Policia; Vëzhguesit e PD kanosen nga simpatizantë të PS

WxP

Staf në FV.AL
Policia e Tiranës njofton se dy vëzhgues të Partisë Demokratike, janë fyer dhe kanosur nga simpatizantë të Partisë Socialiste, midis të cilëve dhe tre ish-punonjës të Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit, të “dy shtetasit, duke vlerësuar situatën dhe për të mos u përplasur fizikisht me këta simpatizantë”, janë larguar në drejtim të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, ku kanë depozituar kallzim penal për fyerje dhe kanosje në ngarkim të Pjerin Ndreu-t, Valentin Floriri-t dhe Fatmir Lleshi-t. Duhet thënë se Ndreu, ish-zv/drejtor i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit, është në krye të strukturës monitoruese, që PS ka ngritur për të ruajtur votat e saj dhe për të parandaluar manipulimet e mundshme.
TAR
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top