Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Grupi Jericho më në fund po e sjell këngën e shumë pritur të tyre e titulluar " KANGA E ASHIKEVE" e njëjta do të publikohet me 5 maj në ora 20:00.

Ja dhe njoftimi zyrtar nga faqja e Jericho në facebook:

JERICHO - "KANGA E ASHIKEVE"
Shume te dashtun,
Pas nje kohe te gjate qe kemi paralajmeruar realizimin e kanges ne fjale si duket erdhem tek finalizimi.
Nuk ka qene aspak i lehte trajtimi i nje teme te tille kaq komplekse, qe ka te beje me njeren prej ekperiencave shpirtnore me interesante te njerezimit, udhetim ky qe ka zene vend edhe ne trojet tona duke u bere pjese e tradites sone, si dhe duke u gershetuar me formen ma burimore dhe me origjinale ne mesin e traditave te shqiptareve.
JERICHO sjell kete kange me nje tekst origjinal te shkruar ne ngjashmeri me stilin e "bejtexhive" si dhe me kompozim origjinal e aranzhman te bazuar ne folklorin e kesaj ane, te percjellur nga mjeshtrit e folklorit shqiptare te kesaj kohe: Shaqir Hotit ne kavall, Afrim Sadikut ne sharki dhe çifteli si dhe Shaqe Hoxhes ne daulle.
Kete rrugetim shpirtnor ne formen e nje tregimi perplot me simbolike na sjell aktori veteran i Teatrit te Gjakoves z. Sylejman Lokaj, si dhe aktori i ri nga Shkupi Fisnik Zeqiri, ne rolin e "mesuesit" dhe "nxenesit"!
E xhiruar ne gryken e lumit te Drinit te Bardhe, ne skenen e teatrit te Gjakoves si dhe me fokus te veçant ne Qarshine e Madhe te Gjakoves ku për qindra vjet neper rruget e saj te kalldermit e dyqanet prej druri te esnafeve te qytetit, jetuan njerez jo vetem te zanatit por qe ishin edhe perplot me urtesi.
Shpresojme t'ju sjellim te pakten nje shkendije prej jetes se "ashikeve"!
Promovimi i video klipit ne YouTube dhe Facebook te Enjten me 5 Maj!
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Definitivisht nder bendet me te mira ne trojet shqiptare, per te mos thene me i miri. Jane unik.

Kete e kam nder te preferuarat...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Pardje Uefa, dje liberalizimi i vizave, e sot mrekullia e tretë. Vjen " Kanga e ashikeve". Në ora 20:00 në youtube publikohet videoja e shumë pritur. Ma e pritur se vizat e se Uefa :)
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Khaa lot e gëzim. Po e mirë <3
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

[video]https://m.youtube.com/watch?v=t3dAcrSfDLE[/video]

Khaa lot e gëzim. Po e mirë <3

Ewwwww,madheshtore. ( :


Ja paska vlejt pritja. :D
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Sa shume m’ka marr malli

Për ni kange te vjeter

Ni kavallit zonin t’ja nigjoje

E t’i knoj dashnise si ashik i vjeter

Fjal’t e hakit t’i kujtoje



Neper hallka t’nalta burrat tuj kendue

Emrin tond shume tu e permen

N'kete dynja garip jon ashikat e tu

Afer vetit bonju ven



Ftyrat sikur hana naten kur rrezon

Nuri zbardhi zemren, neve drite na bon

Fal i kofsha kti rahmeti, oj fare e dashnise

Bone Zot zemren teme venin e lumnise



Dul sabahi e na agoi shkrete

Shkun ashikat zemrat na lan vet

Hajde sonte t’rrijme bashke more vlla

Për hater t'ashkit sofren ta shtrojme na

Me muhabet naten ta bojme sabah

Se prej dynjas kush don me ik

Me emer t'hakit bohet ashik



Muzika dhe teskti: Petrit اarkaxhiu

Aranzhmani: JERICHO



Vokal & Ritem Kitare: Petrit اarkaxhiu

Kitara e pare: Leonard Canhasi

Bas kitare: Suad Jamini

Bateri: Visar Rexha



Kavall: Shaqir Hoti

اifteli & Sharki: Afrim Sadiku

Loder: Shaqe Hoxhaj



Inçizuar ne:


Florent Boshnjaku Studio

Homebasesound Studio



Aktoret:


Sylejman Lokaj

Fisnik Zeqiri



Video Produksioni: PINKMOON
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

cfar jane ashiket?
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

E hajde ta degjoj dhe une, se pikerisht sot i degjoja Jericho :)


