Policia në Pejë konfiskon 30 kg ari dhe 200.000 euro

Ado

FISEBILIL-LAH
Përmes një komunikate për opinion policia ka njoftuar se të dielën, nën dyshimin për trafikim të 30 kg ari të përpunuar dhe të papërpunuar, si dhe 200 mijë euro, ka arrestuar Besim Kapuçin, i lindur më 1962 me banim në Pejë dhe Ali Murat Kaya, i lindur më 1958 me banim në Stamboll të Turqisë, të cilëve me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orëve.

Në komunikatë thuhet se fillimisht policia ishte lajmëruar se në rrugën ”NATO”- (afër zjarrfikësve) në Pejë është duke u bërë një ngarkim i dyshimtë. Duke iu përgjigjur informacionit patrulla policore nga stacioni Policor Peja dhe ka vërejtur se në oborrin e një shtëpie ishte i parkuar një kombibus dhe dy autobusë.

Sipas komunikatës, pas kontrollimit të kombibusit policia vëren se nën ulësen e prapme kishte çanta sportive të mbushura me paketime të dyshimta. Menjëherë janë vënë nën kontroll ngasësi i autobusit me nënshtetësi turke dhe ngasësi i kombit, i cili ndërkohë i pohon policisë se në paketime ka ari dhe para.

Sipas hetimeve të para dyshohej se në paketime ka ari të përpunuar dhe të pa përpunuar rreth 30kg si dhe valutë në euro dhe franga zvicerane në vlerë prej rreth 200 mijë euro.
Policia njofton se lidhur me këtë rast janë bastisur tri shtëpi më ç’rast në njërën nga to është gjetur edhe një revole e kalibrit 7.65mm, si dhe janë konfiskuar edhe të dy autobusët dhe kombibusi. /rtk/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top