Politikanë maqedonas, porosi "Viagrash" me telefon!

inspektorët doganor mbrëmë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të barërave të falsifikuar, gjatë kontrollit të bërë ndaj nj veture me targa te Tetovës te pikëpagesa rrugore në autostradën Shkup-Tetovë.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy kuti të kartonit dhe një qese najloni me 824 tableta Viagra 100mgPfizer, 384 tableta Cialis prej 20mg, 147 qese gel Kamagra 100mg, Oral al Jelly dhe 168 tableta Levitra 20mg, njoftoi drejtoria e doganave të Maqedonisë.

I dyshuari i ka ofruar barërat nëpërmjet shpalljeve të publikuara në mediat elektronike dhe gazeta, ndërsa pastaj pasi i ka siguruar ilaçet ua ka dërguar blerësve me anë të postës nëpër shtëpi, raporton Zhurnal.
Ilaçet i ka shitur nga 1400-1500 denarë, ndërsa nga e gjithë shuma e përgjithshme e shitjes së këtyre ilaçeve ai do të fitonte rreth 518.400 denarë ose rreth 8500 euro.

Gjatë hulumtimit të këtij rasti është ardhur në konstatim se shumë prej fytyrave publike dhe politikanë të ndryshëm i kanë shfrytëzuar këto ilaçe duke i porositur me telefon. Pas analizave të bëra është konstatuar se këto ilaçe janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve

viagararar.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top