Fly ashike- te dashuruar :)
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Ne fakt as une spo kuptoja fjalen "ashike" mendoja se isha e vetmja e kshu se bera debat se do fillonin talljet verdalle :p
Jericho e kam degjuar vite me pare,dikush i kosoves ma sygjeroi me nje kenge qe sme vjen ndermend tani,disa ikona me burg etj por qe e degjoja shume ate kenge edhe pse melankolike...!
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Me falni qe po iu prish entuziazmin....por ska asgje te vecante
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Vec me me shume se 1000 shikime per 2 ore bravo :), me pelqeu kenga, paskan marre dhe Fisnik Zeqirin per ne video, bukur :)

WOW mos e kesh per kete, edhe pse seshte burg kjo :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

E perkryer!! :))
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Vec me me shume se 1000 shikime per 2 ore bravo :), me pelqeu kenga, paskan marre dhe Fisnik Zeqirin per ne video, bukur :)

WOW mos e kesh per kete, edhe pse seshte burg kjo :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Se mbaja mend mire ndaj permenda dicka si ikone qe mbase e kuptonit per cilen flas sic edhe e gjete :)
Ja sapo e degjova prap...me ktheve mbrapa ne kohe..a nuk te prek ne shpirt kur e degjon!!!

Thnx :)
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Sonte e mora vesh qe ashik = dashni.

Kenga super.
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

E hajde ta degjoj dhe une, se pikerisht sot i degjoja Jericho :)


Fly ashike- te dashuruar :)

doja te beja like po mu ma kan zhduk si opsion :p

thnx
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

TRAJTIM I TEMATIKES - "KANGA E ASHIKEVE"
Te dashtun,
Meqenese po shohim ni konfuzion dhe pakjartesi ne lidhje me temen e kanges e sidomos me fjalorin e perdorur ne kange.
1.
Se pari eshte me rendesi te theksohet se nji veper artistike kerkon te konsumohet pa paragjykim, sidomos pa paragjykim racor. Dashuria ndaj popullit dhe vendit tand nuk do te thot t'i urresh te tjeret dhe kulturat qe vijne prej te tjereve. Shqiptaret si te gjithe popujt e tjere te botes nuk kane qene dhe nuk jane imun ndaj ndikimeve kulturore pergjate historise. Te flasesh për kulture autoktone te pa ndikuar prej kulturave tjera, te cilitdo populli ne bote eshte nje absurd ne vehte. Popujt dhe kulturat jane gjithmone ne interaksion me njera tjetren, kjo eshte e bukura e njerezimit, dhe normal qe as ne nuk bejme perjashtim. Shqiptaret jane ndikuar dhe kane ndikuar te tjeret, kane marr dhe kane dhene për te tjeret. Tendenca te tilla për te krijuar kulture "te paster" autoktone kane perfunduar ne plehrin e shemtuar te historise me rastin e Nazizmit.
2.
Shume nga ju mund edhe te befasoheni por pjesa dermuese e instrumenteve folklorike burimore qe i perdorin shqiptaret ne realitet as qe jane shqiptare:
اifteli = çift + tel (nga turqishtja: dy telesh)
Sharki = şarkı (nga turqishtja: kenge)
Kavall = kaval
Daullja = davul
Surle = zurna
Mirepo kjo nuk do te thot qe ne duhet te heqim dore prej tyre apo qe keto nuk jane instrumente tona popullore. Ne fakt keto instrumente vetem se na kane ardhe prej turqeve, se nje Zot e di edhe turqit prej kujt i kane pervehtesuar. Keto pune jane zanat i etnomuzikologeve apo linguisteve gje qe neve as qe na intereson.
3.
Fjalori i perdorur ne kange konsiston me temen qe trajtohet, ndersa tematika eshte ajo e sufizmit, tradite shume e pranishme nder shqiptare. Kur trajton nje lloj tematike te ketille eshte shume normale qe do te shprehesh me vokabularin e asaj filozofie. Ne letersine shqiptare egziston nje periudhe e tere e poeteve qe kane perdorur shume fjalor nga gjuha arabe, perse apo turke. Kjo periudhe njihet si periudha e "bejtexhinjeve".
E gjithe Shqiptaria i kendon me malle, me shume dashni e me mburrje kanget e ashikut te Elbasonit, Isuf Myzyrit:
Nji lulishte me trandafila
Nji lulishte me trandafila
Asht parajsa e vërtetë,
ky asht ven, puth knojn’ bilbilat
Ah, u doq ashikiu i shkretë.
Vetë më the mre xhanan
n’at lulishte ymrin ta çojm
Mos më le në kët zindan
Të gjithë jetën nuk do t’rrojmë.
Maraku asht nji shkendi
Djeg si dielli në qeshor
Kët’ sevda, kush ma din’
Shpirtin tem’ ja jap në dorë.
Të gjitha lulet jane lavdëru
Trandafili asht me famë
Ashiku ç’u përvëlu
ç’u dogj flakë si përvan.
N’Elbasan asht një gur varri
Të zest ashket si se panë
Flakë u dogj Isuf Myzyri
Si Mexhnuni për Lajlanë.
Fitnete Rexha - Nje lulishte me trendafila - YouTube
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Tematikat e trajtuara me pelqejn ama grupi e si kengojn jo. Nuk arrita ta perfundoja nje kenge, nuk shtyhej
( mos me shani e).
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Tematikat e trajtuara me pelqejn ama grupi e si kengojn jo. Nuk arrita ta perfundoja nje kenge, nuk shtyhej
( mos me shani e).

