2001.
 
Pe: Popullsia në Shqipëri sipas seksit dhe grupmoshave

Pse Master mendon se do kete ndonje ndryshim??Tashme dihet se popullsia e europes eshte me shume drejt plakjes ku futen shume faktore...Sidomos lindjet e pakta,krizat ekonomike etj etj te gjitha keta ndikojne ne zhvillimin e nje popullsie...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top