Policia, asnje incident per zgjedhje.

xxl

IT Professional
irane- Situata zgjedhore eshte shenuar pa incidente dhe shume e qete. Keto kane qene raportimet e dhena cdo nje ore nga ana e Policise se Shtetit, pas informacioneve te mberritura nga drejtorite ne qarqe, qe kane qendruar ne ruajtje te cdo ambienti, per procesin e votimit. Plot 5.700 forca policie te perfshira direkt u angazhuan per ruajtjen e ambienteve te qendrave te votimit, por edhe ne shoqerimin e kutive ne KZAZ-te perkatese ne rrethe. Nderkohe qe Policia e Shtetit ka qene ne nivel gatishmerie per cdo rast kriminal, ne menyre te tille qe keto te fundit te evitoheshin. Per procesin zgjedhor te gjithe efektivat e policise te cilet u angazhuan, realizuan nje sere pergatitjesh si dhe iu percaktuan detyrat e tyre. Sipas detyrimit te percaktuar ne nenin 11 te Udhezimit Nr.7 te KQZ-se, punonjesit e policise kane qendruar jashte ambienteve te qendrave te votimit. Nderkohe, sipas kerkeses se bere nga KQV-te perkatese, brenda ambienteve jane paraqitur punonjesit e policise te planifikuar, duke bere te mundur edhe shoqerimin e kutive te votimit, si dhe i komisioneve zgjedhore te votimit, per ne drejtim te vendit te numerimit te votave. Sipas te dhenave, marre nga ana e policise, mesohet se gjate transportit te kutive te votimit nuk ka pasur asnje incident, me perjashtim te nje rasti ne Elbasan, ne komunen Zavaline nga reshjet e shiut eshte care rruga dhe kane mbetur te bllokuara 6 kuti. Jane marre masat per te bere te mundur transportin e kutive, pasi nga KZAZ ne Elbasan, jane derguar automjete te tjera per te bere te mundur te kalojne nga krahu tjeter i rruges dhe te behet transporti normal i kutive te votimit. Nderkohe qe sipas burimeve nga policia, aktualisht blute jane te vendosura prane KZAZ-ve, per te ruajtur procesin e numrit te votave, duke mos pasur incidente nga militantet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top