Policia, plani për ruajtjen e zgjedhjeve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Qendrat e votimit në të gjithë vendin, brenda të cilave ndodhen tashmë materialet zgjedhore do të ruhen nga 5500 punonjës policie. Efektivët e trajnuar gjatë kësaj periudhe nga ndërkombëtarët dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me të mbaruar procesi i votimit do të bëjnë shoqërimin e kutive të votimit nga QV-të në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku policët vendoseshin në afërsi të Qendrave të Votimit për të parandaluar incidentet e mundshme, ketë herë 5500 efektivët e trajnuar do të qëndrojnë të gatshëm nëpër komisariate dhe kanë të drejtë të ndërhyjnë vetëm nëse kjo kërkohet nga Komisioni i QV-së. Në të gjithë vendin numërohen 4700 qendra votimi, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka trajnuar rreth 1 mijë policë më shumë.
"Policia organizon ruajtjen e Qendrave të Votimit gjatë natës para ditës së votimit duke filluar nga momenti kur në Komisionin e Qendrës së Votimit mbërrijnë materialet zgjedhore deri në momentin kur kjo e fundit fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit", përcaktohet në udhëzimin që KQZ ka bërë për Policinë e Shtetit bazuar në Kodin Zgjedhor. Gjatë trajnimit në lidhje me kryerjen e detyrave të përcaktuara gjatë procesit zgjedhor, policët do të jenë të pajisuar me një dokument identifikimi, numrin kodik si dhe numrin e qendrës së votimit në të cilën duhet të shkojnë gjithmonë nëse kjo iu kërkohet me shkrim nga Komisioni i Qendrës së Votimit.
Partia Socialiste ka kërkuar pranë KQZ-së planin e veprimit, për ditën e sotme të efektivëve të Policisë. Ndërkohë që KQZ-ja ka vënë në dispozicion, vetëm emrat e punonjësve të policisë si dhe targat me të cilat ata do të lëvizin. Uniformat blu do të lëvizin me automjete të policisë, por gjithashtu edhe me mjete me targa private. Policia e shtetit ndodhet në gatishmëri duke filluar nga ora tetë e ditës së djeshme për të garantuar një proces zgjedhor sa më të qetë gjatë ditës së sotme. Dita e tyre ka nisur me shoqërimin materialeve që janë duke u përdorur sot në të gjithë qëndrat e votimit në të 12 qarqet e vendit. Duke marrë parasysh që angazhimi i 5500 forcave të polcisë në procesin zgjedhor krijohen boshllëqe në strukturat e tjera të policisë së shtetit, kjo e fundit ka bërë edhe një organizim tjetër duke i pozicionuar efektivët e policisë edhe në detyra të reja.
"Strukturat e tjera te Policisë së Shtetit me ligj nuk përfshihen në procesin zgjedhor. Kemi bërë pozicionimin e tyre në detyra të reja", deklaroi dje nëndrejtori Rasim Borishi duke shtuar se strukturat e tjera janë në dispozicion të rendit e sigurisë, si dhe kundër kriminalitetit. Kështu për shkak të boshllëqeve të krijuara në policinë e Elbasanit, atje janë dërguar menjëherë rreth 200 forca policie nga kryeqyteti. Ndërsa, rreth 500 forca të tjera janë sjellë në Tiranë nga qytetë të tjera të vendit për të qënë në gatishmëri ditën e sotme.
Emirjon Senja

Tiranë, merren në ruajtje QV-të

Policia e Tiranës mori dje në mbrëmje në ruajtje 823 qendras votimi të shtrira në juridiksionin e saj. Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thuhet se ruajtja nis nga momenti kur në QV mbërritën materialet zgjedhore deri në çastin kur KQV-ja do të fillojë veprimet paraprake për çeljen e votimit të sotëm. "Objektet Zgjedhore ku janë vendosur 16 (gjashtëmbëdhjetë) KZAZ-të në Qarkun e Tiranës, do të vazhdojne të ruhet nga punonjësit e Policisë së Shtetit, prej orës 20.00 deri në orën 08.00 të ditës së nesërme"-, thuhet në njoftim. Gjithashtu Drejtoria e Policisë bën me dije se deri në ato momente nuk është evidentuar asnjë incident.












Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top