“Po na zbresin dhunshëm nga autobusët, jemi izoluar në shtëpi”

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Albina Hoxha

Gjendja e personave me aftësi të kufizuara është vështirësuar me fshirjen nga Ligji të 5 programeve sociale mbështetëse për ta.
“Qeveria ka kursyer fonde, por ka thelluar përjashtimin shoqëror të grupit, nuk na mbetet gjë tjetër veç protestave”. Kështu është vendosur nga Asambleja Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, – tha për Shekulli kryetari i këtij komuniteti Sinan Tafaj.

protesta-.jpg

“Njerëzit tanë po zbriten nga autobuzat dhunshëm për shkak të pamundësisë për të paguar biletat, njerëzit tanë janë izoluar nëpër shtëpia dhe nga komunikimi me emergjencat apo nevojat sociale të komunikimit për shkak të ndërprerjes së rimbursimit të faturave te telefonit”, – tha z.Tafaj për Shekullin

اfarë përmbajnë modifikimet në ligj

Modifikimet në ligjin që merret me këtë kategori të rëndësishme sociale, kanë ndikuar shumë në të përditshmen e tyre. Ata janë përjashtuar me ligj nga ndihma ekonomike, si edhe iu është fshirë subvencioni për transportin, energjinë elektrike dhe komunikimin telefonik.

“Zoti Bode dhe Ksera dhe gjithë mazhoranca në seancën e 15 marsit kanë deklaruar se ndryshimi ligjit bëhet për të shmangur abuzimet. Kurse sot po kuptojmë që kjo ka cënuar të drejtat e të verbërve dhe të paraplegjikëve. Gjithashtu, z.Bode na tha se shuma prej 25 milion dollarësh që i është paguar CEZ për rimbursimin e faturave tona do vazhdojë të paguhet vetëm për personat paraplegjikë dhe të verbër dhe jo për 10.000 përfitues të tjerë abuzive.” – thotë me indinjatë Tafaj.

“Do bëjmë protesta në të gjithë vendin”

Ditën e premte do të ketë një protestë në Rrëshen, ndërsa ditët në vijim do të ketë protesta në qytete të ndryshme. Protestat do të organizohen nga kryetarët e degëve. Z.Tafaj e quan veprimin e qeverisë me këtë kategori “një taktikë e ulët”:

“Fakti që qeveria nuk po respekton as ndryshimet e bëra duke ndërprerë subvencionin e parashikuar në ligj do të thotë se qëllimi i vërtetë i ndryshimeve ligjore ka qenë eleminimi i këtyre programeve sociale me qëllim kursimin”, – shprehet ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top