Epo ku merr vesh ti cka eshte muzika e mire,aman. :p
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Aman me çupa na bete aq kurioze per kete..:D
E degjova por as une se shtyva deri ne fund I DONT LIKE :D
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Tmerr çfarë më shohin sytë. Më shumë sot dëgjohet Noizy(Nijazia) se sa muzika e mirë e amel shqipe.
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Epo ku merr vesh ti cka eshte muzika e mire,aman. :p

Te lutem shume tani, thash mos shaj. Lol.
Duhet te me pelqej me pahir e shof.

Tmerr çfarë më shohin sytë. Më shumë sot dëgjohet Noizy(Nijazia) se sa muzika e mirë e amel shqipe.

Jo jo, une pershembull nuk e degjoj kete qe thua ti.
Degjoj dhe kenge si keto por ky grupi sme pelqen, shijet jane shije. Ca do bejm. :)
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Te lutem shume tani, thash mos shaj. Lol.
Duhet te me pelqej me pahir e shof.



Jo jo, une pershembull nuk e degjoj kete qe thua ti.
Degjoj dhe kenge si keto por ky grupi sme pelqen, shijet jane shije. Ca do bejm. :)

Po po e kuptoj, secili ka të drejtë të ketë shije të keqe në muzikë.
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

hahhahaha
Dead!
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Tmerr çfarë më shohin sytë. Më shumë sot dëgjohet Noizy(Nijazia) se sa muzika e mirë e amel shqipe.

Msheli syt lla,mos i lexo komentet as ktu as tek konga.


Te lutem shume tani, thash mos shaj. Lol.
Duhet te me pelqej me pahir e shof.

Nuk mujta me u duru pa te citu.:p
Jo maj jo taman puna,veq me qef.

hahhahaha
Dead!

Po per kengen ke naj gje me thon? :p
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Po per kengen ke naj gje me thon? :p

Mua me pelqeu :)
Tani e degjova per her te pare!
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Po me pelqeka, sidomos tek pjesa kulminante (minuti 2:20) ku fillon dhe futet edhe daullja ne kenge. Kurse fundin e kenges e kane prish me ate electric guitar.
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Po po e kuptoj, secili ka të drejtë të ketë shije të keqe në muzikë.

O sa i poshter paske qene! lool.
Shije te keqe thote, do e mbaj mend kete.

Ps. Tua, dil nga jeta ime! :D
Pss. Sol, mos u talle me fukarenjt he xhan. :p

Sjeni per hajer ju joo.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Kte Didin pse e dua kaq shume sot sedi, as vet se diiii as vet se diii :p

Veton vllai pik se pari ti se ke bere kengen qe ta marresh kaq personale, cdo nje ka shijet e veta dhe e drejta mendimit eshte e lire e pelqejne apo jo, tani skane faj Didi, Arlea e Nicktjeter se skane shije :pPP

P.S. Kjo vetem muzike e amel shqipe qe seshte, ka elemente rock, ashtu sic tjeret perziejne rap e ku e di ca, kshu qe pa paragjykime, eshte ceshtje stili e shije :)
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Në rregull, në rregull të me falni goca. Kur femrat shkulnin flokët nga koka për Ricky Martinin e Enrique Iglesias, nuk kam të drejtë të e bëjë unë për Jerichon? Bo si jeni dhe ju.
 
Titulli: Po vjen " Kanga e Ashikeve"

Në rregull, në rregull të me falni goca. Kur femrat shkulnin flokët nga koka për Ricky Martinin e Enrique Iglesias, nuk kam të drejtë të e bëjë unë për Jerichon? Bo si jeni dhe ju.


Ti je goce me floke te gjata? :O, nuk e dija :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top