Po mua cila ngjyrë më shkon?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ke flokë të zinj, biondë apo gështenjë? Lëkura jote është e çelët, e grunjtë apo e errët? Cilat ngjyra të shkojnë më shumë duke u bazuar në ngjyrën e tipareve? Ja këshillat tona
Lëkurë dhe flokë të çelët
Nëse ke lëkurë të qartë, sy blu, të gjelbër ose ngjyrë lajthie dhe flokë biondë, të kuq ose gështenjë të qartë
Zgjidh
Blu
Të gjelbër (sidomos nëse je kuqe)
Rozë, nuancat e vjollcës
Tonet e ngjyrës së kuqe të errët
Gri
Të zezë

Shmang
Nuancën e verdhë
Tonet portokalli
Tonalitetet bezhë: e bardhë e pisët, shampanjë

Grimi
Për sa i përket trukut, zgjidh pluhurat e argjendta dhe blu. Nëse të pëlqejnë bizhuteritë, zgjidh argjendin ose arin e bardhë


Lëkurë e hapur dhe flokë të errët
Nëse ke ngjyrë lëkure të qartë dhe sy të zinj ose kafe të errët. Flokët janë të zinj ose gështenjë e errët

Zgjidh
Blunë e thellë
Të kuqen dhe rozën ndezur, në përgjithësi ngjyrat me shkëlqim
Të gjelbrën ushtarake
Të zezën

Shmang
Tonet pastel
Kafen,
Bezhën
Të bardhën

Grimi
Zgjidh një makijazh me ngjyra të ngrohta në ngjyrat e tokës dhe bizhuteri të arta.

Lëkurë ngjyrë gruri, flokë të çelët
Nëse ke lëkurë të grunjtë ose të errët dhe sy të kaltër ose të gjelbër të çelët. Flokët janë biondë ose gështenjë e hapur

Zgjidh
Tonet bezhë, sidomos ngjyrën shampanjë
Të gjelbrën
Tonet e kafes
Portokallinë
Të kuqen

Shmang
Të zezën
Ngjyrën bordeaux
Blunë e errët
Të bardhën

Grimi
Truku duhet të jetë kafe në të artë ose bezhë, kurse bizhuteritë të arta

Lëkurë ngjyrë gruri dhe flokë errët
Nëse ke lëkurë ngjyrë gruri ose të errët, sy gështenjë të hapur ose të errët, flokët të zinj ose gështenjë të errët

Zgjidh
Blunë, sidomos atë të errët
Jeshilen e errët
Tonet e rozës
Të zezën
Tonet gri
Portokallinë

Shmang
Të verdhën
Bezhën

Grimi
Zgjidh një makijazh të argjendtë ose blu në tone të ftohta, kombinuar me bizhuteri prej argjendi ose ari të bardhë
 
Last edited by a moderator:
kjo bluza portokalli qenka interesante :D....Sweetzzinne...flm per keshillat.Une jam geshtenje natyrale por ndonjehere e kuqe fallso :)
 
Lëkurë e hapur dhe flokë të errët
Nëse ke ngjyrë lëkure të qartë dhe sy të zinj ose kafe të errët. Flokët janë të zinj ose gështenjë e errët

Zgjidh
Blunë e thellë
Të kuqen dhe rozën ndezur, në përgjithësi ngjyrat me shkëlqim
Të gjelbrën ushtarake
Të zezën

Shmang
Tonet pastel
Kafen,
Bezhën
Të bardhën

Grimi
Zgjidh një makijazh me ngjyra të ngrohta në ngjyrat e tokës dhe bizhuteri të arta.

Fiks fare.. pervec ngjyres roze qe s'e kam futur shume ne garderobe, te gjitha te tjerat qenkan ok :eek:k
 
Po une qe i kam te nderthurura tiparet,dmth asnje nga keto dhe nga nje te te gjitha ?;)
Gjithsesi roza, e kuqja, portokallia, e kaltra, e zeza me shkojne shume,te pakten kshu me kane thene :D
 
Lëkurë e hapur dhe flokë të errët
Nëse ke ngjyrë lëkure të qartë dhe sy të zinj ose kafe të errët. Flokët janë të zinj ose gështenjë e errët

Zgjidh
Blunë e thellë
Të kuqen dhe rozën ndezur, në përgjithësi ngjyrat me shkëlqim
Të gjelbrën ushtarake
Të zezën

Shmang
Tonet pastel
Kafen,
Bezhën
Të bardhën

Grimi
Zgjidh një makijazh me ngjyra të ngrohta në ngjyrat e tokës dhe bizhuteri të arta.


keto perdor dhe un.....
 
Ke flokë të zinj, biondë apo gështenjë? Lëkura jote është e çelët, e grunjtë apo e errët? Cilat ngjyra të shkojnë më shumë duke u bazuar në ngjyrën e tipareve? Ja këshillat tona
Lëkurë dhe flokë të çelët
Nëse ke lëkurë të qartë, sy blu, të gjelbër ose ngjyrë lajthie dhe flokë biondë, të kuq ose gështenjë të qartë
Zgjidh
Blu
Të gjelbër... perdori me shum te gjelberten militare
Rozë, nuancat e vjollcës ...n'fakt me shkojn shum keto ngjyra
Tonet e ngjyrës së kuqe të errët te kuqen e qelt nuk e perdori shum...pothuajse hiq
Gri ... dhe kete e perdori
Të zezë ... absolutisht qe PO

Shmang
Nuancën e verdhë ... LOL LOL nuk me plq nuk kam asgje te verdh ne garderob
Tonet portokalli as kjo nuk me plq
Tonalitetet bezhë: e bardhë e pisët, shampanjë ...nga kto kam dicka,nuk me rrijn dhe aq keq :D

Grimi
Për sa i përket trukut, zgjidh pluhurat e argjendta dhe blu. Nëse të pëlqejnë bizhuteritë, zgjidh argjendin ose arin e bardhë ... blu nuk e perdori..ne pergjitshi ngjyrat me te forta nuk i perdori..argjendin najher po,zakonisht ngjyra shum natyrale si kafja e leht..perdori arin e bardh,argjendin por dhe bizhut(ne raste te caktuara..jo gjthmon)

Kaq... :bye:

pak a shum ja paskam qelluar ngjyrave qe me shkojn :D
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top