Pogradec, 76 plumba kryeplakut të Leshnicës, 20 të shoqëruar në polici

vendngjarje.jpg

Njëzet persona janë shoqeruar në policinë e Pogradecit dhe Korçës në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e kryeplakut të fshatit Leshnicë, i cili u ekzekutua në Pogradec diten e djeshme.
Shtetasi Myderi Verdha është vrarë me armë zjarri sot në datën 31 janar 2012 rreth ores 16:00. Policia tha se në vendin e ngjarjes ka gjetur 76 gezhoja arme zjarri ndërsa ka pohuar se të shtënat mbi viktimën dhe makinën e tij kanë qenë të shumta.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje pasi viktima ishte skeduar si person që ka kryer vrasje me pagesë.
Lajmi i djeshëm: Policia ka marre njoftim se ne nje nga kthesat e Qaf-Plloces-Pogradec, siç citon lajmifundit.com, eshte gjetur i vrare me arme zjarri, brenda ne mjetin e tij tip Mercedes- Benc me targa PG 5477B, shtetasi Myderi Safet Verdha rreth 50 vjec nga fshati Leshnice- Pogradec.
Menjehere pas marrjes se njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe shkoi ne vendngjarje, ku po punohet intensivisht per identifikimin e autoreve si dhe zbardhjen e plote te rrethana te ngjarjes.
Dy vite më parë një mik i ngushtë i viktimës, kishte mbetur i vdekur në një atentat ndërsa vetë viktima e vrasjes së sotme, sipas burimeve nga policia, dyshohej se kishte marrë pjesë në një vrasje me pagesë.

myderi_verdha.jpg


L/fundit
 
Titulli: Pogradec, 76 plumba kryeplakut të Leshnicës, 20 të shoqëruar në polici

edhe vrases me pagese edhe kryeplak... ???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top